World News in Albanian

Fqinjët e Afganistanit premtojnë bashkëpunim për siguri

Misioni i NATO-s në Afganistan ka thënë se shefat e ushtrisë regjionale kanë premtuar bashkëpunim në luftimin e terrorizmit dhe drogës gjatë konferencës dy-ditore të mbajtur në Kabul.


Zëdhënësi i misionit, kapiteni, Tom Gresback, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se zyrtarët e mbrojtjes nga 12 shtete kanë “rikthesur përkushtimin e tyre në luftimin e terrorizmit në rajon dhe kanë diskutuar mënyra për të punuar së bashku lidhur me çështjet e narkotikëve dhe shqetësime tjera”.


Disa nga vendet pjesëmarrëse kanë qenë, Afganistani, Kazakistani, Kirgizia, Pakistani, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Shtetet e Bashkuara.


“Ne kemi interes të përbashkët që Afganistani të mos jetë më kurrë strehë e sigurt për terrorizmin”, ka thënë komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali, John Nicholson. 


“Nuk do të ketë streha të sigurta për asnjë grup terrorist”, ka thënë ai.


“Ne do të vazhdojmë t’i sulmojmë kudo që i gjejmë. Do të vazhdojmë kërkimin brenda këtij shteti”, ka deklaraur Nicholson.


Në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë edhe shefi i komadës qendrore amerikane, (CENTCOM), gjenerali Joseph Votel, komandati i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali John Nicholson dhe shefi i stafit të ushtrisë së Pakistanit, gjenerali Qamar Javed Bajwa.


Pakistani është duke u përballur me presion në rritje nga zyrtarët afganë dhe ata amerikanë për të marrë hapa kundër militantëve që veprojnë në këtë shtet.


Islamanbadi kundërshton strehimin e grupeve militante që kryejnë sulme në Afganistan.


“Unë besoj se në fund Pakistan do të përkulet para presionit ndërkombëtar dhe do t’i bashkohet luftës kundër terrorizmit”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë afgane të Mbrotjes, Daulat Waziri. 


Në anën tjetër në Bruksel, ambasadori amerikan në NATO i ka bërë thirrje Pakistanit, “të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për të ndaluar aktivitetet e talibanëve”.


Qeveria e Kabulit e mbështetur nga Perëndimi është përballur konflikte me talibanët dhe grupe të tjera militante prej tërheqjes së shumicës së trupave të NATO-s më 2014.

Читайте на сайте