World News in Albanian

Kryeministri indian mbron vendimin për Kashmirin

Kryeministri indian, Narendra Modi është paraqitur në median shtetërore për të mbrojtur vendimin e tij kontravers për t’i tërhequr statusin special, pjesës së Kashmirit që administrohet nga India.


Modi ka thënë se është duke nisur “epokë e re” për këtë rajon.


Kjo zonë është bllokuar nga nata e së dielës, duke përfshirë ndërprerje të linjave telefonike dhe atyre të internetit, si masë parandaluese për ndonjë pëshkallëzim të situatës.


Kjo pasi, si India ashtu edhe Pakistani kanë pretendime për rajonin e Himalajeve.


Ky ka qenë adresimi i parë i Modit, prej kur është bërë e ditur të hënën se Parlamenti Indian ka anuluar Artikullin 370 nga Kushtetuta, që i garantonte Kashmirit një status special.


Modi i ka bërë këto deklarata në një transmetim në radio dhe televizion, pasi këto janë platformat e vetme që janë duke funksionuar aktualisht për banorët e Kashmirit.


Fjalimi i Modit ka ardhur në një kohë të paqëndueshme. Ndonëse disa indianë kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë Indiane, të tjerë kanë thënë se ky veprim është jokushtetues.

Читайте на сайте