World News in Albanian
Февраль
2025

Новости за 13.02.2025

Evropaelire.org 

Trump prezanton planin për “tarifa reciproke” që prekin miqtë dhe armiqtë

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë të ditura planet për “tarifa reciproke” që mund të godasin aleatët dhe konkurrentët, ndonëse ekonomistët paralajmërojnë se masa mund të përshkallëzojë luftën tregtare në botë dhe mund të rrisë inflacionin në territorin amerikan. Duke folur prej Zyrës Ovale, Trump ka thënë se ka vendosur për zbatim të tarifave reciproke, derisa gazetarëve u ka thënë se aleatët amerikanë kanë qenë shpesh “më të këqij sesa armiqtë” në aspektin tregtar. Ai e ka përmendur në veçanti Bashkimin Evropian... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sorensen diskuton në Paris dhe Berlin për mënyrat e avancimit të dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë të enjten se në dy ditët e fundit ka biseduar në Paris dhe Berlin për mënyrat se si mund të avancojë procesi i dialogut. “Mirënjohës për mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e mia”, ka thënë Sorensen përmes një postimi në X – dikur Twitter, teksa ka publikuar fotografi me zyrtarë të të dyja shteteve. Deklarata e tij ka ardhur në ditën kur kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka thënë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kabineti i Dodikut ngre flamurin e Serbisë pavarësisht ndalesës

Flamuri i shtetit të Serbisë u vendos në hyrje të selisë së presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, më 13 shkurt, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës e ndaloi atë. Krahas flamurit të Serbisë është edhe ai i Republikës Sërpska, por jo edhe ndonjë simbol tjetër i shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës, njësi administrative e të cilit është edhe Republika Sërpska. Në të njëjtën kohë, toga e nderit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në këtë entitet ushtroi himnin serb “Zoti i drejtësisë”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çka e gjeti KQZ-në?

Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. I madh e i vogël i kanë sytë te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe po flasin për të. Dhe, jo aq shumë për të kuptuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, sa për të parë cili është problemi i radhës me të cilin do të mund të përballet ky institucion. Lista e parregullsive nuk është e vogël dhe interpretimet për situatën janë të ndryshme. Читать дальше...

Evropaelire.org 

KQZ: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka parashikuar të enjten se procesi i numërimit të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, do të mund të zgjasë deri në dy javë, ndonëse nuk është bërë ndonjë vlerësim i saktë. “Meqenëse nuk kemi filluar në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit për të parë se si po shkon atje procesi, nuk e kemi bërë një vlerësim se sa do të zgjatet tërë procesi për t’u përmbyllur numërimi, por një e përafërt do të jetë 10 ditë, dy javë”, ka thënë Radoniqi. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dhjetëra të lënduar nga sulmi me veturë në Munih

Një azilkërkues afgan, 24 vjeç, dyshohet se qëllimshëm goditi me veturë një turmë qytetarësh në Munih të Gjermanisë. Sipas autoriteteve, nga goditja janë lënduar të paktën 28 persona, disa prej tyre rëndë. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Arben Hoti)

Evropaelire.org 

Kallas: Do të përpiqemi ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka thënë të enjten se është duke dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo paralajmëroi se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me të dërguarin e ri për dialogun, Peter Sorensen, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje. “Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe, unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vetura godet turmën e njerëzve në Munih, dhjetëra të lënduar

Një person e ka përplasur një veturë në një turmë njerëzish, të cilët ishin mbledhur për të protestuar, në Munih, të enjten, duke lënduar të paktën 28 persona, përfshirë fëmijë, bënë të ditur autoritetet gjermane. Sipas autoriteteve, incidenti besohet të ketë qenë sulm, ndërsa i dyshuari – një azilkërkues afgan – është arrestuar. Pjesëmarrësit në demonstratën e sindikatës së punëtorëve "ver.di" po ecnin nëpër një rrugë afër qendrës së Munihut, rreth orës 10:30 të mëngjesit, kur vetura kaloi një automjet policor që po e përcillte tubimin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Presidentja Osmani kërkon ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor në takim me kryetarin e KQZ-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në mëngjes ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, me ç'rast kërkoi ruajtjen e integritetit të procesit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, pas telasheve të vazhdueshme me të cilat është përballur platforma elektronike e raportimit të rezultateve. “Presidentja ripotencoi rëndësinë e angazhimit të plotë për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të këtij procesi”, tha Presidenca në një njoftim në Facebook. Читать дальше...