World News in Albanian

Kosova regjistron nëntë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi më 21 dhjetor se janë regjistruar nëntë raste të reja me koronavirus.


Rastet e reja dolën pas testimit të 1,802 mostrave.


Në njoftim thuhet se në 24 orët paraprake janë shëruar edhe gjashtë pacientë. Ndërkaq, raste aktive janë 314.


Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake autoritetet kanë administruar 2,096 doza të vaksinave kundër koronavirusit.


Prej fundit të marsit – kur nisi fushata e imunizimit – e deri më 21 dhjetor, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 777,730 qytetarë.


Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët nga mosha 12-vjeçare dhe mund të marrin vaksinën e AstraZenecas apo të Pfizerit.


Ndërkaq, që prej fillimit të dhjetorit, personat mbi 18 vjeç mund të marrin edhe dozat përforcuese dhe ato të treta të vaksinës.

Читайте на сайте