World News in Albanian
Март
2026

Новости за 13.03.2026

Evropaelire.org 

Sorensen do të pritet nga Kurti nesër në Prishtinë, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet të shtunën në mëngjes me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, dy ditë para se Ligji për të huajt dhe ai për automjetet të fillojë të zbatohet plotësisht. Zyra e Kurtit njoftoi se kryeministri do ta presë në kryeqytet Sorensenin për një takim në orën 8:30. Në një njoftim të shkurtër, ajo nuk dha hollësi për vizitën e Sorensenit e as për atë se çfarë do të bisedohet në këtë takim. Por, Radio... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE-ja thotë se Serbia duhet t’u shmanget varësive strategjike jashtë rrugës evropiane, pasi bleu raketa nga Kina

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbisë i kërkohet të bëjë zgjedhje të qarta strategjike në rrugën e saj evropiane, pasi Beogradi bleu raketa balistike supersonike nga Kina. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se “kjo përfshin shmangien e varësive strategjike që nuk janë në përputhje me këtë qëllim”. Zëdhënësi shtoi se “një rrugë e besueshme evropiane nënkupton përkushtim ndaj stabilitetit rajonal dhe një mirëkuptim të përbashkët për sfidat e sigurisë me të cilat përballet kontinenti ynë”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Presidenti izraelit kërkon që Irani “të goditet fort” teksa sulmet vazhdojnë në të dyja anët

Shkëmbimi i zjarrit ndërmjet Iranit dhe Izraelit vazhdoi edhe gjatë 12 marsit, teksa sulmet goditën edhe ndërtesa civile në pjesën qendrore të Izraelit, ndërsa ushtria e tij pohoi se ka goditur pika kontrolli të milicisë Basixh në Teheran. Presidenti izraelit, Isaac Herzog, i tha Radios Evropa e Lirë se vendi i tij synon të vazhdojë fushatën intensive për “heqjen e kapaciteteve [të Iranit]” për të zhvilluar luftë. (Përgatiti: Bujar Tërstena)

Evropaelire.org 

Bizneset numërojnë humbjet derisa liberalizimi i tregut të energjisë zgjerohet

Në qytetin e Ferizajt, në juglindje të Kosovës, fabrika e produkteve të pastrimit “Cadi Cleaning” është një nga kompanitë që po ndien drejtpërdrejt pasojat e ndryshimeve në tregun e energjisë. Me rreth 75 punëtorë dhe një pjesë të prodhimit të destinuar për eksport, kompania përfaqëson llojin e ndërmarrjeve prodhuese që janë shtyllë e sektorit privat në vend. Pronari i saj, Sadri Gashi, thotë se gjatë vitit të fundit, eksporti i produkteve të kompanisë ka rënë deri në 30 për qind - kryesisht për... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Shqipëria do të votojë për një rezolutë për ta shpallur Iranin shtet sponsor të terrorizmit, ndërsa Gardën Revolucionare dhe Hezbollahun, organizata terroriste, njoftoi të premten kryeministri i vendit, Edi Rama. Duke folur në një konferencë për gazetarë, Rama tha se vendimi do të merret javën e ardhshme. “Parlamenti i Shqipërisë do të ftohet ta votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën e Khomeiniste të Iranit - unë me gojë nuk e them dot islamike, sepse ajo nuk ka asnjë lidhje me islamin sipas... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Opozita e hapur për takime me Kurtin për çështjen e presidentit vetëm pas aktgjykimit të Kushtetueses

Opozita është shprehur e hapur të premten ndaj ftesës së kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar për të biseduar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por ka ngulur këmbë se takimet mund të zhvillohen vetëm pasi gjykata më e lartë e vendit ta nxjerrë aktgjykimin e saj mbi çështjen. Duke folur për media në një ngjarje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Kurti tha të premten se do ta ftojë opozitën për takime javën e ardhshme dhe e cilësoi si “të dëmshme dhe të gabuar” mungesën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova teston fatin e vet ndërkombëtar

Pa një kompromis të shpejtë, Kosova rrezikon të mbahet jashtë skenës ndërkombëtare. Analistët paralajmërojnë se kriza e re politike minon kredibilitetin e vendit te SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, duke kërcënuar ndihmat jetike, integrimin euro-atlantik dhe aftësitë e tij për të ndjekur prioritetet strategjike.

Evropaelire.org 

Arian Gashi zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori i shtetit Arian Gashi është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës të premten, duke e mposhtur prokurorin Milot Krasniqi. Gashi u zgjodh me katër vota për nga gjashtë të mundshme në një votim të fshehtë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial. Ndërsa, Dardan Vuniqi u emërua zëvendës i tij. Gashi e pason Ardian Hajdarajn në këtë post dhe do të jetë kryesues në dy vjetët e ardhshëm deri kur t’i mbarojë mandati pesëvjeçar si anëtar i Këshillit Prokurorial në janar 2028. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pse ishulli Harg është kyç për eksportet e naftës së Iranit?

Rreth 90 për qind e eksporteve të naftës së Iranit kalojnë përmes Hargut, një ishull i vogël në Gjirin Persik. Shtetet e Bashkuara raportohet se konsiderojnë marrjen nën kontroll të ishullit dhe qendrave të tij të naftës. Çfarë ndikimi mund të ketë e gjithë kjo? Shpjegojmë në pak minuta.

Evropaelire.org 

Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se pretendimet e autoriteteve serbe që po armatosen për t’u mbrojtur nga vendet fqinje nuk qëndrojnë, dhe me blerjet e fundit të armëve kineze ato po shpërfaqin tendencat e tyre hegjemoniste në raport me këto vende. Maqedonci i bëri këto deklarata pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur një ditë më parë se Serbia ka blerë raketa kineze “shkatërruese”. Bëhet fjalë për raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Serbia forcon arsenalin me raketa kineze me rreze të gjatë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Kroacia fqinje kërkoi reagim nga aleanca e NATO-s. Me këtë blerje, Serbia u bë vendi i parë, pas Pakistanit, që siguroi nga Kina raketa CM-400, me fuqi të madhe shkatërruese. Sipas regjistrave të armëve, të disponueshëm ndërkombëtarisht, është i vetmi vend në Evropë që i zotëron ato, ndërsa është i rrethuar nga shtete anëtare të NATO-s. Ky veprim “ndezi alarmin” në rajon, sepse objektivat e këtyre raketave... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë. Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që... Читать дальше...