World News in Albanian
Ноябрь
2019

Новости за 13.11.2019

Evropaelire.org 

I dërguari amerikan në Kiev dëshmon në rastin Trump-Zeleksiy

Ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland është raportuar të ketë thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka qenë më i interesuar në hetimet e rivalit të tij politik, sesa në politikën e Ukrainës. Kështu ka thënë diplomati amerikan, William Taylor, i ngarkuar me punë në Ukrainë, teksa ka dëshmuar në seancat e hapura të Dhomës së Përfaqësuesve rreth shkarkimit të presidentit Trump. Fillojnë dëshmitë publike në hetimin ndaj Trumpit Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nis rinumërimi votave nga rreth 1,500 vendvotime në Kosovë

Të mërkurën pasdite në Kosovë ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve të gati 1,500 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Organizatat që monitorojnë procesin zgjedhor thonë se ky proces mund të zgjasë deri në tri javë. Rinumërimin e votave e ka urdhëruar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), bazuar në ankesat e partive politike ndaj rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndaj këtij vendimi nuk është ankuar askush në shkallën e dytë, përkatësisht në Gjykatën Supreme. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump përshëndet marrëdhëniet e SHBA-së me Erdoganin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, teksa të dy liderët kanë nisur takimin për të tejkaluar dallimet në mes të të dyja vendeve, duke nisur nga politika rreth Sirisë, e deri të blerja e sistemeve raketore ruse nga ana e Turqisë. Mirëpritja e ngrohtë e Trumpit për presidentin turk, vjen në kohën e rritjes së zemërimit në Kongresin amerikan për ofensivën e nisur nga Ankaraja më 9 tetor në Siri, me qëllim... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sllovaki: 12 persona vdesin në një aksident rrugor

Një kamion që bartte zhavorr është përplasur me një autobus të pasagjerëve, duke lënë të vdekur 12 persona në perëndim të Sllovakisë të mërkurën, duke shënuar aksidentin më të përgjakshëm rrugor në një dekadë në këtë shtet, ka thënë policia. Aksidenti ka ndodhur në një ditë me shi, afër qytetit, Nitra, 90 kilometra në lindje të kryqytetit, Bratisllavë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Kamioni ka mundësi të ketë qenë shumë i ngarkuar, duke shkaktuar përplasje me anën tjetër ku ka qenë autobusi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zelanda e Re do të zhvillojë referendum për vdekjet me asistencë

Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për legalizimin e vdekjes me ndihmën e mjekëve, duke hapur rrugën për referendum kombëtar për këtë çështje vitin e ardhshëm. Ky ligj do të lejonte që njerëzit e sëmurë përfundimisht me më pak se gjashtë vjet jetesë, të kenë mundësi të zgjedhin nëse duan të vdesin me ndihmën e dy mjekëve. Projektligji është miratuar me 69 vota për dhe 51 kundër, duke i dhënë fund debatit të nxehtë parlamentar për këtë çështje. Kryeministrja, Jacinda Ardern ka mbështetur thirrjet për reforma. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çnjohjet mund të çojnë në izolimin e Kosovës

Aktualisht, në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, figurojnë 116 shtete, të cilat thuhet se e kanë njohur Kosovën. Në renditjen e vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, figuron edhe emri i Ganës, për të cilin shtet u tha se ka tërhequr njohjen. “Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovën si një shtet i pavarur", ka cituar AFP, zëvendësministrin e Jashtëm të Ganës, Charles Owiredu. Kurse, në letrën që Ministria e Punëve të Jashtme... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Paralajmërime të reja për zjarret në Australi

Autoritetet australiane kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha në dy shtete, Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim, pavarësisht pse intensiteti i kushteve “katastrofike” është duke u ulur. Rreth 150 zjarre janë ende aktive në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland. Më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar apo dëmtuar në Uellsin e Ri Jugor, mirëpo askush nuk ka humbur jetën, kanë thënë zyrtarët. Të mërkurën, zjarret kanë nxitur gjendje të re emergjente. “Këto kushte janë edhe më shqetësuese për ne”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Formimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re nuk ndikohet nga ankesat në Kushtetuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor, pa pasur nevojë të pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në rast se në këtë instancë subjektet politike dërgojnë ndonjë ankesë, thonë njohës të çështjeve juridike kushtetuese. Pas përfundimit të procedurave dhe rinumërimit të votave, sipas vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatës Supreme, me certifikimin e rezultateve mund të fillojë konstituimi i institucioneve të reja, thonë ekspertët. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shkup: Opozita e akuzon qeverinë për blerje votash përmes buxhetit

Propozim-buxheti për vitin 2020 i projektuar në 3.9 miliardë euro, apo 200 milionë euro më shumë se ai i vitit 2019, ka nxitur reagime të shumta për atë nëse do të realizohen ose jo parashikimet nga qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo që do të formohet pas zgjedhjeve të 12 prillit. Qeveria ka planifikuar që të hyrat buxhetore të sillen në 3.6 miliardë euro, deficiti është parashikuar në 2.3 për qind, inflacioni prej 1.7 për qind kurse rritja ekonomike në 3.8 për qind të prodhimit vendor bruto. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Jeanine Anez shpall veten presidente të përkohshme të Bolivisë

Senatorja e opozitës në Bolivi, Jeanine Anez ka shpallur veten presidente të përkohshme të shtetit të Amerikës Jugore, pas dorëheqjes së Evo Moralesit nga kjo pozitë. Anez ka thënë se ajo është e para në linjë sipas kushtetutës për ta zënë këtë vend dhe është zotuar se do të organizojë zgjedhjet shumë shpejt. Emërimi i saj është mbështetur nga Gjykata Kushtetuese e Bolivisë. Ligjvënësit nga partia e Moralesit kanë bojkotuar këtë sesion derisa ish-presidenti, Morales e ka cilësuar senatoren... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Përdorimi i alkoolit te të rinjtë, shqetësim në rritje 

Konsumimi i alkoolit te të rinjtë nën moshën 18-vjeçare po bëhet një dukuri gjithnjë e më shqetësuese, thonë përfaqësues të organizatave që merren me rehabilitimin e personave nga alkooli dhe substancat narkotike. Sipas tyre, të rinjtë mund të blejnë me lehtësi alkool edhe pse ndalohet me ligj shërbimi dhe shitja e alkoolit te moshat nën 18 vjeç. Dea 17 vjeçe (emri i njohur për redaksinë), ka folur për Radion Evropa e Lirë, duke thënë se zakonisht vikendeve del me shoqëri në klube apo diskotekë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Lavrov bën krahasimin Kosovë-Krime në Paris

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka bërë krahasim në mes të Krimesë dhe Kosovës, teksa ka kritikuar perëndimin në një takim pyetje-përgjigje, të organizuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Ai ka akuzuar shtetet perëndimore për standarde të dyfishta, meqë sipas Lavrovit “kur diçka është në interes të perëndimit, ata e konsiderojnë të drejtën e njerëzve për vetëvendosje si të shenjtë, mirëpo kur diçka nuk lidhet me interesat e tyre, atëherë ata e shpallin këtë të drejtë si të paligjshme”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dëshmitë në hetimin ndaj Trumpit, të hapura për publikun

Hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ndaj presidentit, Donald Trump, ka marrë zhvillime të reja pasi është vendosur që ai të jetë publik dhe të transmetohet drejtpërdrejtë.  Dhoma e Përfaqësuesve po e heton presidentin Trump nëse ai ka abuzuar detyrën e tij për përfitime personale dhe politike, duke nxitur një qeveri të huaj për të hetuar rivalët e tij politikë. Në veçanti, nëse Trump, pezulloi 390 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe i kërkoi presidentit të Ukrainës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vdes regjisorja Arzana Kraja

Në mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë ka vdekur regjisorja, Arzana Kraja. Qendra Kinematografike e Kosovës ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se angazhimi i regjisores Kraja në fushën kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm. “Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, është thënë mes tjerash në njoftim. Policia e Kosovës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vërshohet Venecia pas goditjes nga batica

Venecia është goditur nga batica më e madhe në më shumë se 50 vjet, duke shkaktuar vërshimet e dyta më të mëdha ndonjëherë në këtë qytet. Autoritetet kanë thënë se 90 për qind e qytetit është vërshuar, të cilat më pas janë detyruar të shpallin alarm për ushqim. Guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, ka thënë se një person ka vdekur, ndonëse ende nuk janë bërë të ditura shkaqet. Mediat italiane kanë raportuar se një 78-vjeçar ka vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sfidat e Kosovës për tejkalimin e vakuumeve institucionale

Janë bërë gati katër muaj prej se kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita që ai mbante dhe që nga 20 korriku, Kosova vazhdon të funksionojë me qeveri në detyrë. Përkundër faktit që më 6 tetor u mbajtën zgjedhjet parlamentare, procesi i numërimit dhe rinumërimit votave shtyu formimin e institucioneve të reja. Aktualisht, nuk ka një parashikim se kur do të mund të përmbyllet ky proces, në mënyrë që të vazhdohet me formimin e institucioneve të reja. Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli po i vazhdon sulmet në Rripin e Gazës

Dy palestinezë u vranë nga sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, duke rritur numrin e vdekjeve në 12, që nga fillimi i ofensivës më 12 nëntor. Në shenjë hakmarrjeje, militantët palestinezë hodhën raketa në Izrael. Kjo është dita e dytë e një përshkallëzimi të dhunës ndërkufitare, pasi Izraeli vrau në Rripin e Gazës një komandant të lartë të Xhihadit Islamik, një grup militant palestinez i mbështetur nga Irani. Izraeli tha se Baha Abu Al-Atta kishte kryer një seri sulmesh ndërkufitare dhe po planifikonte më shumë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Hong Kong

Hong Kongu po vazhdon të përballet me protesta antiqeveritare. Raportohet për përleshje mes protestuesve dhe policisë në Universitetin Kinez të Hong Kongut. Policia ka gjuajtur gaz lotsjellës dhe plumba gome ndërsa protestuesit hodhën bomba benzine në drejtim të policisë. Përleshje kishte edhe në pjesë tjera të qytetit. Byroja e Arsimit ka njoftuar se të gjitha shkollat do të pezullojnë mësimet ditën e enjte për arsye sigurie. Një seancë në parlamentin e qytetit, i njohur si Këshilli Legjislativ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Disa të vrarë nga një shpërthim në Kabul

Të paktën shtatë njerëz u vranë dhe po aq u plagosën kur një makinë bombë shpërtheu pranë ministrisë së Brendshme afgane në Kabul, njoftuan zyrtarët. Shpërthimi ndodhi në zonën Qasaba në rrethin e policisë së kryeqytetit në veri të aeroportit të Kabulit, tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Nasrat Rahimi. Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Militantët taliban sikurse grupi militant ekstremist Shtetit Islamik janë aktivë në Kabul. Të gjithë të vdekurit ishin civilë... Читать дальше...