World News in Albanian
Июнь
2025

Новости за 21.06.2025

Evropaelire.org 

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për president kundër udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenka. Bashkëshortja e tij, Svyatlana Tsikhanouskaya - e cila garoi në zgjedhjet e 2020 në vend të burrit të saj - konfirmoi lirimin e Tsikhanouskit. "Burri im, Syarhey, është i lirë! E kam të vështirë ta përshkruaj gëzimin që kam në zemër", shkroi ajo në X, duke ia bashkëngjitur postimit një video që shfaq të dy duke u përqafuar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Mal të Zi mund të keni takime të afërta me arinjtë

Parqet Kombëtare në Mal të Zi i paralajmëruan vizitorët në malet Llovqen, Durmitor, Proklletije dhe Biogradska Gora për mundësinë e takimit me arinj. Ato shpjeguan se arinjtë janë në periudhën e shumimit, ndaj lëvizin më shpesh dhe reagojnë më ashpër ndaj çdo shqetësimi. Këshilluan që, në rast të një takimi të tillë, “duhet të largoheni sa më shpejt që të jetë e mundur - pa lëvizje të papritura, vrapim, ngjitje në pemë ose fotografi”. “Mos i lini mbeturinat dhe mbetjet e ushqimit në natyrë, pasi këto e tërheqin ariun... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit. Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në Kosovë. “Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, e akuzoi Izraelin se po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë” me sulmet ndaj Iranit, që i nisi më 13 qershor. “Izraeli tani po e çon rajonin në prag të një katastrofe të plotë duke sulmuar Iranin”, tha ai gjatë një samiti të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll, më 21 qershor. “Nuk ka ndonjë problem palestinez, libanez, sirian, jemenas apo iranian, por ka qartazi një problem izraelit”, u shpreh Fidan. Kryediplomati turk bëri thirrje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

Reuters Ekspertët thonë se sulmet e deritashme të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit paraqesin vetëm rreziqe të kufizuara kontaminimi. Por, ata paralajmërojnë se çdo sulm ndaj centralit bërthamor në Bushehr, mund të shkaktojë katastrofë bërthamore. Izraeli thotë se synon t’i shkatërrojë kapacitetet bërthamore të Iranit me operacionet e tij ushtarake, por se dëshiron të shmangë një katastrofë bërthamore në rajonin ku jetojnë miliona njerëz dhe prodhohet pjesa më e madhe e naftës në botë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, njoftoi më 21 qershor se Serbisë i janë transferuar mjetet e para nga Bashkimi Evropian, në shumën prej 51.66 milionë eurosh, në kuadër të para-financimit nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky avans përfaqëson mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore dhe njëkohësisht shërben si “konfirmim i përkushtimit të Serbisë për vazhdimin e reformave dhe rrugëtimit evropian të shtetit”, tha Mali në një njoftim me shkrim. “Në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Deputetët sërish s’arrijnë të konstituojnë Kuvendin

Për të 35-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo është hera e 27-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe nuk propozojnë nga një anëtar për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur të marrë 61 votat e domosdoshme në votimin e hapur. Читать дальше...

Evropaelire.org 

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për Sirinë, me qëllim që të përshpejtohet rindërtimi dhe të mundësohet kthimi i mëtejmë i refugjatëve, pas afër 14 vjetësh luftë civile. “Jam këtu gjithashtu për t’i bërë një apel komunitetit ndërkombëtar që të ofrojë më shumë ndihmë, më shumë asistencë për Qeverinë siriane në këtë sfidë të madhe të rimëkëmbjes së vendit”, u tha Grandi gazetarëve, në margjinat e një vizite në Damask. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore gjatë konfliktit

Irani dhe Izraeli vazhduan të shkëmbejnë sulme më 21 qershor, duke shkaktuar lëshimin e sirenave për sulme ajrore në disa zona të Izraelit qendror, përfshirë Tel Avivin. Kjo ndodhi pasi Teherani njoftoi se nuk do të negociojë për programin e tij bërthamor derisa Izraeli të ndalë sulmet. Një breshëri raketash të lëshuara nga Irani goditën Izraelin rreth orës 02:30, por sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore penguan raketat mbi qiellin e Tel Avivit. Shërbimi i emergjencës publikoi pamje që tregonin... Читать дальше...