World News in Albanian
Февраль
2018

Новости за 14.02.2018

Evropaelire.org 

Dhjetëra të vdekur pas sulmit në një shkollë në Florida

Të paktën 17 persona janë vrarë pas sulmit me armë zjarri në shkollën Stoneman Douglas në Parkland, Florida. I dyshuari, i akuzuar për kryerjen e sulmit të përgjakshëm është emëruar nga mediat amerikane si Nicolas Cruz, 19 vjeçar. Polica ka njoftuar se Cruz ka qenë më parë nxënës i shkollës, i  cili ishte përjashtuar. Sulmuesi është në paraburgim. Është raportuar se i njëjti ka lëshuar alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos në shkollë para se të niste të shtënat, kanë thënë zyrtarë të zbatimit të ligjit për CBS News. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shtatëmbëdhjetë të vdekur pas sulmit në një shkollë në Florida

Të paktën 17 persona janë vrarë pas sulmit me armë zjarri në shkollën Stoneman Douglas në Parkland, Florida. I dyshuari, i akuzuar për kryerjen e sulmit të përgjakshëm është emëruar nga mediat amerikane si Nicolas Cruz, 19 vjeçar. Polica ka njoftuar se Cruz ka qenë më parë nxënës i shkollës, i  cili ishte përjashtuar. Sulmuesi është në paraburgim. Është raportuar se i njëjti ka lëshuar alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos në shkollë para se të niste të shtënat, kanë thënë zyrtarë të zbatimit të ligjit për CBS News. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shtatëmbëdhjetë të vdekur nga sulmi në një shkollë në Florida

Të paktën 17 persona janë vrarë në sulm me armë zjarri në shkollën Stoneman Douglas në Parkland, Florida. I dyshuari, i akuzuar për kryerjen e sulmit të përgjakshëm është emëruar nga mediat amerikane si Nicolas Cruz, 19 vjeçar. Polica ka njoftuar se Cruz ka qenë më parë nxënës i shkollës, i  cili ishte përjashtuar. Sulmuesi është në paraburgim. Është raportuar se i njëjti ka lëshuar alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos në shkollë para se të niste të shtënat, kanë thënë zyrtarë të zbatimit të ligjit për CBS News. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Të paktën 14 viktima pas sulmit në një shkollë në Florida

Zyra e sherifit Broward ka njoftuar për të paktën 14 viktima pas të shtënave me armë zjarri në shkollën Stoneman Douglas në Florida. Kjo zyrë ka njoftuar se sulmuesi është në paraburgim, mirëpo ngjarja është ende në zhvillim. Një bashkëpunëtor lokal i Fox News ka raportuar se janë parë disa persona duke u trajtuar jashtë objektit të shkollës nga lëndimet e marra. Në një video nga helikopteri është parë se policia e armatosur ka rrethuar zonën e ndërtesës. Disa pamje nga vendi i ngjarjes... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gabriel: Njohja e Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Njohja e Kosovës mbetet kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, deklaroi të mërkurën në Prishtinë, ministri i punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Këto komente ai i bëri gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi që zhvilluan paraprakisht. "Nëse Serbia dëshiron të lëvizë përpara drejt Bashkimit Evropian, respektimi i ligjit është kushti kryesor, mirëpo edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës. Ky është një kusht qëndror për ta marrë rrugën drejt BE-së”, tha Gabriel. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Donatorët globalë premtojnë 30 miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut

Donatorët globalë kanë premtuar 30 miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut, në ditën e fundit të konferencës ndërkombëtare të mbajtur në Kuvajt. Shifra është larg prej shumës 88.2 miliardë dollarë që është përmendur fillimisht nga zyrtarët irakianë, si shifër e nevojshme për të rindërshtuar shtetin. Mirëpo edhe shuma e premtuar i mundëson Bagdadit të nisë punën për rindërtim pasi disa vitesh luftë. Iraku ka shpallur fitoren në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik pas tri vitesh luftë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Haradinaj dhe Markoviq flasin për Demarkacionin

Kryeministri i Malit të Zi është takuar sot në Prishtinë, me homologun e tij, Ramush Haradinaj. Dy kryeministrat kanë biseduar për Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes dy vendeve.

Evropaelire.org 

Trump propozon drejtorin e ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përzgjedhur gjeneralin Paul Nakasone si drejtorin e ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe të Komandës amerikane të Kibernetikës. Këshilltari i presidentit Trump për kibernetikë, Rob Joyce, ka njoftuar për emërimin e Nakasone duke lavdëruar përvojën e tij në aspektin kibernetik. Nëse konfirmohet nga Senati, Nakasone do të jetë në një prej posteve më të larta të inteligjencës amerikane. Ai udhëheq aktualisht Komandën ushtarake për kibernetikë në SHBA. ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Macron: Sistemi i raketave në Iran duhet të jetë "nën vëzhgim"

Programi i raketave balistike duhet të jetë nën vëzhgim ndërkombëtar, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron duke kërkuar ashpërsimin e qasjes ndaj Iranit derisa kërkohet ruajtja e marrëveshjes bërthamore, të cilën presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do ta prishë. Me marrëveshjen e vitit 2015, kërkohet ndalimi i programit bërthamor të Iranit, mirëpo presidenti amerikan, Trump ka caktuar 12 majin si afatin e fundit për të rishikuar marrëveshjen. Macron ka thënë se Franca si... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Saakashvili arrin në vendlindjen e gruas së tij

Mikheil Saakashvili ka arritur në Holandë në vendlindjen e gruas së tij, pasi është dëbuar nga Ukraina në Poloni. I pyetur gjatë ditës së sotme se sa gjatë planifikon të qëndrojë në Holandë, Saakashvili ka thënë se “do ta shohim. Mirëpo varet nga kushtet, unë jam këtu për shkak të asaj çfarë ka ndodhur në Ukrainë”. “Sidoqoftë ky është një vend të cilin unë e vizitoj zakonisht”, i ka thënë ai transmetuesit kombëtar holandez, NOS. Përmes një postimi në Facebook, Saakashvili ka thënë se ka pranuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thaçi kritikon sërish Gjykatën Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “padrejtësi historike” dhe ka thënë se qeveria e ka pranuar atë pa dëshirë si “çmim për lirinë e saj”. Në një intervistë për Associated Press, pak ditë para shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti ka kritikuar gjykatën me seli në Holandë, duke thënë se e njëjta është e ngjashme me krijimin e ndonjë gjykate që do të gjykonte hebrenjtë që janë përndjekur nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore. “Kosova ka... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Fqinjët e Afganistanit premtojnë bashkëpunim për siguri

Misioni i NATO-s në Afganistan ka thënë se shefat e ushtrisë regjionale kanë premtuar bashkëpunim në luftimin e terrorizmit dhe drogës gjatë konferencës dy-ditore të mbajtur në Kabul. Zëdhënësi i misionit, kapiteni, Tom Gresback, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se zyrtarët e mbrojtjes nga 12 shtete kanë “rikthesur përkushtimin e tyre në luftimin e terrorizmit në rajon dhe kanë diskutuar mënyra për të punuar së bashku lidhur me çështjet e narkotikëve dhe shqetësime tjera”. Disa nga vendet pjesëmarrëse kanë qenë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Irani kërkon investime indiane pavarësisht presionit amerikan

Presidenti iranian, Hassan Rohani synon të kërkojë miliarda dollarë nga investitorët indianë gjatë një vizite në Nju Delhi. Kjo vizitë do të realizohet në mesin e presionit amerikan për të shqyrtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe ri-vënies së sanksioneve ndaj Iranit. India është duke tentuar të zhvillojë portin Chabahar në bregun lindor të Iranit si një mënyrë për të fitur qasje në tregun e Azisë Qendrore, duke arritur deri në Afganistan. Mirëpo hapa të tillë janë ngadalësuar pas... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Markoviq arrin në Prishtinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka arritur në Kosovë, për vizitë dy ditore. Në aeroportin e Prishtinës, kryeministrin Markoviq e ka pritur zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj. Qeveria e Kosovës ka organizuar pritje me nderime shtetërore për kryeministrin Markoviq. Delegacionin e qeverisë së Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Markoviq e ka pritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj. Rreth orës 18 pritet që të dy kryeministrat të mbajnë konferencë për medie.

Evropaelire.org 

Danielsson: Liberalizimi i vizave, kur Kosova t’i plotësojë kriteret

Komisioni Evropian do t’u rekomandojë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian liberalizimin e vizave për Kosovën, në momentin kur Kosova t’i përmbushë edhe dy kriteret e fundit, ka deklaruar sot në Prishtinë, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson. Ai, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting, po qëndrojnë në Prishtinë, me ç’rast janë pritur nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ministrja e Integrimeve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjithçka gati për festën e pavarësisë

Përgatitjet për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës kanë filluar me aktivitete të ndryshme. Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë, i cili funksionon nën patronatin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraparë që nga 8 deri më 17 shkurt, të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike nëpër komunat e Kosovë, përfshirë edhe kryeqytetin, Prishtinën. Adil Behramaj, nga Këshilli Organizativ, ka thënë se ditë më parë, sheshet në kryeqytet janë dekoruar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA: Tre vetë janë plagosur afër selisë së NSA-së

Një person i dyshuar është arrestuar, pasi tre vetë janë qëlluar me armë dhe plagosur afër selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) së Shteteve të Bashkuara në Merlind, kanë raportuar mediat lokale. Sot më herët, policia tha se ishte duke u përgjigjur ndaj një incidenti me “të shtëna të mundshme”. Thuhet se një autostradë e afërt është mbyllur në të dy drejtimet për shkak të hetimeve. Duket se një makinë është përplasur në barrierën e betonit që e rrethon selinë, ndërsa vrimat e plumbave... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ponomaryov: Putin personalisht ka urdhëruar aneksimin e Krimesë

Ish-ligjvënësi rus, Ilya Ponomaryov, ka dëshmuar në një gjykatë në Kiev të Ukrainës, me ç’rast tha se presidenti rus, Vladimir Putin, personalisht ka urdhëruar aneksimin e Krimesë së Ukrainës, në vitin 2014. Duke folur në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, zoti Ponomaryov tha sot se “e dinë me siguri” se Putin ka kërkuar marrjen e Krimesë në Ukrainë. Atëherë, Viktor Yanukovich, që ishte aleat i Rusisë, fluturoi nga Ukraina në Rusi, për shkak të protestave masive proevropiane... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Me cilin flamur?

Polemikat dhe debatet rreth simboleve shtetërore të Kosovës po vazhdojnë 10 vjet pas pavarësisë. Debatet janë shtuar sidomos pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që flamurin kombëtar shqiptar, të vendosur në njërën nga pjesët hyrëse, të njohur si rreth i Prishtinës, ta zëvendësojë me flamurin e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të martën dha urdhër që flamuri shtetëror të vendoset në hyrje të Prishtinës, aty ku tani e sa kohë nga pushteti lokal ishte vendosur flamuri kombëtar shqiptar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tillerson: Irani t’i tërheq forcat “destabilizuese” nga Siria

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, e ka përsëritur thirrjen amerikane që Irani t’i tërheq forcat nga Siria, duke thënë se prania ushtarake e tij po e destabilizon rajonin. “Ne jemi mjaft të shqetësuar për incidentin aktual me involvimin e kapaciteteve të Izraelit dhe Iranit brenda në Siri. Mendoj se kjo përsëri ilustron se përse prania e Iranit në Siri është vetëm duke e destabilizuar rajonin”, tha sot Tillerson në një konferencë për gazetarë në Aman të Jordanisë. Duke folur së bashku me minsitrin e jashtëm të Jordanisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbyllen xhirollogaritë e FIDE-s për shkak të sanksioneve

Organizata ndërkombëtare e shahut, e njohur me shkurtesën FIDE, ka njoftuar se veprimet e saj financiare janë ndalur për shkak të akuzave se presidenti i saj, Kirsan Ilyumzhinov, ka lehtësuar transakcione për qeverinë e Sirisë. Federata Borërore e Shahut (FIDE) me seli në Lozanë të Zvicrës, tha dje se Banka zvicerane UBS i ka mbyllur xhirollogaritë e saj, para më tepër se dy vite, pasi presidenti i FIDE-s, Kirsan Ilyumzhinpv, i cili është një milionar rus, ishte përfshirë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mattis nuk ka njohuri për vrasjen e mercenarëve rusë nga amerikanët

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, thotë se nuk ka njohuri se nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara janë vrarë dhjetëra ushtarë mercenarë rusë në Siri, megjithqë ai ka parë raporte në media për vrasjet e këtilla. Pentagoni tha se nga sulmet në Deir al-Zor të Sirisë, javën e kaluar, janë sulmuar trupat qeveritare të Sirisë, që e kishin sulmuar një bazë të forcave amerikane dhe atyre opozitare siriane, duke i vrarë afro 100 sulmues. “Kjo tash po raportohet në shtyp”, tha Mattis dhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Përgatitjet për 10-vjetorin e pavarësisë

Kosova po përgatitet për të shënuar 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Sheshet në kryeqytet janë dekoruar, ndërkaq, janë duke u zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme për të shënuar jubileun e pavarësisë. (Video: Bujar Tërstena)

Evropaelire.org 

Pakistan: Nga sulmi i talibanëve janë vrarë katër ushtarë

Zyrtarët e Pakistanit thonë se personat e armatosur i kanë vrarë sot katër pjesëtarë të njësiteve paraushtarake në pjesën jugperëndimore të qytetit Kueta, gjatë një pritjeje, për të cilën përgjegjësinë e kanë marrë talibanët. Policia tha se anëtarët e njësiteve kufitare ishin në një patrullë në Kueta, kur ata janë qëlluar nga persona të armatosur. Një zyrtar i lartë i forcës paraushtarake, Frontier Coprs, e ka konfirmuar sulmin dhe numrin e të vrarëve. Grupi Tehrik-e Taliban Pakistan, që është i ndaluar në këtë vend... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rita Ora vjen në Prishtinë për 10-vjetorin e pavarësisë

Këngëtarja më famë botërore, Rita Ora do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Pjesëmarrjen e yllit botëror të pop muzikës, me prejardhje nga Kosova, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00 para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora” ka thënë Behramaj. Читать дальше...