World News in Albanian
Январь
2025

Новости за 23.01.2025

Evropaelire.org 

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme. Autoritetet në Beograd i kanë ndaluar dhe më pas dëbuar ata në natën mes 21 dhe 22 janarit, duke cilësuar se ata paraqisnin “kërcënim për sigurinë”. Në mesin e tyre ishin edhe dy shtetas të Shqipërisë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ajo e Jashtme, e as nga Agjencia e Informacionit dhe Sigurisë, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pezullimi i ndihmave amerikane do të jehojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Grupet humanitare, organizatat joqeveritare, sipërmarrësit, fermerët dhe qeveritë në të gjithë botën po përcjellin me shqetësim planet e Uashingtonit, pasi presidenti i sapobetuar amerikan, Donald Trump, e pezulloi ndihmën për vendet e huaja, në pritje të një vlerësimi nga administrata e tij.

Evropaelire.org 

IKSHPK-ja thotë se rritja e rasteve të gripit ka tejkaluar pragun epidemik

Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e rasteve të dyshimta me këtë sëmundje ngjitëse, kanë bërë që të tejkalohet pragu epidemik, ka paralajmëruar të enjten Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Pragu epidemik është parametër që përcakton nëse një sëmundje ngjitëse mund të përhapet tek popullata. Ai përdoret për të vlerësuar rreziqet e mundshme të një epidemie dhe për të filluar me zbatimin e masave të duhura kontrolli. Sipas institutit, në Kosovë pragu kalohet kur regjistrohen 5.000... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kryeprokurori i GJNP-së kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) tha se po kërkon që të lëshohen fletarrestime ndaj udhëheqësve të lartë talibanë në Afganistan lidhur me përndjekjen e grave, që është krim kundër njerëzimit. Karim Khan tha se ka arsye të bazuara për të dyshuar se udhëheqësi suprem, Haibatullah Akhundzada, dhe shefi i drejtësisë, Abdul Hakim Haqqani “kanë përgjegjësi kriminale për krimin kundër njerëzimit të përndjekjes mbi baza gjinore”. Khan tha se gratë dhe vajzat afgane, por edhe komuniteti LGBTQ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjykata Penale liron nga akuzat organizatorët e dhunës në Kuvendin maqedonas

Gjykata Themelore Penale e Shkupit vendosi më 23 janar të lirojë nga ndjekja penale ish-kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski, si dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Vladimir Atanasovski, të cilët ishin akuzuar si “organizatorë të ngjarjeve të dhunshme” në Kuvendin maqedonas më 27 prill 2017. Vendimi i gjykatës u bazua në mendimin e Prokurorisë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çfarë përfiton Kosova nga marrëveshja për tregti të lirë me EFTA-n?

Kosova nënshkroi më 22 janar një marrëveshje me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), pas bisedimeve që zgjatën më shumë se dy vjet e gjysmë. Kush është pjesë e shoqatës, si do të përfitojnë prodhuesit kosovarë nga marrëveshja e tregtisë së lirë dhe cilat janë lehtësitë për ta? Ekrem Idrizi na i sjell hollësitë.

Evropaelire.org 

SHBA-ja do ta rishpallë organizatë terroriste grupin e mbështetur nga Irani, Huthi

Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur ta shpallin përsëri organizatë terroriste grupin rebel jemenas, Huthi, i cili mbështetet nga Irani. “Të mbështetur nga Forca Qud e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC-QF), e cila armatos dhe stërvit organizatat terroriste në mbarë botën, rebelët huthi kanë shtënë ndaj luftanijeve të marinës amerikane dhjetëra herë prej vitit 2023, duke i vënë në rrezik gratë dhe burrat amerikanë në uniformë”, tha Shtëpia e Bardhë në një komunikatë më 22 janar. Читать дальше...