World News in Albanian
Декабрь
2018

Новости за 21.12.2018

Evropaelire.org 

Qeveria kërkon gjetjen e fajtorit për ndërprerjet e rrymës

Mungesa e furnizimit të rregullt me energji elektrike është një nga problemet që po e përcjell Kosovën që nga periudha e pasluftës. Gjatë viteve të fundit, vlerësohet se gjendja është përmirësuar, ndonëse si problematikë, furnizimi i rregullt me energji elektrike vazhdon të jetë ende i pranishëm. Ndërprerjet e rrymës janë bërë pothuajse të përditshme në Kosovë. Reduktimet e herëpashershme paralajmërohen përmes njoftimeve zyrtare ditore nga Distribucioni për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS). Читать дальше...

Evropaelire.org 

James Mattis largohet nga posti

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, do të pensionohet në fund të muajit shkurt, bëri të ditur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. "Mattis ka qenë një ndihmë e madhe për mua në bindjen e aleatëve dhe të vendeve të tjera për të paguar pjesën e tyre të obligimeve ushtarake", shkroi Trump në Twitter. Lajmi për largimin e Mattisit vjen në javën kur Trump njoftoi se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria. Në letrën e tij të dorëheqjes, Mattis tha se i ka trajtuar... Читать дальше...