World News in Albanian

Markoviq arrin në Prishtinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka arritur në Kosovë, për vizitë dy ditore.


Në aeroportin e Prishtinës, kryeministrin Markoviq e ka pritur zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.


Qeveria e Kosovës ka organizuar pritje me nderime shtetërore për kryeministrin Markoviq.


Delegacionin e qeverisë së Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Markoviq e ka pritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj.


Rreth orës 18 pritet që të dy kryeministrat të mbajnë konferencë për medie.

Читайте на сайте