Exit pollet: Fitore e bindshme e Konservatorëve britanikë
Exit pollet në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson do të fitojë shumicën në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën të enjten.
Sipas anketave të kryera nga BBC, ITV dhe Sky News, Konservatorët do të fitojnë 368 ligjvënës - 50 më shumë se në zgjedhjet e vitit 2017.
Po sipas tyre, Partia Laburiste do të ketë 191, Partia Kombëtare e Skocisë 55 dhe Liberal-Demokratët 13.
Exit pollet bazohen në mbi 22,000 intervista në 144 vendvotime.
Në vitet e fundit, rezultatet e tilla paraprake kanë dalë të jenë relativisht të sakta.
Në zgjedhjet e dy vjetëve më parë, ato kanë treguar se asnjëra parti nuk do të ketë shumicën që të formojë e vetme qeverinë. Në zgjedhjet e vitit 2015, ndërkaq, kanë parashikuar fitoren e Konservatorëve.
Kryeministri Johnson u tha anëtarëve të partisë së tij përmes një emaili që “të shijojnë fitoren” pas shpalljes së rezultateve paraprake.
“Ju e keni fuqizuar këtë fushatë. Nuk do ta kishim arritur këtë pa ju", tha Johnson.
Nëse rezultatet konfirmohen, kjo do të jetë fitorja më e madhe e Konservatorëve qysh në vitin 1987 dhe rezultati më i keq i Laburistëve qysh më 1935, pasi këta të fundit mund të humbasin 71 vende.
Këto janë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar në më pak se pesë vjet.
Qytetarët britanikë votuan të enjten nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 22:00, sipas kohës lokale.
Brexit-i në qendër të vëmendjes
Fushatën parazgjedhore e ka dominuar Brexit-i, apo vendimi i Britanisë për të dalë nga Bashkimi Evropian.
Johnson është përqendruar në një mesazh të vetëm: “Përfundojeni Brexit-in”, duke premtuar se Britania do të jetë jashtë BE-së deri më 31 janar të vitit 2020, nëse ai e fiton shumicën.
Qytetarët britanikë kanë votuar për Brexit-in në një referendum në vitin 2016, por realizimi i procesit është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve politike në Britani.
Rivali kryesor i Johnsonit, udhëheqësi i Laburistëve, Jeremy Corbyn, u ka premtuar votuesve referendum të ri, duke zgjedhur midis mundësisë së rinegocimit të marrëveshjes për Brexit ose mundësisë për të mbetur në BE.
Megjithatë, premtim kryesor i Corbynit ka qenë përfundimi i masave të kursimeve dhe rritja e shpenzimeve për shërbimet publike dhe Shërbimin Kombëtar të Shëndetit.
Liberal-Demokratët kanë premtuar anulimin e Brexit-it, nëse udhëheqësja e tyre, Jo Swinson, do të bëhej kryeministre.
Partia Kombëtare Skoceze ka thënë se votimi për të do të ishte në të vërtetë mandat për një referendum të dytë të pavarësisë.
Si zgjidhet kryeministri?
Parlamenti britanik përbëhet prej 650 ligjvënësish dhe kur një parti fiton më shumë se gjysmën e tyre, ajo formon qeverinë dhe udhëheqësi i saj bëhet kryeministër.
Për dekada, qeveritë e tilla të shumicës ishin rezultati më i zakonshëm. Por, kjo ka ndodhur vetëm një herë në tri palë zgjedhjet e kaluara.
Dy rastet e tjera kanë prodhuar "parlamente të varura", me asnjë parti mjaftueshëm të fuqishme sa për të qeverisur e vetme.
Në të tilla raste, partia më e madhe zakonisht ka mundësinë e parë për të mbledhur shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë.
Rezultati i parë zyrtar i zgjedhjeve të 12 dhjetorit pritet të premten herët.
Përgatiti: Valona Tela