World News in Albanian

Shpërthim afër ambasadës së SHBA-së në Pekin

Policia në Pekin tha se një person ka shpërthyer një pajisje të vogël jashtë ambasadës amerikane në kryeqytetin kinez.


I dyshuari u identifikua me mbiemrin Jiang, 26 vjeç.


Në incident u plagos vetëm ai.


Një zëdhënës i ambasadës tha se shpërthimi ka ndodhur të enjten, rreth orës 1:00 pasdite, sipas kohës lokale.


Një video e postuar në media sociale tregoi një kordon të policisë dhe tym në ajër, pranë kompleksit diplomatik.


 

Читайте на сайте