World News in Albanian

Tre të infektuar dhe një i vdekur nga COVID-19 në Kroaci

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë konfirmuar tre raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.


Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 2.337.


Prej tyre, 1.978 pacientë janë shëruar.


Autoritetet shëndetësore njoftuan edhe për një rast të vdekjes nga sëmundja, duke e çuar numrin e viktimave në 97.


Kroacia, duke filluar nga mesi i javës tjetër do të bëj më shumë lehtësime në masat e izolimit.


Nga 27 maji, është planifikuar që në ambiente të mbyllura të lejohen tubimet e 100 personave, ndërkaq në ato të hapura deri në 300.



Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

Читайте на сайте