World News in Albanian

Kromozomi i dashurisë

Në Prishtinë janë organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar 21 Marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down. Ndër tjerash është organizuar shitja e produkteve të punuara nga anëtarët me sindromë Down në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Ndërsa në mesditë është mbajtur edhe marshi “Ec me këpucët e mia”, ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Aktivitetet kishin për qëllim të ngrenë vetëdijen e qytetarëve për nevojat dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down.

​(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Читайте на сайте