World News in Albanian
Июль
2018

Новости за 26.07.2018

Evropaelire.org 

Tre ditë zie për Adem Demaçin

Në nderim të figurës së veprimtarit të njohur politik, Adem Demaçi, i cili të enjten ka ndërruar jetë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shpallur tri ditë zie në Kosovë, përkatësisht ditën e premte, të shtunë dhe të diel. Gjatë këtyre ditëve të zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore brenda dhe jashtë vendit. Udhëheqësit më të lartëtë institucioneve të Kosovës kanë vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të njohur politik Adem Demaçi. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjermani: Arrestohen 12 sirianë për tentim vrasje

Prokurorët gjermanë kanë bërë të ditur se 12 sirianë janë arrestuar me dyshimin për vrasje në tentativë të një 19 vjeçari, i cili u plagos me thikë dy muaj më parë. Prokurorët në qytetin perëndimor të Essen kanë thënë se sulmi ishte dukshëm i nxitur nga marrëdhënia e të riut me një vajzë 19 vjeçare siriane e cila ishte gruaja e njërit nga të dyshuarit. Kryeprokurorja Birgit Juergens ka thënë se në mesin e të arrestuarve janë edhe prindërit e njërit nga të dyshuarve. Ajo tha se të dyshuarit kishin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kuvendit i prezantohet rezoluta e opozitës për dialogun

Në Kuvendin e Kosovës, opozita ka prezantuar një rezolutë në lidhje me dialogun politik me Beogradin që po zhvillohet në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Rezoluta e propozuar nga Partia Socialdemokrate, mes tjerash kërkon që Kuvendi të merr rolin udhëheqës në bisedime me Serbinë, duke ia kontestuar rolin aktual presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë debatit, partitë në pushtet kanë kërkuar nga opozita që në vend të kritikave të përfshihen në një ekip gjithëpërfshirës dhe të bëhen pjesë e dialogut. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ndërron jetë Adem Demaçi

Në moshën 82 vjeç, të enjten, ka ndërruar jetë Adem Demaçi, veprimtar politik  nga Kosova. Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë seancës së që po zhvillohej, të enjten pasdite. “Mësuesi ynë i madh, burri i madh i këtij vendi, i cili ia dha Kosovës 28 vjet të tij nëpër kazamatet e Jugosllavisë, ka ndërruar jetë. Ai është ndarë sot nga ne fizikisht, por jeta dhe vepra e tij do të lartësohen për aq kohë sa kombi shqiptar dhe shqiptarët në përgjithësi do të kenë jetë”, ka thënë Haliti. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Brnabiq: Është e rëndësishme që KFOR të mbetet në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka thënë se ruajtja e stabilitetit në Kosovë është prioritet kyç dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme se misioni i KFOR-it të mbetet në Kosovë, bën të ditur qeveria serbe. Brnabiq në bisedë me senatorin amerikan Ron Johnson, e ka falëndëruar atë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në procesin e integrimit evropian të Serbisë. Johnson tha se Serbia dhe Ballkani Perëndimor janë të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë proceset e reformave në rajon.

Evropaelire.org 

Mjekëve britanik u lejohet të përshkruajnë barëra me kanabis

Mjekëve britanik ligjërisht do tu lejohet të përshkruajnë barëra me kanabis për trajtim, bëri të ditur qeveria britaneze duke këmbëngulur se ky nuk është një hap drejtë legalizimit të përdorimit rekreativ. Sekretari për Punë të brendshme në Britani të madhe, Sajid Javid ka vendosur që të zbusë rregullat në të cilat kanabisi mjekësorë mund t’u jepet pacientëve. Në to bëjnë pjesë të sëmurët nga epilepsia, të cilëve u ndihmon vaji i kanabisit. "Marrja e kanabisit medicinal do të lehtësojë jetën e pacientëve të sëmurë që vuajnë në heshtje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pence: Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj Turqisë, nëse nuk lirohet pastori

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione Turqisë, nëse nuk lirohet pastori amerikan i cili është burgosur nën akuzat për terrorizëm dhe spiunazh. Pence tha se nëse Turqia nuk merr masa të menjëhershme për të liruar Andreë Craig Brunson "Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të ashpra ekonomike për Turqinë". Brunson, 50 vjeç, pastor i kishës protestante, nga Karolina e Veriut është liruar nga burgu,pas një viti e gjysmë, në arrest shtëpiak. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Udhëtimi në Haxh

Muhamet Veselaj nga Suhareka do të shkojë në Haxh për hallën e tij. Shkuarja e tillë njihet si bedel që do të thotë për një person tjetër nëse ai ose ajo është e i/e sëmurë ose për ndonjë arsye tjetër nuk mund të udhëtojë në Haxh.

Evropaelire.org 

Pushtet e opozitë kundër ideve për ndarje apo shkëmbim të territoreve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të diskutohet për shkëmbim të territoreve apo për ndarjen e Kosovës. Ai në një konferencë për media, pas një takimi me përfaqësuesit shqiptar të komunave nga Serbia, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. "Ndarje nuk do të ketë. Marrëveshja historike përfundimtare Kosovë- Serbi, do të jetë mes dy vendeve të pavarura", tha Thaçi. Sipas presidentit të Kosovës, shkrimet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Imran Khan shpall fitoren në zgjedhjet në Pakistan

Lideri i opozitës në Pakistan, Imran Khan, shpalli fitoren e partisë së tij Tehrik-e Insaf në zgjedhjet kombëtare që u mbajtën të mërkurën. "Faleminderit Zotit, ne kemi fituar dhe kemi qenë të suksesshëm. Me dëshirën e Zotit, do të japim shembull", tha Khan në një fjalim televiziv. Me gati gjysmën e votave të numëruara, partia e Khanit është në epërsi. Por, partia që mban aktualisht pushtetin, Liga Myslimane e Pakistanit, dhe disa parti të tjera i hodhën poshtë rezultatet dhe thanë se ka pasur manipulim të madh me vota. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thaçi: Nuk ka ndarje të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të diskutohet për shkëmbim të territoreve apo për ndarjen e Kosovës. Ai në një konferencë për media, pas një takimi me përfaqësuesit shqiptar të komunave nga Serbia, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

Evropaelire.org 

Ministri grek: Ndërtimet e paligjshme i përkeqësuan zjarret

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos, tha për BBC-në se ndërtimet e paligjshme kanë kontribuar në zjarret vdekjeprurëse në këtë vend. Ai tha se ndërtimet e banorëve në zona të pyllëzuara kanë qenë "krim" që ka rezultuar me bllokimin e rrugëve të shpëtimit. Kammenos u përball të enjten me banorë të zemëruar, derisa vizitoi zonat e shkatërruara nga zjarret, në lindje të Athinës, këtë javë. Së paku 81 njerëz kanë vdekur dhe ekipet e kërkimit druajnë se do të gjejnë viktima të tjera, pasi dhjetëra njerëz janë të zhdukur. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kurti: Idetë për ndarje e korrigjim kufijsh, përpjekje për mashtrime të reja

Idetë që po plasohen në opinion për shkëmbim të territoreve apo korrigjim të kufijve janë mashtrime të reja, tha lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Këto komente ai i bëri gjatë një debati me përfaqësuesit e komunave nga Serbia: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ku u diskutua rreth problemeve të atjeshme dhe zgjidhjeve që mund të priten.  “Arsyeja pse mendojmë se bëhet fjalë për mashtrim të ri është se ideja për shkëmbim territoresh apo korrigjim të kufijve më shumë është në funksion të një lloj krijimi të atmosferës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjykata e Arbitrazhit refuzon apelet e tri atleteve ruse të akuzuara për doping

Gjykata e Arbitrazhit për Sport i refuzoi apelet e tri atleteve ruse, të cilat janë skualifikuar nga garat për shkak të dopingut, ndërsa dy prej tyre u janë marrë edhe medaljet olimpike që i kanë fituar në Olimpiadën verore në Pekin, më 2008. Gjykata e Arbitrazhit për Sport e konfirmoi të enjten vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëar që atleteve Tatyana Lebedeva dhe Maria Abakumova t'iu merren medaljet pasi kanë dalë pozitive ndaj substancës së ndaluar steroid turinabol. Gjykata po ashtu refuzoi apelin e Yekaterina Gridenkos... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ofertat “mashtruese” për punësim në Gjermani

Përmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme, kryesisht atij Viber, qytetarët në Kosovë kanë filluar të marrin së fundmi mesazhe, në të cilat u ofrohet mundësi punësimi – dhe atë në Gjermani. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar njërën nga këto që veten e quajnë agjenci punësimi. Në përgjigjen e dërguar përmes aplikacionit Viber, thuhet se ofrojnë kontratë pune për profesione të ndryshme në Gjermani. Përfaqësuesit e kësaj agjencie thonë se pas kompletimit të dokumentacioni kontrata e punës bëhet brenda 21 ditësh. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedonia ngecë 50 vjet larg standardeve të BE-së

Maqedonisë do t`i duhen të paktën edhe 50 vite që të arrijë nivelin e standardit jetësor të vendeve të Bashkimit Evropian, theksohet në raportin e fundit të Komitetit Britanik për Punë të Jashtme. Duke komentuar këtë, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se fokusimi në investimet kapitale, thithja e investimeve të huaja si dhe rritja e konkurrencës në tregun ndërkombëtarë janë shtyllat kyçe për të zvogëluar hendekun prej një shekulli mes Maqedonisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian, sa i përket standardit jetësor. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedonia ngec 50 vjet larg standardeve të BE-së

Maqedonisë do t`i duhen të paktën edhe 50 vite që të arrijë nivelin e standardit jetësor të vendeve të Bashkimit Evropian, theksohet në raportin e fundit të Komitetit Britanik për Punë të Jashtme. Duke komentuar këtë, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se fokusimi në investimet kapitale, thithja e investimeve të huaja si dhe rritja e konkurrencës në tregun ndërkombëtarë janë shtyllat kyçe për të zvogëluar hendekun prej një shekulli mes Maqedonisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian, sa i përket standardit jetësor. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ushtria e Iranit thotë se është e gatshme të konfrontohet me SHBA-në

Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit tha se forcat e tij janë të gatshme të konfrontohen me forcat e Shteteve të Bashkuara, nëse presidenti amerikan, Donald Trump, u përmbahet kërcënimeve të tij. Trump, ditë më parë, tha se Irani do të përballet me "pasoja historike" nëse ai e kërcënon SHBA-në. "Zoti Trump, si guxoni të na kërcënoni?", tha Qassem Soleimani, udhëheqës i forcës për operacione të jashtme Kuds, në kuadër të Gardës Revolucionare të Iranit. "Ne jemi pranë, aty ku nuk mund as të imagjinoni. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Arifi: Ndarja apo shkëmbimi i territoreve nuk është opsion për Qeverinë e Kosovës

Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e përjashtoi mundësinë e diskutimeve dhe negociatave për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me vendet fqinje. “Ndarja e territorit të Kosovës, shkëmbimi i territorit apo çfarëdo opsioni që ka si qëllim ndryshimin e kufijve nuk është opsion fare për Qeverinë e Kosovës, është vijë e trashë e kuqe dhe e pakalueshme për ne”, tha për Radion Evropa e Lirë Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj. “Do të thotë, kjo është një vijë e pakalueshme për ne”, theksoi ai. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA konfirmon: Nuk e njohim aneksimin e Krimesë 

Shtetet e Bashkuara lëshuan një deklaratë formale që konfirmon refuzimin e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Rusia po përpiqet “të minojë një parim ndërkombëtar që ndajnë shtetet demokratike”. Deklarata e tij pasoi vërejtjet e fundit kontradiktore nga presidenti Donald Trump dhe zyrtarët e administratës, në lidhje me mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të Uashingtonit. “Shtetet e Bashkuara e konfirmojnë si politikë refuzimin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Federata gjermane i pranon gabimet në trajtimin e fotografisë së Ozilit

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, tha se ka bërë gabime në interpretimin e fotografisë së futbollistit Mesut Ozil me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, por i mohoi akuzat për racizëm. Ozil dha dorëheqje nga ekpi kombëtar i Gjermanisë të dielën, duke kritikuar federatën, Grindelin, tifozët dhe mediat për, siç tha, racizëm ndaj njerëzve me rrënjë turke. Ozil, vetë me prejardhje turke, e mbrojti daljen e tij në fotografi me Erdoganin, i cili në Gjermani shihet gjithnjë e më shumë si autoritar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zgjedhjet në Pakistan, kryeson lideri i opozitës

Rezultatet e hershme të zgjedhjeve kombëtare të Pakistanit e nxjerrin në epërsi liderin e opozitës, Imran Khan. Me votat e numëruara në pothuajse gjysmën e qendrave të votimit, partia e tij Tehreek-e-Insaf udhëheq, por rivalët pretendojnë se ka manipulim të madh të votave.  Zgjedhjet kombëtare në Pakistan u mbajtën të mërkurën dhe u shënuan me një sulm të madh vetëvrasës në qytetin Kueta, ku mbetën të vrarë mbi 30 vetë. Gati 106 milionë qytetarë kanë pasur të drejtë vote për Asamblenë Kombëtare... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shpërthim afër ambasadës së SHBA-së në Pekin

Policia në Pekin tha se një person ka shpërthyer një pajisje të vogël jashtë ambasadës amerikane në kryeqytetin kinez. I dyshuari u identifikua me mbiemrin Jiang, 26 vjeç. Në incident u plagos vetëm ai. Një zëdhënës i ambasadës tha se shpërthimi ka ndodhur të enjten, rreth orës 1:00 pasdite, sipas kohës lokale. Një video e postuar në media sociale tregoi një kordon të policisë dhe tym në ajër, pranë kompleksit diplomatik.

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut prodhon ende karburant bërthamor

Koreja e Veriut vazhdon të prodhojë lëndë djegëse për bombat bërthamore, pavarësisht zotimit të saj për t'u denuklearizuar, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.  Pompeo, në një dëshmi para Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, tha se SHBA do të vazhdojë të sillet me diplomaci. "E pranoj se është një rrugë e gjatë derisa Koreja e Veriut të veprojë në përputhje me kërkesat e Shteteve të Bashkuara", tha Pompeo, duke shtuar se qëllim i tyre mbetet "denuklearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm". Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA, BE arrijnë marrëveshje për të shmangur luftën tregtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u pajtuan për një plan që synon reduktimin e tensioneve tregtare midis BE-së dhe SHBA-së. Dy zyrtarët u takuan për më shumë se dy orë në Shtëpinë e Bardhë përpara se të bënin publike marrëveshjen, e cila nga ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, u përshkrua si "përparim i madh që mund të shmangë luftën tregtare dhe të shpëtojë miliona vende pune". Me këtë marrëveshje, Shtetet e... Читать дальше...