World News in Albanian
Ноябрь
2023

Новости за 21.11.2023

Evropaelire.org 

SHBA-ja dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut

Shtëpia e Bardhë dënoi fuqishëm Korenë e Veriut lidhur me një lëshimin e një sateliti në hapësirë, duke e cilësuar këtë veprim si “shkelje të rëndë” të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Uashingtoni tha se një veprim i tillë mund ta destabilizojë rajonin. Lëshimi “rrit tensionet dhe rreziqet për destabilizimit të situatës së sigurisë në rajon dhe më gjerë”, tha përmes një deklarate zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson. Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se... Читать дальше...

Evropaelire.org 

OJQ-të serbe mbështesin heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës me pasaporta serbe

Pesëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile të komunitetit serb në Kosovës kanë kundërshtuar thirrjet nga shoqëria civile në Kosovë, që Komisioni Evropian të tërheqë një propozim i cili kërkon që shtetasve të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, t’iu hiqen vizat. Më herët gjatë 21 nëntor, edhe Qeveria e Kosovës, por edhe mbi 20 organizata joqeveritare në Kosovë, kërkuar që Komisioni Evropian të rishqyrtojë këtë propozim, teksa Kosova pret që liberalizimi i vizave të nisë së zbatuari më 1 janar të vitit 2023. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Biden: Arritja e marrëveshjes për lirimin e disa pengjeve është shumë afër

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 21 nëntor se është “shumë afër” arritja e një marrëveshjeje për lirimin e disa pengjeve që po mbahen nga Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Presidenti amerikan tha se kishte shpresë se disa nga pengjet do të kthehen në familjet e tyre “shumë shpejt”. “Ne tani jemi shumë, shumë afër. Ne mund të kthejmë në shtëpi shumë shpejt disa nga pengjet”, tha Biden. “Për momentin, gjërat po duken mirë”, shtoi ai. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ikja e punëtorëve nga Kosova mund të rrisë pagat

“Për një rrogë më të lartë...ndoshta 500-600 euro do të punoja”, thotë Sanije Kadriu, e cila për më shumë se dhjetë vjet është jashtë tregut të punës. E dekurajuar nga pagat e ulëta në sektorin privat dhe në pamundësi për t’u punësuar në sektorin publik, Sanija po i kalon vitet e 50-ta të jetës së saj e papunë. “Kam qëndruar në shtëpi dhe jam kujdesur për dy fëmijët. Një pagë 300 euro ka qenë e paleverdishme për mua. Vetëm çerdhja e njërit fëmijë kushtonte 100 euro dhe me një pagë të vogël nuk arrija t’i mbuloja të gjitha shpenzimet”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qeveria kundërshton propozimin e KE-së për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Qeveria e Kosovës tha se është e shqetësuar me propozimin e Komisionit Evropian që vizat të hiqen për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. Ekzekutivi kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta rishqyrtojë këtë propozim. Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ky propozim i KE-së për pasaportat që lëshohen “nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese serbe” nuk është diskutuar me Qeverinë e Kosovës. ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kurti takohet me përfaqësuesit e komunitetit kroat në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesit e komunitetit kroat në Kosovë më 21 nëntor. Sipas njoftimit, përfaqësuesit e komunitetit kroat thanë se kanë nevojë për mbështetje infrastrukturore në Janjevë, fshat në komunën e Lipjanit ku përveç kroatëve, jetojnë edhe shqiptarë, turq dhe romë. “Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për të punuar në sigurimin e kushteve sa më të mira për komunitetin kroat në Kosovë”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit. Në Janjevë, viteve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë kundër Berishës

Gjykata e Apelit kundër korrupsionit në Shqipëri ka lënë në fuqi dy masat e ndalimit ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Berisha kishte apeluar kundër masave “detyrim për t’u paraqitur” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, që Prokuroria kundër Korrupsionit (SPAK) i vendosi ndaj tij më 22 tetor. Berisha po hetohet nga SPAK-u për përfshirje në “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Genc Gjokutaj, avokati i Berishës, tha pas vendimit, se sërish do ta ankimojë atë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli zbulon shenja të Hamasit në Shifa, por jo edhe ndonjë qendër komandimi

Associated Press Para tri javëve, ushtria izraelite e shpalosi një model 3D të Spitalit Shifa në Gazë – duke shfaqur një sërë ndërtimesh nëntokësore për të cilat tha se ishin pjesë e një qendre komandimi të grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, Hamas, nën qendrën më të madhe mjekësore të vendit. Disa ditë pasi e mori nën kontroll spitalin, ushtria ende nuk ka ofruar dëshmi për këtë qendër, që pretendon se ndodhet aty. Megjithatë, ajo ka publikuar video ku shihen armët e gjetura gjoja brenda spitalit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Azerbajxhani akuzon Francën se po nxit një luftë të re rajonale

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, akuzoi Francën se po krijon kushtet për një luftë të re në Kaukazin Jugor, duke furnizuar me armë Armeninë. Muajin e kaluar, Franca arriti kontrata të reja për të furnizuar me pajisje ushtarake Armeninë. “Franca destabilizon jo vetëm shtetet që ka pasur koloni në të kaluarën dhe që ka tani, por edhe rajonin tonë, Kaukazin Jugor, duke mbështetur tendencat separatiste dhe separatistët”, tha Aliyev gjatë një konference për shkolonizimin në Baku. “Duke armatosur Armeninë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shqipëri: Disa të arrestuar nën dyshimin për trafikimin e drogës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Shqipërisë njoftoi të martën se ka arrestuar katër persona, përfshirë një ish-zëvendësdrejtor të Policisë në Tiranë, të dyshuar për trafikim e drogës. SPAK-u tha se është në kërkim të gjashtë personave të tjerë të dyshuar të një grupi i krimit të organizuar në Shqipëri, i cili dyshohet për trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Hamasit thonë se marrëveshja për pengjet mund të arrihet së shpejti

Zyrtarët e lartë të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA – thanë të martën se një marrëveshje, për lirimin e pengjeve nga ana e tyre dhe lirimin e të burgosurve palestinezë nga Izraeli, mund të arrihet shumë shpejt. Rreth 240 njerëz u rrëmbyen nga Hamasi në Izrael më 7 tetor dhe u dërguan në Gazë, sipas zyrtarëve izraelitë. Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Katari, i cili ndërmjetëson me Hamasin, kanë disa javë që bisedojnë për lirimin e pengjeve, si dhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

"Xhungla e betontë" - Pse ka kaq shumë ndërtime pa leje në Kosovë?

Me mbi 350 mijë objekte pa leje, arritja e një rregulli urbanistik në Kosovë e veçanërisht në Prishtinë, duket e vështirë. Procesi i legalizimit po zhvillohet me hapa të ngadaltë, për shkak të stërzgjatjes së trajtimit të ndërtimeve pa leje, por edhe për mungesë të interesimit të vetë qytetarëve.

Evropaelire.org 

Kroacia thotë se dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia e destabilizon rajonin

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë tha të martën se vendimi i Serbisë për ta shpallur sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Beograd si persona “non grata” i përkeqëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e destabilizon situatën në rajon. Më 20 nëntor, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e shpalli Hrvoje Shnajderin person të padëshirueshëm në Serbi sepse ai “i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike”. Ajo nuk ka dhënë ndonjë shpjegim tjetër. Kroacia e ka kundërshtuar vendimin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme: Asnjë shtetas kosovar nuk ndodhet në Gazë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha të martën se asnjë shtetas kosovar nuk ka jetuar dhe nuk ndodhet në Rripin e Gazës tani, enklavën palestineze e cila është duke u përballur me sulme të vazhdueshme izraelite tash e shumë javë. Izraeli i nisi bombardimet dhe pastaj një ofensivë tokësore në Gazë më 7 tetor, si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në qytetet e Izraelit jugor, ku u vranë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës s’i ndihmon situatës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën dukshëm më 24 shtator kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë të Zviceranit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Tre sulmues serbë u vranë në luftimet që pasuan. Pak kohë pas sulmit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Amazon ofron trajnime falas për përdorimin e inteligjencës artificiale

Gjiganti teknologjik amerikan, Amazon, njoftoi të hënën se do ta nisë një program falas për trajnimin e njerëzve se si ta përdorin inteligjencës artificiale (AI). Amazon.com njoftoi për lëshimin e programit “AI Ready”, apo “Gati për AI”, i cili do të ofrojë trajnim për zhvillimin e aftësive dhe arsimim për dy milionë njerëz në gjithë botën deri në vitin 2025. Kompania amerikane tha se synimi i saj është ta bëjë inteligjencën artificiale të qasshme për këdo që dëshiron të mësojë. “Inteligjenca... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zjarr në zyrat e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Një zjarr i ka përfshirë disa zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë mëngjesin e së martës. Nuk raportohet për persona të lënduar, sipas Policisë së Kosovës. Zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes duke punuar për ta shuar zjarrin. Zjarri i ka përfshirë disa zyre në katin e dytë të ndërtesës së Institutit, si dhe pjesën e çatisë mbi to. Policia e Kosovës tha se zjarri në dy zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë u raportua në orën 8:00 të martën. ... Читать дальше...