World News in Albanian

Three Billboards Outside Ebbing fituesi kryesor në Golden Globes

Filmi, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri, ka qenë fituesi i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Golden Globes.


Filmi i kategorisë dramë-krim që flet për një grua, e cila kërkon të hakmerret për vajzën e saj të vrarë në një qytet të vogël, ka fituar katër çmime në Los Anxhelos, duke përfshirë edhe çmimin e madh për dramën më të mirë.


Në këtë garë ishin edhe filmat, Call Me by Your Name, Dunkirk, The Post dhe The Shape of Water.


Tema kryesore e natës ishte fuqizimi i grave. Gati të gjitha pjesëmarrëset ishin të veshura në të zezë për të shfaqur mbështetje për viktimat e ngacmimeve seksuale.


Ylli i filmit dhe televizionit, Oprah Winfrey ka qenë gruaja e parë me ngjyrë që ka ftuar çmimin Golden Globe për arritje jetësore.


Ajo ka dhënë më pas një fjalim në mbështetje të të gjitha grave që u janë ekspozuar sjelljeve të këqija seksuale në industrinë e argëtimit dhe kudo tjetër.

Читайте на сайте