World News in Albanian
Ноябрь
2018

Новости за 01.11.2018

Evropaelire.org 

Lideri i Kubës viziton Moskën pas rritjes së tensioneve me SHBA-në

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel ka arritur në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin dhe zyrtarë tjerë, në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet, pasi të dyja vendet, që kanë qenë  aleate në kohën e Luftës së Ftohtë kanë tensionuar lidhjet me Uashingtonin. Diaz-Canel, i cili është emëruar në këtë pozitë nga paraardhësi i tij, Raul Castro, pritet të takohet me Putinin në Kremlin më 2 nëntor, në kuadër të vizitës së tij triditore. Vizita e liderit të Kubës ka ardhur në... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Aktakuzë për terrorizëm

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e parë ndaj 6 të pandehurve, për të cilët Prokuroria thotë se kanë planifikuar ose ndihmuar kryerjen e sulmeve terroriste.

Evropaelire.org 

Trump: Gjithmonë tentoj të tregoj të vërtetën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai gjithmonë tenton të tregojë të vërtetën, pavarësisht se si e paraqesin mediat. “Unë tentoj”, ka thënë ai në një intervistë për ABC, të transmetuar të enjten. “Unë gjithmonë synoj ta them të vërtetën. Kur mundem e them të vërtetën”. Trump është përballur me kritika të vazhdueshme nga mediat amerikane dhe kundërshtiarët për gënjeshtra dhe shtrembërim të së vërtetës në disa çështje. Në disa raste, konservatorët edhe e kanë censuruar presidentin për pretendimet e tij. Читать дальше...

Evropaelire.org 

I akuzuari për sulmin në Pitsburg deklarohet i pafajshëm

Robert Bowers, i akuzuari për vrasjen e 11 hebrenjve derisa kanë qenë duke u lutur në një sinagogë në Pitsburg të shtunën, është deklaruar i pafajshëm. Mediat amerikane kanë raportuar se 46 vjeçari ka kërkuar që procesi të zhvillohet mbi bazën e një jurie gjykatësish. Ai përballet me 44 akuza, duke përfshirë, vrasjen, krime me baza të urrejtjes dhe krime tjera. Refugjati iranian mbledh 700,000 dollarë për viktimat e sinagogës në Pensilvani Prokurorët janë duke kërkuar që ai të ndëshkohet me dënim me vdekje. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pasiguria në punë

Ndërtimtaria mbetet një nga profesionet më me rrezik në Kosovë. Për 5 vjet në këtë sektor kanë vdekur 93 punëtorë. Këto janë dhjetë rreziqet për jetën e punëtorëve.

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Drejtësisë ngre padi kundër ish-bankierëve të Goldman Sasch

Autoritetet amerikane kanë nisur akuza penale kundër dy ish-zyrtarëve bankarë të bankës investuese Goldman Sachs, Tim Leissner dhe Roger Ng dhe financierit nga Malajzia, Jho Low. Paditë e Departamentit amerikan të Drejtësisë rrjedhin nga skandali i madh në Fondin Shtetëror për Zhvillim, i njohur me shkurtesën 1MDB. Njëri ish-zyrtar i Bankës Goldman ka pranuar komplotin me pastrim parash dhe shkelje të ligjit kundër ryshfetit. Derisa zyrtari tjetër bankar është arrestuar, Low mbetet në arrati. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Agjencia britanike për Krime po heton fushatën për Brexit

Agjencia Kombëtare për Krime në Britani është duke hetuar biznismenin Arron Banks dhe fushatën e tij Leave.EU për shkelje që mund të jenë kryer gjatë fushatës së vitit 2016 në referendumin për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Banks dhe një tjetër figurë e rëndësishme e fushatës, Liz Bilney janë dërguar në këtë agjenci nga Komisioni Zgjedhor. Ky Vëzhgues ka thënë se dyshon se fushata është financuar me para që kanë ardhur nga “burime të palejueshme”. Banks ka dënuar çdo keqbërje dhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ndërtimtaria, profesioni më vdekjeprurës në Kosovë

Ndërtimtaria në Kosovë, mund të jetë sektori më i lehtë për t’u punësuar, por vazhdon të jetë vendi i punës më i rrezikshëm, pasi vetëm këtë vit 18 punëtorë kanë vdekur duke kryer këtë punë. Shkaqet kryesore që çojnë në vdekjen e punëtorëve, janë mungesa e kulturës sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë, duke mos përjashtuar trajnimin adekuat të punëtorëve që i kryejnë këto punë. Dy punëtorë, që punojnë në sektorin e ndërtimtarisë në Prishtinë, duke folur në kushte anonimiteti, thonë për Radion Evropa e Lirë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kush mund të jetë ‘Befasia e Tetorit’ në zgjedhjet për Kongres?

Vetëm 12 ditë para zgjedhjeve amerikane, më 26 tetor të vitit 1972, Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit, Richard Nixon është paraqitur në një konferencë për media në Uashington. Lufta amerikane në Vietnam kishte hyrë në vitin e 17-të dhe pas disa vjetëve të trazirave sociale, amerikanët kanë qenë të etur për t’i dhënë fund konfliktit. “Ne besojmë se paqen e kemi në dorë”, ka thënë Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Henry Kissinger, para gazetarëve, deklaratë, e cila sipas shumë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Të dyshuarit mohojnë se planifikuan sulm ndaj KFOR-it

Gjashtë persona, të cilët akuzohen se kanë dashur të kryejnë sulme terroriste brenda dhe jashtë Kosovës, i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Prokuroria e Kosovës i ngarkon ata se kishin planifikuar të sulmonin një kishë, dy diskoteka, si dhe sulme tjera ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it. Të akuzuarit, Bujar Behrami, Resim Kastrati, Gramoz Shabani, Albert Ademaj, Leotrim Musliu dhe Edona Haliti, mohuan pretendimet e Prokurorisë duke thënë se nuk kishin planifikuar asnjë sulm terrorist... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rezolutat e platformat nuk kanë karakter obligativ për dialogun

Rezoluta dhe eventualisht një platformë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jenë obliguese për asnjë institucion, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovës. Ata rikujtojnë se në vendet demokratike janë ligjet dhe Kushtetua që duhet të respektohen. Rezolutat dhe platformat për fazën e ardhshme të bisedimeve me Serbinë, janë propozuar dhe po propozohen nga të gjitha partitë parlamentare, si ato në pushtet ashtu edhe ato në opozitë. Por, deri më tani, asnjë prej propozimeve nuk ka marrë miratimin e Kuvendit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tranzicioni i FSK-së i mbështetur në shumetnicitet dhe partneritet me NATO-n

Autoritetet e Kosovës kanë siguruar përfaqësuesit ndërkombëtarë se tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt shtimit të kapaciteteve dhe përgjegjësive, nuk bie ndesh me misionin e KFOR-it në Kosovë. Po ashtu, sipas udhëheqësve të lartë të Kosovës, ky tranzicion do të ruajë edhe karakterin shumetnik të FSK-së. Disa ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi në parim pakon ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, krerët e institucioneve vendore dhe komandanti i kësaj Force kanë folur para përfaqësuesve ndërkombëtarë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vuçiq thotë se ka informacione për vrasje në Pejë më 1998

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka informacione dhe njohuri për vrasjen e gjashtë serbëve në Pejë në vitin 1998, për të cilën gjë, siç ka thënë ai, askush nuk është përgjigjur. Më 14 dhjetor 1998, dy persona të maskuar kanë hyrë në kafenën “Panda” dhe kanë vrarë nxënësit e shkollave të mesme: Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetisllav Ristiq, Dragan Trifoviq, Vukosav Gvozdenoviq si dhe studentin, Ivan Radoviq. “Kam informacione dhe njohuri, por autoritetet tona përgjegjëse... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA mund të lehtësojë sanksionet në Iran për "miqtë dhe aleatët"

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka thënë se Shtëpia e Bardhë dëshiron që sanksionet e vëna në sektorin e naftës në Iran  të godasin ekonominë e këtij shteti, mirëpo nuk kanë synim të dëmtojnë “miqtë dhe aleatët” që varen nga nafta. “Ne synojmë të shtojmë presionin maksimalisht, mirëpo nuk dëshirojmë të dëmtojnë shokët dhe aleatët”, ka thënë Bolton në një organizim në Uashington më 31 tetor, duke dhënë shenja për lehtësim të mundshëm të kërkesave amerikane ndaj shteteve, të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kush i prin abuzimit të lirisë në internet?

Propaganda online dhe dezinfomimi kanë ‘helmuar’ hapësirën digjitale, derisa grumbullimi i të dhënave personale është duke ndryshuar pikëpamjet e privatësisë. Duke vendosur Kinën në krye të këtyre operacioneve, në raportin e vitit 2018 për lirinë në internet, organizata, Freedom House tregon rreziqet kryesore nga të cilat rrezikohet bota virutale. I titulluar Liria në internet, raporti përfshin të dhëna nga 65 shtete, që përbëjnë 87 për qind të personave që kanë qasje në internet në gjithë botën. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusia sanksionon qindra anëtarë të elitës ukrainase

Rusia ka vendosur sanksione financiare ndaj 322 anëtarëve të elitës ukrainase dhe 68 kompanive që janë pronë e biznismenëve ukrainas. Në mesin e personave të shënjestruar janë edhe djali i presidentit të Ukrainës, Oleksiy Poroshenko, ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov, shefi i Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak dhe shumë të tjerë. Sanksionet janë njoftuar përmes një dekreti të nënshkruar nga kryeministri rus, Dmitry Medvedev dhe janë publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë më 1 nëntor. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Opozita mbetet pa 12 deputetë, forcohet blloku për Marrëveshjen me Greqinë

Ka shkuar në 12 numri i deputetëve që janë larguar nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, i cili nga 51 deputetë sa kishte ka mbetur me 39. Fillimisht nga partia ishin përjashtuar 8 deputetë të cilët mbështetën ndryshimet kushtetuese, por të pakënaqur me këtë vendim si dhe me qasjen e partisë ndaj procesit me Marrëveshjen me Greqinë, janë larguar edhe katër të tjerë. Nga VMRO-ja për këtë kanë akuzuar partitë në pushtet se “me kërcënime e shantazhe të ulëta kanë marrë mbështetjen për marrëveshjen kapitulluese”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Abuzimet seksuale në K. Veriore konsiderohen "të zakonshme"

Zyrtarët verikoreanë që kryjnë abuzime seksuale kundër grave nuk ndëshkohen pothuajse asnjëherë, është thënë në të gjeturat e raportit të ri të Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut (HRW). Kjo Organizatë ka thënë se abuzimet e tilla janë aq të shpeshta sa kanë nisur të konsiderohen pjesë e përditshmërisë. Raporti bazohet në intervistat e 62 verikoreanëve që janë larguar nga shteti dhe kanë ofruar detaje të dhunimeve dhe abuzimeve tjera. Sipas të gjeturave, abuzimet kryhen haptas dhe burrat në pozita janë kryesit e tyre. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Voudouri: Qeveria greke po përpiqet të ulë tensionet me Shqipërinë

Vrasja e 35-vjeçarit me përkatësi etnike greke pas përleshjes me policinë shqiptare, ka rritur tensionet midis dy vendeve ballkanike, të cilat kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes për një sërë çështjesh të pazgjidhura ndërmjet tyre rreth pakicave etnike. Por, duket se qeveria në Athinë po kujdeset që situata të mos eskalojë, thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Aleksandra Voudouri, redaktore për çështje të diplomacisë në radion Athina 9.84, si dhe analiste në portalin Macropolis.gr. Sipas raportimeve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kuvendi dështon të harmonizojë rezolutën për dialogun me Serbinë

Partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë nuk kanë arritur të harmonizojnë tekstin e rezolutës për kornizat e dialogut me Serbinë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin para vetës një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe gjashtë pika të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës. Rezoluta e propozuar nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon që presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të mos i lejohet të negociojë me Serbinë çështjen e kufijve të Kosovës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Islamistët protestojnë, Franca dhe Spanja i ofrojnë azil gruas së krishterë

Protestuesit islamikë bllokuan rrugët në qytetet e mëdha të Pakistanit për të dytën ditë me radhë, duke kundërshtuar vendimin e 31 tetorit të Gjykatës Supreme, për të liruar një grua të krishterë, e cila ka kaluar tetë vjet në burg duke pritur ndëshkimin me vdekje për blasfemi. Pas lirimit, Asia Bibi është liruar dhe dërguar në një vend të pazbuluar, për shkak të shqetësimeve për sigurinë si pasojë e protestave të dhunshme dhe kërcënimeve me vdekje. Avokati i saj tha se ajo shpejt do të largohet nga Pakistani. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Haradinaj: FSK-ja nuk do ta zëvendësojë KFOR-in e as NATO-n

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se edhe pas tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kosova do të ketë nevojë për KFOR-in dhe NATO-n. Këto komente, Haradinaj i bëri në konferencën e organizuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me temën “FSK-ja dhe Partnerët”. “FSK-ja nuk do ta zëvendësojë KFOR-in, sepse KFOR-i është i mirëseardhur në shtetin tonë. Prezenca e NATO-s në shtetin tonë do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Ne duam t’i bashkohemi NATO-s, duam të punojmë me ju. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol "do të ishte precedent politik dhe ligjor"

Drejtori i Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Policisë së Serbisë, Millan Dimitrijeviq, tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë Interpol do të ishte precedent politik dhe ligjor dhe do të paraqiste, siç u shpreh ai, rrezik real të ngritjes së aktakuzave të paligjshme kundër serbëve.  "Rruga e abuzimit me siguri se do të shkonte drejt ngritjes së akuzave të paligjshme kundër serbëve që kanë jetuar në Kosovë", tha Dimitrijeviq për mediat serbe. Ai tha se me hyrjen... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Stafi i Google proteston në mbështetje të grave të kompanisë

Qindra punëtorë të kompanisë Google do të dalin sot nga puna për të protestuar kundër trajtimit që iu bën kjo firmë grave. Punonjësit pritet të kërkojnë ndryshim të mënyrës se si trajtohen akuzat për sjellje të keqe seksuale. Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, tha se ai do të mbështesë të drejtën e stafit për protestë. "E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin që shumë prej jush ndjejnë", tha ai në një email dërguar të gjithë punëtorëve. Zemërimi në firmë ka shpërthyer javën e kaluar, kur... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump: Një e treta e amerikanëve besojnë se media "është armik i popullit"

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kritikoi mediat amerikane, duke thënë se ai "e dënon me forcë urrejtjen dhe fanatizmin", porse kjo nuk raportohet. Duke folur në një tubim në Florida, përpara zgjedhjeve për Kongres më 6 nëntor, ai tha se një e treta e amerikanëve besojnë se media "është armik i popullit". Presidenti nuk dha prova për këtë. Kritikët e akuzojnë Trumpin për nxitje të dhunës duke përdorur retorikë ekstreme kundër kundërshtarëve, mediave, migrantëve dhe myslimanëve. Читать дальше...