World News in Albanian
Апрель
2025

Новости за 21.04.2025

Evropaelire.org 

Emri i Albulena Haxhiut, pengesë për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës nuk ka vazhduar me konstituimin të hënën, duke mos e hedhur në votim propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit. Pasi mungonin votat për Albulena Haxhiun, për këtë post LVV-ja kërkoi kohë për të arritur një marrëveshje politike mes partive.

Evropaelire.org 

Kina paralajmëron vendet e tjera të mos bëjnë marrëveshje tregtare me SHBA-në në dëm të saj

Kina i ka paralajmëruar të hënën vendet e tjera që të mos bëjnë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara në dëm të Kinës. Qeveritë, përfshirë ato të Tajvanit, Japonisë dhe Koresë së Jugut, i kanë filluar bisedimet me Uashingtonin pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifa të larta kundër pothuajse të gjithë partnerëve tregtarë të Amerikës më 2 prill. Taksat mbi importet u pezulluan shpejt për shumicën e vendeve pas një paniku në tregje, por Trump i rriti edhe më shumë larta kundër Kinës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Arrestohen 7 persona në lidhje me vrasjen e rreshterit Lika për motive që dyshohet se lidhen me punën e tij

Policia e Kosovës i ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika, e cila besohet se u krye për motive që ndërlidhen me punën e tij zyrtare, thanë autoritetet të hënën. Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media në... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Jeta e Papa Françeskut: Një epokë reformash dhe polemikash brenda Kishës

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Që nga viti 2013, ai drejtoi 1.3 miliard katolikë, duke u vlerësuar për thjeshtësinë, por edhe kritikuar për përçarjet. Në këtë video, Zëri i Amerikës sjell një vështrimin për jetën e një pape që mbrojti të varfrit dhe emigrantët, por përpjekjet e të cilit për të reformuar Kishën krijuan konfuzion dhe ndasi mes besimtarëve.

Evropaelire.org 

Vdes Papa Françesku, kreu i parë jezuit i Kishës Katolike

Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ka vdekur më 21 prill në moshën 88-vjeçare. “Të dashur vëllezër e motra, ju njoftojmë me pikëllim të thellë se Papa Françesku ka vdekur”, tha kardinali Kevin Farrell përmes një njoftimi në kanalin televiziv të Vatikanit. “Në orën 7:34 mëngjesin e sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit”, tha ai. Nderime nga e gjithë bota për Papën e ndjerë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova dhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sot vazhdimi i katërt i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar pasdite përpjekjen e katërt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe formimit të Qeverisë së re, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Vazhdimi i seancës së ndërprerë të shtunën do të nisë në orën 15:00, me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve në rend dite. Konstituimi i Kuvendit mbeti në gjysmë të shtunën kur kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, dështoi t’i fitojë... Читать дальше...