Kryeministri armen nuk sheh zgjidhje diplomatike të konfliktit për Nagorno-Karabakun
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian i ka thënë kombit se nuk sheh mundësi të zgjidhjes diplomatike të konfliktit për rajonin e Nagorno-Karabakut, duke zvogëluar përpjekjet ndërkombëtare për armëpushim të qëndrueshëm në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit për këtë territor. “Ne duhet ta kuptojmë se çështja e Karabakut, të paktën në këtë fazë dhe për një kohë të gjatë, nuk mund të ketë zgjidhje diplomatike”, ka thënë Pashanian gjatë një fjalimi të transmetuar edhe në rrjetin social, Facebook.... Читать дальше...