World News in Albanian
Апрель
2026

Новости за 21.04.2026

Evropaelire.org 

Irani i pavendosur për pjesëmarrjen në bisedimet në Islamabad

Irani ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në bisedimet për paqe me Shtetet e Bashkuara në Islamabad, tha më 21 prill zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, pasi forcat amerikane morën një cisternë të madhe të naftës që po lundronte në det. Baqaei e quajti këtë veprim, si dhe sekuestrimin e mëhershëm të një anijeje mallrash, “pirateri në det dhe terrorizëm shtetëror”, duke thënë se kjo ngre dyshime për seriozitetin e Uashingtonit në lidhje me negociatat për t’i dhënë fund luftës që SHBA-ja... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin  

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai nuk dëshiron që të zgjasë armëpushimin e përkohshëm me Iranin, që skadon më 22 prill, teksa Uashingtoni po pret që të shohë nëse bisedimet me Teheranin do të zhvillohen. Duke folur në një intervistë telefonike për CNBC më 21 prill, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në një pozitë të fortë negociuese dhe se do të arrijnë atë që ai e quajti një “marrëveshje të shkëlqyer”, kur të dyja palët të takohen. Bisedimet pritej të mbaheshin më 21 prill, por Irani... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Policia në kërkim të një të dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Policia në Mal të Zi ka bërë të ditur se është duke bërë kërkime intensive për Vehid Muriqin (25 vjeç) nga Rozhaja, i cili dyshohet për kryerjen e një vrasjeje të trefishtë në Podgoricë. Tre trupa të pajetë janë gjetur mëngjesin e 21 prillit në një shtëpi në lagjen Aeroporti i Vjetër në Podgoricë, tha Policia përmes një njoftimi. Siç është bërë e ditur, zyrtarët policorë, në koordinim me Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, po ndërmarrin masa dhe veprime urgjente për lokalizimin dhe arrestimin e tij... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë për të

Në kohën kur Kosova përballet me sfida të shumta politike dhe institucionale, gara për postin e presidentit ka rikthyer në qendër të vëmendjes përplasjet mes tri forcave kryesore politike. Vetëm një javë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, vendi mbetet pa një marrëveshje, duke reflektuar jo vetëm mungesë kompromisi, por edhe një luftë më të thellë për ndikim politik. Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si partia në pushtet, dhe dy subjektet kryesore opozitare, Partia Demokratike... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në NATO bisedon me krerët në Kosovë për situatën e sigurisë

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, është takuar me udhëheqës të lartë shtetërorë në Kosovë, dhe me atë të misionit të KFOR-it, me të cilët ka biseduar për situatën e sigurisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me zyrtarin e lartë amerikan për mbështetjen e SHBA-së për vendin dhe për bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes trajnimeve dhe edukimeve, si dhe “rritjen e kapaciteteve mbrojtëse”. “Duke folur për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, kryeministri... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të kompensohen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e mundshme tarifore në faturimin e energjisë elektrike, përkatësisht nga problemet e mundshme me njehsorët elektrikë në Kosovë. Përveç konsumatorëve, njehsorët e të cilëve janë verifikuar se kanë pasur pasaktësi, edhe konsumatorët e tjerë që dyshojnë se mund të jenë prekur nga këto pasaktësi kanë të drejtë të paraqesin ankesë, thanë për Radion Evropa e Lirë nga ky rregullator. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kurti: Oferta jonë është shumë gjeneroze, por opozita s’është e interesuar që të zhbllokojë procesin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se oferta që ai u ka bërë dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në këmbim të zgjedhjes së presidentit të ri është “shumë gjeneroze”. Por, sipas tij, këto parti nuk janë të interesuara që ta zhbllokojnë procesin. Një ditë më herët, LVV-ja dhe LDK-ja, pas një takimi të zhvilluar, nuk arritën një marrëveshje për çështjen e presidentit, teksa... Читать дальше...

Evropaelire.org 

“Bijat Vetësakrifikuese të Iranit” – nxitja e re që iranianet të përfshihen në militantizëm

Aktivistja iraniane për të drejtat e grave, Mansoureh Shojaee, thotë për Radion Farda, shërbimin në gjuhën persiane të Radios Evropa e Lirë, se regjimi i Iranit po i detyron gratë të përfshihen në militantizëm “të nxitur nga hakmarrja”, teksa vendi është në luftë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Në disa video të publikuara nga media proqeveritare shihen turma grash iraniane me armë, flamuj dhe fëmijë, në tubimin e titulluar “Bijat Vetësakrifikuese të Iranit”, ku u panë edhe armë ngjyrë rozë. (Përgatitën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Opozita dhe Qeveria përplasen për gjendjen në sektorin e energjisë

Ligjvënësit në Kosovë janë duke debatuar për gjendjen në sektorin e energjisë në vend, në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga 42 deputetë të martën, mes shqetësimeve për çmimin e lartë të rrymës, mungesën e prodhimit dhe dyshimeve për manipulime me faturim. Deputetë opozitarë e akuzuan Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për, siç thanë, gjendjen e rënduar në sektorin e energjisë, akuza që u hodhën poshtë nga ministrat e Kurtit. Deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kokalla me 30 vjet

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar të martën me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023. Në fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj tyre, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për ta, duke pretenduar se vrasja e 30-vjeçares, bashkëshorte e Murselit, ishte kryer në mënyrë të planifikuar. Duke kundërshtuar akuzat e Prokurorisë, avokatët e të akuzuarve thanë se nuk ka prova të drejtpërdrejta se Murseli... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën?

Dhuna me bazë gjinore, thirrjet raciste, sulmet ndaj gazetarëve dhe mungesa e ligjit për bashkësi civil mes personave të gjinisë të njëjtë vlerësohen si ngecjet për Kosovën në raportin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut të organizatës Amnesty International të publikuar më 21 prill. Ndërkaq, zhvillim pozitiv është vlerësuar shfuqizimin i një ligji për rregullatorin e mediave. Në raportin vjetor, kjo organizatë për të drejtat e njeriut tha se bota është në prag të një epoke të re të rrezikshme,... Читать дальше...