World News in Albanian
Май
2023

Новости за 21.05.2023

Evropaelire.org 

Dezinformatat ndikojnë në vaksinimin kundër kancerit në qafën e mitrës

Rreth 40 gra brenda një viti e humbin betejën nga kanceri në qafën e mitrës në Maqedoninë e Veriu. Pavarësisht këtyre të dhënave, vaksinimi kundër papilloma virusit human (HPV) që shkakton këtë sëmundje, në vazhdimësi shënon rënie. Mjeku Goran Dimitrov, njëherësh kryetar i Shoqatës së Mjekëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se dezinformatat janë ato që i dekurajojnë nënat për t’i vaksinuar vajzat e tyre megjithëse vaksina HPV është e detyrueshme për të gjitha vajzat e moshës 9 deri 26-vjeçare... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova, nikoqire e “Defender Europe 2023”

Nga sot e deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, "Defender Europe 2023" [Mbrojtësi i Evropës 2023], që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës. Ceremonia e hapjes u mbajt të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Evropaelire.org 

Escobar: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen deri në fund të verës

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerësoi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një “arritje e madhe” dhe se ajo paraqet një “hap historik përpara” në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në një intervistë për agjencinë Mina, Escobar tha se “nuk sheh arsye” pse marrëveshja për çështjet e mbetura të mos mund të arrihet deri në fund të verës, transmeton Beta. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Erdogan vs. Kilicdaroglu: Kë do zgjedhë Turqia?

Pozita strategjike e Turqisë dhe rëndësia e saj si lidhje midis Evropës dhe Azisë kanë bërë që bota t’i presë me padurim rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në këtë vend. Presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, do të përballet kokë më kokë me rivalin e tij të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, në balotazhin e 28 majit. Në rrethin e parë, më 14 maj, Erdogan ka siguruar 49.51 për qind të votave - qartazi më shumë se Kilicdaroglu me 44.88 për qind, por, për të fituar garën plotësisht, duhen më shumë se gjysma e votave. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Policia gjermane heton helmimin e mundshëm të disidentëve rusë

Policia gjermane, më 21 maj, nisi një hetim për helmimin e mundshëm të disidentëve rusë në Berlin, pasi një gazetar dhe aktivist raportoi probleme shëndetësore, pas një takimi të disidentëve në kryeqytetin gjerman, në muajin prill, tha policia gjermane, raporton AFP. “Hetimi është në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës i policisë së Berlinit për AFP-në, duke konfirmuar raportin e gazetës gjermane Die Welt. Pas një takimi të disidentëve rusë në Berlin, më 29 dhe 30 prill, dy pjesëmarrës shfaqën probleme shëndetësore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Greqi u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare

Në Greqi, të dielën, më 21 maj, u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, në të cilat votuesit zgjedhin 300 deputetë për një mandat katërvjeçar. Të drejtë vote kanë 9.8 milionë grekë, të cilët do të zgjedhin deputetë në parlamentin njëdhomësh. Në të gjithë vendin, 22.000 qendra votimi duhet të jenë të hapura deri në orën 19:00. Ministria e Brendshme e Greqisë vlerësoi se deri në orën 22 pritet të numërohen rreth 80 për qind e votave. Kryeministri dhe  lideri i të djathtës Demokracia e Re... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nga rrëmuja në stadiumin në El Salvador, 12 të  vdekur

Në një rrëmujë në një stadium në El Salvador, ku tifozët e futbollit ishin mbledhur për një turne lokal, të shtunën, më 20 maj, humbën jetën 12 persona, tha policia. Autoritetet thonë se informacionet fillestare tregojnë se ka pasur shtypje një rrëmujë mes tifozëve, të cilët u përpoqën të hynin në stadiumin Cuscatlan në San Salvador, kryeqyteti i këtij vendi në Amerikën Qendrore, për të parë ndeshjen mes ekipeve Alianza dhe FAS. “Sipas të dhënave paraprake, kemi 12 viktima”, u tha gazetarëve drejtori i policisë Mauricio Arriaza. Читать дальше...