World News in Albanian

Stuhi vdekjeprurëse në Spanjë, kërcënon edhe Francën

Stuhia e fuqishme Gloria, që përfshiu të hënën pjesën më të madhe të Spanjës lindore, shkaktoi vdekjen e së paku katër personave.


Rajonet përreth Valencias dhe Ishujve Balearik u goditën më së keqi, me përmbytje të mëdha dhe erëra të forta.


Mbi 30 provinca në Spanjë u vunë në gjendje të gatishmërisë.


Autoritetet thanë se një person humbi jetën në provincën Avila, pasi u godit nga tjegulla që fluturonin.


Një grua e pastrehë u ngri për vdekje pranë Valencias, një viktimë u regjistrua në rajonin Asturias dhe një në qytetin Moiksent.


Stuhia më vonë lëvizi në jug të Francës, ku mediat lokale cituan parashikues të motit duke thënë se ajo është më e keqja në rajon që nga viti 1982.


Spanja dhe Franca u goditën nga përmbytje të mëdha edhe në tetor të vitit të kaluar.

Читайте на сайте