Rrugët që mbeten në ndërtim e sipër
Gati në çdo anë të Kosovës, shumë rrugë magjistrale janë në ndërtim e sipër prej vitesh. Ndonëse të parapara për të lidhur qytete nga njëri cep në tjetrin, shumë prej tyre mbeten pa u përfunduar, duke lënë pas pluhur, gropa e vështirësi të tjera në qarkullim.