World News in Albanian
Ноябрь
2018

Новости за 07.11.2018

Evropaelire.org 

Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, u shkarkua nga presidenti Donald Trump. Trump njoftoi përmes Twitter-it se ai do të zëvendësohet nga shefi i tij i stafit. Presidenti ka kritikuar vazhdimisht Sessions, një ish-senator republikan, i cili ka qenë ndër të parët që ka mbështetur kandidaturën presidenciale të Trumpit. Ai e ka humbur besimin te zyrtari i lartë i zbatimit të ligjit, pasi Sessions, vitin e kaluar, është tërhequr nga mbikëqyrja e hetimeve të ndërhyrjes... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Triumfi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe politika e jashtme e Trumpit

Në dy vjetët e fundit, politika e jashtme amerikane është turbulluar nga udhëheqësia e presidentit, Donald Trump, teksa ai ka vënë në dyshim aleancat dhe marrëdhëniet afatgjata të Uashingtonit. Dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë sërish, pasi demokratët, që kanë fituar dhomën e ulët të Kongresit, Dhomën e Përfaqësuesve, synojnë të rrisin ndikimin e tyre në politikën e brendshme dhe atë të jashtme. Mirëpo, kur shqetësimet për politika të jashtme janë në rritje, atëherë dominant mbetet trupi ekzekutiv në SHBA... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump lavdëron "suksesin e jashtëzakonshëm" në zgjedhje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e lavdëroi "suksesin e jashtëzakonshëm" në zgjedhjet për Kongres, që u mbajtën të martën. Rezulatet treguan se Partia e tij Republikane do të vazhdojë kontrollin në Senat, ndërsa Partia Demokrate do të udhëheqë me Dhomën e Përfaqësuesve. Në këtë mënyrë, demokratët do të mund të pengojnë agjendën e presidentit, por ai, prapëseprapë, do të jetë në gjendje të marrë vendime të rëndësishme. Trump tha se rezultati "e sfidoi historinë" pasi partia... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bosnja: Taksa e Kosovës në kundërshtim me parimet e tregtisë së lirë

Ministri i Jashtëm i Bosnjë dhe Hercegovinës, Igor Crnadak, tha të mërkurën se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t'iu vënë taksë importeve nga Bosnja është në kundërshtim të plotë me parimet e tregtisë së lirë në rajon, si dhe me parimet e përgjithshme të marrëdhënieve rajonale.  "Ndaj këtij vendimi të autoriteteve në Prishtinë, Bosnja do të reagojë në kuadër të CEFTA-s - Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis vendeve të Evropës Qendrore. Unë po ashtu do të kërkoj që ky vendim i Prishtinës të futet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A e shkeli Kosova CEFTA-n me taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës? 

Vendosja e taksës doganore prej 10 për qind për mallrat që importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, kryesisht është mirëpritur nga përfaqësuesit e bizneseve prodhuese dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Ndërkohë që reagime të ashpra kundër kësaj mase kishte në Beograd dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Indiferentë në këtë aspekt nuk ishte as Bashkimi Evropian, duke ngritur shqetësime se po shkelet Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA. CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar nga... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nis procedura për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit

Në Kuvendin e Maqedonisë ka nisur procedura për marrjen e mandatit deputetit, Nikolla Gruevskit. Komisioni për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit me shumicë votash ka miratuar vendimin për t'i propozuar Kuvendit marrjen e mandatit ish-kryeministrit Gruevski, i dënuar me dy vjet burgim për shpërdorim të detyrës gjatë procedurës për blerjen e një makine luksoze në vlerë prej 600 mijë euro. Vendimin për dënimin e Gruevskit e ka fuqizuar edhe Gjykata e Apelit, ndërsa Gruevski në burg duhet të paraqitet më 8 nëntor... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim projektligjin për referendumin

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim projektligjin për referendumin. Për votuan 49 deputetë, kundër ishin 6, ndërsa 6 deputetë abstenuan. Propozues i projektligjit ishte Grupi Parlamentar i Partisë Social-Demokrate dhe, sipas deputetit Faton Topalli, projektligji parasheh tri lloje të referendumit: referendumin shfuqizues, i cili mundëson shfuqizimin e një ligji ose një pjese të tij; referendumin konsultativ, i cili iniciohet nga presidenti ose kuvendi dhe përmes tij kërkohet mendimi i qytetarëve për ndonjë çështje të caktuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pse në Kosovë po shfrytëzohen tri kode telefonike?

Operatorët e telefonisë mobile në Kosovë kanë kërkuar shtyrjen e afatit për zbatim të plotë të kodit telefonik +383, mirëpo pavarësisht arsyetimeve të tyre, eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida ka thënë se operatorët kanë neglizhuar këtë proces.

Evropaelire.org 

Veseli: Mosliberalizimi i vizave është racizëm i skajshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të mërkurën se të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave janë përmbushur dhe se në rast se Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat për kosovarët, atëherë kjo do të ishte “racizëm i skajshëm”. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se nuk do të ndalet së lobuari për liberalizimin e vizave dhe se në të njëjtën kohë do të jetë edhe më i zëshëm në të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në Evropë. “Shikoni krahasimin me vendet e Ballkanit Perendimor... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Somalezja bën historinë, fiton zgjedhjet për Kongres

Ilhan Omar, 36-vjeçare erdhi në Minesota 20 vjet më parë, pasi u largua nga Somalia që ishte përfshirë nga lufta dhe kaloi katër vjet në një kamp refugjatësh në Kenia. Më 6 nëntor, kandidatja e lidhur me Partinë Demokratike u bë ish-refugjatja e parë dhe gruaja e parë nga Afrika që do t’i bashkohet Dhomës së Përfaqësuesve. Ilhan Omar dhe demokratja Rashida Tlaib nga Detroit, do të jenë gratë e para myslimane në Kongres. Ajo thotë se kur të mbërrijë në Uashington, do të përballet me presidentin Donald Trump... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Somalezja e parë në Kongresin amerikan

Përfaqësuesja e Minesotës Ilhan Omar ka bërë historinë në politikën amerikane, duke u bërë ish-refugjatja e parë dhe gruaja e parë nga Afrika që i bashkohet Dhomës së Përfaqësuesve. Zonja Omar thotë se përdorimi i politikës për të ndikuar pozitivisht dhe për të zgjeruar demokracinë është e rëndësishme për të.

Evropaelire.org 

Pagat në Kosovë në 10 vjetët e fundit

Në dekadën e fundit në Kosovë, ka pasur rritje të pagave në sektorin publik dhe atë privat. Paga mesatare neto në sektorin publik, në vitin 2008 ka qenë 204 euro në muaj duke shënuar rritje në 454 euro në vitin 2017.

Evropaelire.org 

Pagat, të pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve mujore

Gjatë 10 vjetëve të fundit, pagat për punonjësit si në sektorin publik ashtu edhe atë privat në Kosovë, kanë pësuar ndryshime të ndjeshme. Në sektorin publik, pagat në të shumtën e rasteve janë rritur pas përfundimit të fushatave zgjedhore, kur qeveritë e reja kanë përmbushur një pjesët të zotimeve që kishin premtuar, përderisa sektori privat mbetet ende prapa atij publik për kah niveli i pagave. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2007 paga neto mesatare në sektorin publik ka qenë 197 euro... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump e Putin do të takohen "shkurtimisht" në Paris

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohen në një drekë të shkurtër pune në Pallatin Elysee në Paris, më 11 nëntor, tha të mërkurën Yuri Ushakov, ndihmës i Kremlinit. Të dy liderët do të qëndrojnë në Francë për të marrë pjesë në ngjarjet për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Të martën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk ka gjasa për një takim substancial, porse Putin dhe Trump "mund të mbajnë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Daçiq: Taksa doganore e Kosovës, mesazh për BE-në

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të mërkurën se taksa doganore që Kosova u ka vënë mallrave nga Serbia dhe Bosnja, është mesazh i Prishtinës për Bashkimin Evropian që t'iu miratojë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave. "Nuk kemi çfarë të ndërmarrim. Kjo është mënyra se si funksionon Prishtina", tha Daçiq për gazetarët në Beograd. Sipas tij, vendimi i Prishtinës është në kundërshtim me CEFTA-n - Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis vendeve të Evropës Qendrore - dhe në kundërshtim... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Lirohen dhjetëra nxënësit e rrëmbyer në Kamerun

Zyrtarët në Kamerun thanë se nxënësit e rrëmbyer në një shkollë në veriperëndim të këtij vendi, janë liruar. Shtatëdhjetetetë nxënës dhe tre persona të tjerë u rrëmbyen të dielën në kryeqytetin e rajonit Bamenda.   Një shofer po ashtu u lirua, por drejtori dhe një mësues i shkollës vazhdojnë të mbahen peng. Qeveria dhe separatistët në rajonin anglishtfolës akuzuan njëri-tjetrin për rrëmbimet. Është e paqartë se kush i rrëmbeu nxënësit dhe pse, por autoritetet thonë se të liruarit po merren... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kremlini pas zgjedhjeve në SHBA: Nuk mund të bëhet më keq

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk mund të përkeqësohen më, por sugjeroi se edhe perspektivat për përmirësimin e tyre janë të vështira. Dmitry Peskov i bëri këto komente pas zgjedhjeve për Kongres në SHBA, ku Partia Demokrate fitoi shumicën e ulëseve në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Partia Republikane e presidentit Donald Trump ruajti shumicën në Senat. "Gjithçka është e vështirë", tha Peskov pasi u pyet nga gazetarët nëse rezultati i... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hetimet e vonuara të Gjykatës Speciale për krime të luftës

Tash e më shumë se një vit, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, kanë qenë të gatshme për ngritjen e padive të para. Por, pavarësisht se ende nuk është ngritur ndonjë padi, zyrtarët e Gjykatës Speciale thonë se puna, në përputhje me mandatin e këtyre institucioneve gjyqësore të Kosovës, është duke vazhduar. Kryeprokurori i sapozgjedhur, Jack Smith, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vizita e tij e parë në Kosovë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thaçi dhe Vuçiq takohen të enjten në Bruksel

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të presë më 8 nëntor në Bruksel presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq. "Në takim, dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për rrugët e tyre evropiane", thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Mogherinit. Në shtator, një takim... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shtyhet takimi i Pompeos me zyrtarë verikoreanë

Një takim në mes të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me zyrtarë verikoreanë, që ishte planifikuar të mbahej ditën e enjte në Nju Jork është shtyrë dhe do të organizohet sërish “pasi të shqyrtohen agjendat përkatëse”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën. Në deklaratë është thënë se “bisedimet janë duke vazhduar”, mirëpo pa dhënë detaje tjera. “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të fokusuara në përmbushjen e zotimeve, për të cilat janë pajtuar presidenti Trump dhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tetë policë të vdekur si pasojë e sulmit të talibanëve në Afganistan

Një zyrtar afgan ka thënë se talibanët kanë vrarë tetë zyrtarë policorë dhe kanë plagosur tre të tjerë në një sulm në dy pika kontrollit të provincës Farah, transmeton AP. Një pjesëtar i këshillit provincial, Dadullah Qani, ka thënë se sulmet e së martës kanë ndodhur në periferi të kryeqytetit të kësaj province, çka ka rezultuar me betejë mes dy forcave, derisa talibanët janë kthyer mbrapsht. Talibanët nuk kanë komentur ende lidhur me këtë sulm. Ditën e hënë, kryengritësit kanë sulmuar një bazë kufitare në po këtë Provincë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turqia nuk do të zbatojë sanksionet e SHBA-së kundër Iranit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kanë thënë se Turqia nuk do të respektojë sanksionet amerikane në naftën iraniane dhe industrinë e transportit, kur lehtësira e siguruar nga Uashingtoni të skadojë pas gjashtë muajve. “Këta janë hapa që synojnë të destabilizojnë botën. Ne nuk duam të jetojmë në një botë imperialiste”, ka thënë Erdogan para gazetarëve në Ankara më 6 nëntor. “Ne nuk do të zbatojmë këto sanksione. Ne blejmë 10 milionë metra kubë të gazit natyror. Ne nuk mund të lejojmë që njerëzit të kenë të ftohtë gjatë motit të ligë”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pelosi mirëpret fitoren e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve

Liderja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi ka thënë se demokratët zotohen për “një Kongres që punon për njerëzit”. Pelosi i ka bërë këto deklarata në orët e vona të 6 nëntorit, pasi sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve për Kongres, duket se demokratët kanë fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, derisa republikanët do të kontrollojnë Senatin.

Evropaelire.org 

Pelosi përshëndet demokratët që kanë rikthyer kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve

Liderja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi ka thënë se demokratët zotohen për “një Kongres që punon për njerëzit”. Pelosi i ka bërë këto deklarata në orët e vona të 6 nëntorit, pasi sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve për Kongres, duket se demokratët kanë fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, derisa republikanët do të kontrollojnë Senatin.

Evropaelire.org 

Italia po punon në gjetjen e strehimit për pakistanezen e krishterë

Zyrtarët italianë kanë thënë se janë duke punuar për t’i ndihmuar në gjetjen e strehimit gruas së krishterë, Asia Bibi, e cila është akuzuar për blasfemi në Pakistan, shtet në të cilën ajo dhe familja e saj mund të përballen me rrezik për jetën. “Ne jemi duke punuar me shtetet tjera perëndimore. Ne duhet të punojmë në mënyrë diskrete dhe të kujdesshme”, ka thënë ministri i Brendshëm italian, Matteo Slavini për radion italiane më 6 nëntor. “Dua që gratë dhe fëmijët që jetojnë nën rrezik të jenë... Читать дальше...