Bosnje e Hercegovina planifikon të porosisë vaksina kundër koronavirusit nga Kina dhe Rusia, nga frika se dërgesat e porositura përmes skemës COVAX dhe Bashkimit Evropian do të arrijnë vonë.
COVAX është program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit edhe në vende më të varfra.
Imunizimi në Ballkanin Perëndimor ka nisur në Serbi - vendin që i ka porositur direkt vaksinat Pfizer/BioNTech nga Evropa/SHBA-ja, Sputnik V nga Rusia dhe Sinopharm nga Kina. Читать дальше...