World News in Albanian

Vriten dy ushtarë iranianë afër kufirit me Turqinë

Televizioni shtetëror iranian raportoi se dy anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit u vranë gjatë një përleshje me militantët e armatosur, në pjesën veriperëndimore të vendit.


Incidenti ndodhi në rajonin e Makus, në provincën e Azerbajxhanit perëndimor, në kufi me Turqinë dhe gjithashtu afër rajonit të Kurdistanit irakian.


Guvernatori i Makus, Hassan Abbasi tha për mediat iraniane, se dy oficerë të  u vranë dhe një tjetër ushtar u plagos.


Në muajt e fundit ka pasur përleshje të shumta në Iranin perëndimor afër kufijve me Irakun dhe Turqinë, midis grupeve të armatosura dhe forcave iraniane.


Në shumicën e rasteve grupet e armatosura janë kryengritës kurdë me baza në Irak.


Disa kërkojnë pavarësi për rajonet me popullsi kurde të Iranit.

Читайте на сайте