World News in Albanian
Октябрь
2025

Новости за 21.10.2025

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku të martën u diskutua për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për misionin e saj në Kosovë, UNMIK. Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, gjithashtu shprehën mospajtime rreth gjetjeve të raportit të paraqitur në këtë seancë nga zëvendëspërfaqësuesi Special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

Zvarritja e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë së re, Kosovës mund t’i kushtojë me humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, paralajmërojnë njohësit e integrimeve evropiane. Plani i Rritjes, që mbulon periudhën 2024-2027, përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh, e miratuar nga BE-ja në fund të vitit 2023, për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane. Për të përfituar nga këto fonde... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit mund të dështojë në bërjen e Qeverisë së re të vendit, duke thënë se “siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”. Duke folur në një takim me diasporën në Londër të martën, Kurti tha se “në këto ditët e mbetura, jemi duke komunikuar, jemi duke biseduar”, pa dhënë hollësi se me cilat parti apo deputetë. Kurti u nominua më 11 tetor nga presidentja e Kosovës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Migrantët kirgizë dynden drejt Serbisë pas keqtrajtimeve në Rusi

Serbia është shndërruar në magnet për punëtorët kirgizë në vitet e fundit. Serbia, e cila mundëson qëndrim 3-mujor pa viza për shtetasit kirgizë, dhe qasje relativisht të lehtë në tregun e punës, po shihet secilën herë e më shumë si alternativë kundrejt Rusisë, pas shtypjes që u ka bërë Moska migrantëve nga Azia Qendrore. Megjithatë, shumë migrantë s’kanë mbrojtje ligjore dhe i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se kanë qenë viktima të mashtrimeve. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)

Evropaelire.org 

Nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

Rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar të martën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi përfundoi numërimi i votave me postë nga jashtë Kosovës, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës përfundoi të hënën rreth mesnatës, sipas KQZ-së. Mbi 44.000 votues kishin të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit dhe patën një muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Fundi i epokës Dodik - së paku tash për tash

Vizita e Ana Trishiq Babiqit dhe Zhelka Cvijanoviqit këtë muaj në Uashington, ku takuan “persona të rëndësishëm në administratë”, dhe tërheqja disa ditë më vonë e ligjeve anti-Dejton në Republikën Sërpska. A është thjesht një rastësi, apo një tranzicion i dakorduar politik mes Millorad Dodikut dhe aktorëve ndërkombëtarë? Pyetja lind pasi Kuvendi i Republikës Sërpska anuloi të shtunën disa ligje antikushtetuese, ndërsa, një ditë më parë, Uashingtoni lehtësoi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve të afërt të Dodikut. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ish-presidenti francez Sarkozy nis dënimin me burgim

Nicolas Sarkozy është kthyer në ish-presidentin e parë të Francës që përfundon në burg. Dënimi i tij me burgim pesëvjeçar ka nisur të martën, pasi është shpallur fajtor se ka komplotuar për të financuar fushatën e tij zgjedhore me paratë e ish-diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi. Hera e fundit që i ka ndodhur diçka e ngjashme Francës ka qenë viti 1945, kur ishte burgosur lideri kolaboracionist nazist Philippe Petain me akuzat për tradhti gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sarkozy, i cili ka qenë president në periudhën 2007-2012... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sanae Takaichi, gruaja e parë kryeministre në Japoni

Konservatorja e linjës së ashpër, Sanae Takaichi është zgjedhur gruaja e parë kryeministre e Japonisë, e cila pritet ta drejtojë shtetin kah e djathta. Ish-ndihmëse e kryeministrit Shinzo Abe dhe admiruese e ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher, Takaichi i ka siguruar 237 vota në Dhomën e Ulët të Parlamentit, nga 465 sa janë gjithsej. Fitorja e saj shënon një moment të rëndësishëm për vendin në të cilin kanë udhëhequr gjithmonë burrat. Ajo pritet të ketë qasje më të ashpër në temat sikurse imigrimi dhe çështjet sociale. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Hajvali gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë

Autoritetet kosovare kanë gjetur të martën mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet se u përkasin të paktën katër personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, gjatë gërmimeve në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës. Kryetari i Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, tha se këto mbetje mortore mund të jenë të njerëzve në listën e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Ai tha se deri tani këtë vit janë kryer gërmime në 24 lokacione në gjithë Kosovën. Читать дальше...