Trajneri i ekipit Portland Trail Blazers në NBA, Chauncey Billups, dhe basketbollisti i Miami Heat, Terry Rozier, u arrestuan më 23 tetor pasi dyshohen për përfshirje në baste të paligjshme, thanë zyrtarët amerikanë.
Billups, ish-lojtar i Detroit Pistons dhe anëtar i “Hall of Fame” të Shoqatës Kombëtare amerikane të Basketbollit (NBA), u arrestua në lidhje me lojëra të paligjshme dhe të manipuluara të pokerit, që dyshohet se janë të lidhura me familje mafioze, bëri të ditur drejtori i FBI-së, Kash Patel. Читать дальше...