World News in Albanian
Ноябрь
2025

Новости за 21.11.2025

Evropaelire.org 

Shkarkimi i Besim Kelmendit: Si erdhi deri te vendimi dhe a ishte i ligjshëm?

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës u shkarkua këtë javë, pas raportimeve se ai gjoja kishte bashkëpunuar më 1999 me një gjyqtare serbe për rastin e Masakrës së Reçakut, të cilën ajo e konsideronte ngjarje të trilluar. Shkarkimi i Besim Kelmendit shkaktoi polemika për ligjshmërinë e vendimit, pasi ai u votua nga vetëm pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial. Pjesa tjetër e anëtarëve vlerësuan se s’kishte kuorum, dhe e quajtën vendimin puç institucional. Kelmendi paralajmëroi ankesë në gjykatë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një burri për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të premten kundër një burri të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 2023. Në një njoftim për media, Prokuroria e identifikoi të dyshuarin vetëm si L.M., dhe tha se ai akuzohet për veprat penale, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi. “I pandehuri L.M. akuzohet se më 29 maj 2023, në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rrymat euroatlantike ftohin marrëdhëniet midis Moskës dhe Podgoricës

Parlamenti i Malit të Zi po përpiqet ta shfaqë “Rusinë si vend të djallëzuar” me “veprimet e veta antiruse”, ndërsa drejtuesit politikë malazezë po i rrisin tensionet dhe po e forcojnë statusin e “shtetit armik ndaj Moskës”, tha ambasadori rus në Podgoricë, Aleksandr Lukashik.

Evropaelire.org 

Katërshja e UÇK-së para vendimit që vulos përgjegjësinë historike 

Gjyqi i katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po i afrohet fundit, duke mbyllur një maratonë dyvjeçare dëshmish. Prokuroria dhe mbrojtja kanë ofruar dy narrativë të kundërt: një UÇK të strukturuar me zinxhir komandues dhe një forcë guerile pa hierarki të qartë. Ekspertët presin që aktgjykimi të shpallet në pranverë ose në fillim të verës, ndërsa faktorë vendimtarë do të jenë disa - nga sjellja e dëshmitarëve deri te koherenca e rrëfimeve.

Evropaelire.org 

Komisionarja Kos u kërkon vendeve të Ballkanit të punojnë më shumë në sigurimin e fondeve nga Plani i Rritjes

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përsëritur të premten në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, se Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj dhe që blloku evropian ka gabuar në të kaluarën që nuk ka punuar në këtë drejtim. “Shtëpia e juaj, Evropa po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës, ne vetëm duhet ta bëjmë këtë me procedurë institucionale”, ka thënë Kos, në një tryezë të përbashkët diskutimi mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe saj, lidhur me Planin e Rritjes së BE-së për këtë rajon. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tri dekada pas Marrëveshjes së Dejtonit, brezi i ri nën hijen e të ’90-tave

E lindur një vit pas marrëveshjes që i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, Ella Lubiq nga Mostari i përket një brezi që ka trashëguar pasojat e saj: shkollat e ndara, tensionet e vazhdueshme politike dhe traumat e prindërve. E rritur në këtë qytet, i cili gjatë viteve të luftës në të ’90-at ishte skenë e konflikteve të ashpra, Ella ka ndjekur shkolla që edhe sot i ndajnë nxënësit sipas përkatësisë etnike. “Na imponohej të përcaktoheshim për njërën apo tjetrën anë. Por, unë isha rebele dhe nuk pranoja... Читать дальше...