Vuçiq u kërkon studentëve të vendosur në kampe në Beograd të kthehen në shtëpi më 15 mars
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje studentëve të vendosur në kampe në qendër të Beogradit, t’iu kthehen orëve mësimore dhe të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre të shtunën e 15 marsit. Kërkesa e Vuçiqit vjen pasi të shtunën Beogradi pritet të jetë qendra e një tubimi masiv, të organizuar nga studentë të tjerë, të cilët ka muaj që kanë bllokuar universitetet shtetërore, duke kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor. Читать дальше...