World News in Albanian

Vuçiq: Pres që problemi i taksës të zgjidhet me formimin e Qeverisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk beson se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina do të mbijetojë dhe shtoi se një pjesë e këtij problemi do të zgjidhet pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

 

"Besoj se (taksa) është e paqëndrueshme dhe se, me formimin e qeverisë në Prishtinë, një pjesë e problemit do të zgjidhet. Kushdo që e formon qeverinë... Është e qartë se pa Listën Serbe ajo nuk do të bëhet dhe heqja e taksës do të jetë një nga kërkesat kryesore të Listës Serbe", tha Vuçiq, duke iu referuar subjektit politik të serbëve të Kosovës.


Vuçiq i bëri komentet në Davos të Zvicrës, ku po i zhvillon punimet Forumi Ekonomik Botëror. 


Autoritetet e Kosovës u kanë vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja në fund të vitit 2018.


Me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e saj, ajo vazhdon të mbetet në fuqi.


Si pasojë e saj është ndërprerë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.


Vuçiq po ashtu tha se nuk ka pasur "takim të afërt" me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Davos, porse të dy ata morën pjesë në një tubim joformal.


Lexoni edhe këto:



Taksa dhe tregu me karakter etnik në Kosovë
Përfitimet e Maqedonisë së Veriut nga taksa 100 për qind

Читайте на сайте