World News in Albanian
Октябрь
2023

Новости за 21.10.2023

Evropaelire.org 

Uji në Amazonë bie në nivelin më të ulët në mbi 100 vjet

Tokë e plasaritur e shtretërve të lumenjve, varka e lundra të bllokuara në rërë, lumenj të tkurrur, peshq e delfinë të ngordhur - këto janë pamjet që ka shkaktuar thatësira e rëndë që ka kapluar rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës në 121 vjetët e fundit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Evropaelire.org 

“E çuditshme që pas 20 vjetësh të kem letërnjoftim”

“Tani dua të më ndalë policia sepse më në fund arrij të dëshmoj identitetin tim”, u shpreh i ngazëllyer Valentin Rakip, i cili pas 21 vjetësh është pajisur me dokumente të rregullta të shtetësisë në Maqedoninë e Veriut. Ai për dy dekada ka jetuar pa identitet ligjor në Maqedoninë e Veriut. Problemi me shtetësinë për të ka lindur në momentin që filloi procedura e atësisë. Gjatë kësaj procedure i kishte vdekur i ati dhe nëna e tij ishte larguar në vendin e lindjes, në Serbi. Ai tha se jeta... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shpërthim afër Ambasadës izraelite në Qipro, katër të arrestuar

Policia e Qipros njoftoi të shtunën se i ka arrestuar katër persona nën dyshimin se e hodhën një mjet të vogël shpërthyes në afërsi të Ambasadës së Izraelit në kryeqytetin qipriot, Nikozia. Shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme, sipas Policisë. Policia nuk tregoi nëse mjeti shpërthyes i gjetur vetëm 30 metra larg Ambasadës izraelite lidhej me luftën e Izraelit në Rripin e Gazës. Vendet e Bashkimit Evropian i kanë rritur masat e sigurisë qëkur grupi militant palestinez, Hamas, kreu sulme brenda qyteteve izraelite në jug të vendit më 7 tetor... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nis takimi mes pesëshes diplomatike dhe Vuçiqit në Beograd

Takimi mes pesë diplomatëve perëndimorë dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka nisur më 21 tetor në Beograd. Vuçiqi tha para takimit që nisi pas orës 14:00 se “pesë të mëdhenjtë, të fortët, më të fortët” erdhën në Beograd dhe se kjo nënkupton se “sot do të jetë ndoshta një nga ditët më të vështira për Serbinë” dhe për të personalisht, sipas agjencisë së lajmeve Beta. “Mund ta marr me mend me çfarë vijnë në Beograd ata. Nuk fle natën për shkak të kësaj. Pa fajin tonë, ne do të gjejmë një mënyrë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vjeshta në Prishtinë

Duke qenë llojesh të ndryshme, drurët nëpër parqe e përgjatë rrugëve e shesheve në Prishtinë, i kanë dhënë një pamje të bukur plot ngjyra kryeqytetit të Kosovës këtë fund tetori. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Rrahman Osmani, ju sjell këto pamje të bukura të përmbledhura në një fotogaleri.

Evropaelire.org 

Qepja e shpresës: Pasioni që e ngriti në këmbë Sevdijen

Jeta e Sevdije Hoxhës mori një kthesë të papritur në vitin 2018, kur mjekët ia dhanë lajmin se vuante nga një sëmundje që ia pamundëson zhvillimin e pasionit të saj, punën artizanale. Atëkohë, nuk e imagjinonte kthimin në zanatin e saj të dashur, por falë grave që i qëndruan pranë, ka rikthyer jetën e saj.

Evropaelire.org 

Osmani e përsërit kërkesën për masa ndaj Serbisë në takim me deputeten britanike Kearns

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përsëritur kërkesën ndaj komunitetet ndërkombëtar gjatë një takimi të premten me deputeten britanike, Alicia Kearns, për ta ndëshkuar Serbinë për sulmin e muajit të kaluar në veri të Kosovës. Presidenca e Kosovës njoftoi të shtunën se Osmani e priti dje në takim Kearnsin, e cila kishte paralajmëruar në fillim të korrikut për kontrabandë të mundshme me armë në veri të Kosovës. Rreth dy muaj para sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli u bën thirrje qytetarëve të vet të largohen urgjentisht nga Egjipti dhe Jordania

Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të vet të largohen menjëherë nga Egjipti dhe Jordania, tha Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Izraelit të shtunën, pasi tensionet rajonale janë rritur jashtëzakonisht shumë si pasojë e luftës në Gazë. “Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Izraelit i ka rritur në nivelin e katërt [të kërcënimit] paralajmërimet për ata që udhëtojnë për Egjipt (përfshirë Sinai) dhe Jordani: kërkohet të mos udhëtohet drejt atyre vendeve dhe ata që ndodhen atje të largohen...sa më shpejt”, thuhet në komunikatën për media të Këshillit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hapet pikëkalimi Egjipt-Gazë për futjen e ndihmave për palestinezët

Pikëkalimi kufitar mes Egjiptit dhe Gazës është hapur të shtunën, duke mundësuar dërgimin e ndihmave tejet të nevojshme humanitare për palestinezët, të cilët kanë mbetur pothuajse pa ushqim, ilaçe dhe ujë në territorin e tyre të rrethuar nga Izraeli. Më shumë se 200 kamionë të mbushur me rreth 3.000 tonë ndihma humanitare janë vendosur që disa ditë pranë pikëkalimit kufitar, në pritje për t’u futur në Gazë. Associated Press raportoi se i pa kamionët duke u futur në Gazë. Izraeli e rrethoi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ndotja e Badocit me mangan: Çka e shkaktoi dhe çfarë pasojash mund të ketë?

Rreth 18 kilometra rrugë e ndajnë qendrën e Prishtinës nga Liqeni i Badocit, prej ku bëhet furnizimi me ujë të pijshëm. Ky liqen artificial ishte ndërtuar në vitet e 60-ta për ta furnizuar me ujë qytetin e Prishtinës. Por, më 19 tetor, sasia e madhe e detektuar e elementit kimik, mangan, bëri që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të kërkojë nga qytetarët që furnizohen me ujë nga fabrika e ujit e këtij liqeni, të mos e përdorin atë për pije dhe gatim. Çfarë e shkaktoi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Diplomatët perëndimorë vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Pesë diplomatë të Perëndimit nisin më 21 tetor vizitat në Kosovë dhe Serbi, me një qëllim kryesor – ringjalljen e dialogut mes dy vendeve. Kështu i ka arsyetuar Bashkimi Evropian vizitat e të dërguarit të tij për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo, në Prishtinë e Beograd. Sipas njoftimit të kryeministrisë, shefi i Qeverisë në Kosovë... Читать дальше...