World News in Albanian
Июнь
2019

Новости за 13.06.2019

Evropaelire.org 

Londër: Boris Johnson fiton rrethin e parë të zgjedhjeve për kreun e konservatorëve

Boris Johnson ka siguruar numrin më të madh të votave në votimin e parë për të zgjedhur udhëheqësin e Partisë Konservatore, i cili njëherësh do të jetë edhe kryeministri i ri i vendit. Johnson mori 114 vota, Jeremy Hunt ishte i dyti me 43, dhe Michael Gove ishte i treti me 37 vota. Shtatë kandidatë përparojnë në raundin tjetër të votimit javën e ardhshme. Do të duhen edhe disa runde votimesh për të zgjedhur kreun e ri të partisë. Johnson tha se ishte "i kënaqur që fitoi zgjedhjet e para, por ka një rrugë të gjatë përpara". Читать дальше...

Evropaelire.org 

Twitter fshin mijëra llogari të lidhura me qeverinë iraniane

Kompania Twitter thotë se ka fshirë rreth 4.800 llogari të cilat beson se "janë të lidhura ose të mbështetura drejtpërdrejt nga qeveria iraniane" dhe i ka arkivuar ato në bazën publike të të dhënave. Kompania tha se shumica e llogarive përhapnin lajme që synonin të mbështesnin interesat gjeopolitike iraniane, ose të funksionojnë si profile të rreme për të manipuluar debatin në internet. Një nëngrup i vogël, me origjinë nga Irani, ishte "angazhuar vetëm në diskutime në lidhje me Izraelin". Twitter... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Prania e IS-it në Afganistan është “shumë shqetësuese”, thotë gjenerali amerikan

Kreu i Komandës Qendrore të Ushtrisë amerikane, Kenneth F. McKenzie, tha se prezenca e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) në Afganistan, mbetet “shumë shqetësuese”, por nuk ka gjasa që ky grup të ndërmarrë sulme në Shtetet e Bashkuara, pasi gjendet nën presion të fuqishëm ushtarak. Gjenerali amerikan u tha gazetarëve se grupi ekstremist “me siguri ka aspirata për të sulmuar Shtetet e Bashkuara”. “Është mëse e qartë se për sa kohë ne të mbajmë presionin mbi ata, do ta kenë të vështirë t’i realizojnë këto plane”, tha gjenerali Kenneth F. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën kundër dekretit të Metës

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime, rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste (PS) mbi dekretin e presidentit, Ilir Meta, për anulimin e e zgjedhjeve lokale më 30 qershor. Në rezolutë, PS i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji për organizimin e zgjedhjeve, që ta konsiderojnë si inekzistent dekretin e presidentit Meta, me të cilin ai shfuqizoi dekretin e mëparshëm për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Përmes saj, rezoluta kërkon edhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Reagime nga e gjithë bota për situatën në Gjirin e Omanit

Sulmi ndaj dy cisternave të naftës në Gjirin e Omanit ka ngjallur reagimet e udhëheqësve të ndryshëm nga e gjithë bota. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dënoi sulmin duke thënë se bota nuk mund të përballojë një konflikt në rajonin e Gjirit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar për situatën, ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. Ajo tha se qeveria amerikane po e percjellë situatën dhe po ofron ndihmë. Në anën tjetër Rusia... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rreth pesë biznese shuhen çdo ditë në Kosovë

Që nga viti i kaluar në Kosovë për çdo ditë rreth pesë biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre dhe kanë kaluar në statusin e bizneseve të shuara. Sipas përfaqësueseve të bizneseve, këto shifra janë shqetësuese dhe kërkojnë nga autoritetet kompetente që të mundohen të gjejnë arsyen e shuarjes së bizneseve. Statistikat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tregojnë se gjatë tërë vitit të kaluar janë shuar 1893 biznese, të cilat nëse zbërthehen, i bie se më shumë se pesë biznese shuhen brenda një dite. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qytetarët kërkojnë drejtësi në Gjykatën e Strasburgut

Maqedonia e Veriut është riradhitur në vendin e nëntë sa i përket numrit të parashtresave nga qytetarëve, të cilët drejtësinë e kërkojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Sipas të dhënave nga raporti vjetore i Gjykatës së Strasburgut, gjatë vitit të kaluar janë parashtruar 370 aplikime nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut, prej të cilave 339 janë proceduar. Ekspertët në fushën e drejtësisë thonë se shifrat flasin për pakënaqësinë e qytetarëve të vendit ndaj funksionimit të sistemit gjyqësor. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja dhe Kosova nënshkruajnë protokollin e Marrëveshjes së Ekstradimit

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë nënshkruar protokollin e Marrëveshjes së Ekstradimit mes dy vendeve. Dokumenti u nënshkrua nga ana e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer. Sipas një komunikate të ministrisë së Drejtësisë, ministri Tahiri ka theksuar se ky nënshkrim shënon një rast historik për marrëdhëniet dypalëshe në fushën e bashkëpunimit juridik. Sipas ministrit Tahiri, kjo marrëveshje fuqizon edhe më tej sundimin e ligjit dhe subjektivitetin e Kosovës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turqia kundërshton ultimatumin e SHBA-së

Turqia nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj për të blerë sistemet e mbrojtjes raketore ruse S-400, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së, se do të përjashtojë Ankaranë nga programi i pajisjes me aeroplanët F-35, tha të enjten ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Patrick Shanahan, javën e kaluar, i dërgoi një letër homologut të tij turk, duke paralajmëruar se Ankaraja do të largohet nga programi i furnizimit me aeroplanë F-35 nëse vazhdon me planet për blerjen e sistemit rus... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nga 1876 rastet e pickimeve nga rriqrat, një me ethe hemorragjike

Me ngritjen e temperaturave, ethet hemorragjike që shkaktohen kryesisht nga pickimet e rriqrave, ndër vite kanë qenë një problem për qytetarët e Kosovës. Madje, kishte raste që si pasojë e këtyre pickimeve, ethet hemorragjike kanë përfunduar edhe me fatalitet. Këtë vit, në gjithë Kosovën janë pickuar nga rriqrat 1876 persona. Rastet e para të pickimeve nga ky insekt, kanë filluar që nga muaji shkurt. Ndërkaq ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kërkuar 225 persona... Читать дальше...

Evropaelire.org 

PS: Nuk tërhiqemi nga 30 qershori

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur të enjten në një seancë të jashtëzakonshme, të thirrur nga Partia Socialiste, për të diskutuar vendimin e presidentit të vendit për anulim të zgjedhjeve lokale si pasojë e krizës politike në vend. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se ditën e sotme, në vend që Kuvendi të merrej me rezolutën që do i drejtohej shteteve të Bashkimit Evropian për t’i kërkuar “njohjen e meritës së Shqipërisë në përmbushjen e kushteve të vëna prej tyre dhe për nisjen e negociatave”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vuçiq: Do të kërkoj mbështetjen amerikane për çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do ta ftojë përsëri presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të vizitojë Serbinë, si dhe do të “përpiqet të flasë” për Kosovën me disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Trumpit. Ai tha se do të kërkojë mbështetjen për një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës. Vuçiq i bëri këto komente kur u pyet për festimin në Kosovë të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, dhe deklaratën e bërë nga zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump do të pranonte informata të huaja për kundërshtarin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të pranonte informata të dëmshme për kundërshtarin e tij, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020, edhe nëse ato do të vinin nga një qeveri e huaj. Në një intervistë për transmetuesin ABC News, presidenti e mohoi se kjo do të llogaritej si ndërhyrje në zgjedhje. I pyetur nëse këshilltarët e tij duhet të pranojnë informacione nga Rusia, Kina apo ndonjë vend tjetër, rreth një kundërshtari politik, Trump tha: “Mendoj se dëshironi t’i dëgjoni. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sulmohen dy transportues të produkteve të naftës në Gjirin e Omanit

Dhjetëra anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar, pasi dy anije transportuese të produkteve të naftës, thuhet se janë sulmuar, dhe janë përfshirë nga flakët në Gjirin e Omanit. Operatorët e anijes thanë se 21 pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar në mënyrë të sigurtë, në disa anije që gjendeshin afër. Irani njoftoi se ka shpëtuar 44 vetë, pasi anijet u përfshinë nga flakët, dhe i ka transferuar ata në një port iranian, njoftoi media shtetërore. Qeveria japoneze tha se transportuesit mbanin ngarkesa "të lidhura me Japoninë". Читать дальше...

Evropaelire.org 

Merkel takon Zaevin: Data e bisedimeve mbetet për në shtator

Maqedonia e Veriut nuk do të marrë as qershor e as në korrik datën e nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri, Zoran Zaev pas takimit në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. “Kancelarja gjermane na ka informuar se Bundestagu në shtator do të miratojë vendimin për fillimin e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut, në përputhje me procedurat e përcaktuara të Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit. Në takim, kancelarja ka theksuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Palmer: SHBA-ja nuk është e gatshme që të vulosë çfarëdo marrëveshje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer. Duke iu referuar nismës së kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, Palmer tha se beson që ajo është nismë në mbështetje të dialogut të Brukselit. “Ne i kuptojmë takimet në Berlin e Paris si të dizajnuara që të mbështesin dialogun... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sekretari britanik nënshkruan urdhërin për ekstradimin e Julian Assange

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid i ka thënë BBC-së se e ka nënshkruar një urdhër ekstradimi në Shtetet e Bashkuara, për themeluesin e Wikileaks, Julian Assange. Javid, tha se vendimi përfundimtar për ekstradimin e Assange, do të merret më 14 qershor, në një gjykatë britanike. Assange, përballet me një aktakuzë me 18 pika nga Shtetet e Bashkuara, për publikim të informacionit të klasifikuar dhe komplot me ish-ushtaren amerikane, Chelsea Manning, për të ndërhyhë në kompjuterët e departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Alex Whiting i bashkohet zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë si shef i hetimeve

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes një komunikate ka njoftuar se shef i hetimeve (Grupit Hetimor) pranë kësaj zyre do të jetë prokurori, Alex Whiting. Sipas komunikatës, prokurori Whiting, ka përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, duke përfshirë punën në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjPN) dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ).  “Gjatë periudhës midis viteve 2002 deri 2007, prokurori Whiting punoi për TPNJ-në, ku... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hong Kongu në tension për shkak të ligjit për ekstradim

Autoritetet i mbyllën disa zyra qeveritare në rrethin financiar të Hong Kongut, pas dhunës më të keqe që ky qytet ka parë në disa dekada. Mëngjesin e së enjtes, turmat përreth selisë së qeverisë kanë qenë të shpërndara. Protestuesit janë të zemëruar me planet e autoriteteve për të miratuar një ligj, që do të lejonte ekstradimin në Kinë. Sipas tyre, ligji do t'i mundësojë Kinës të shënjestrojë kundërshtarët politikë në rajon. Pavarësisht kundërshtimve të mëdha, qeveria nuk është zmbrapsur. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjermania arreston një shtetas të Kosovës, i akuzuar për mbështetjen e IS-it

Autoritetet gjermane arrestuan një shtetas të Kosovës, i cili akuzohet se ka mbështetur grupin militant Shteti Islamik (IS), duke transferuar mijëra euro për një luftëtar dhe një rekrut të mundshëm. Zyra e Prokurorit Federal tha se 31-vjeçari, i identifikuar vetëm si Hasan Rejan B, u arrestua të mërkurën në zonën e Pinebergut, pranë Hamburgut, raporton AP.  Ai dyshohet për 15 akuza për mbështetjen e grupit militant Shteti Islamik dhe 11 akuza për shkeljen e ligjeve gjermane të eksportit. Prokurorët... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbi një milion njerëz në botë kërkojnë lirimin e avokates iraniane

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se mbi një milion njerëz në më shumë se 200 vende dhe territore në gjithë botën kanë nënshkruar një peticion, që iu bën thirrje autoriteteve iraniane të lirojnë aktivisten e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh. Ajo është dënuar me 38 vjet e gjysmë burgim dhe 148 rrahje me kamxhik, pas dy gjyqesh që, sipas Amnesty International, kanë qenë "shumë të padrejta". Për të shënuar një vit që nga arrestimi i saj, Amnesty... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pse prania e NATO-s shihet si e domosdoshme në Ballkan?

Ndërhyrja e NATO-s, përkatësisht dislokimi i trupave paqeruajtëse të KFOR-it, 20 vjet më parë në Kosovë, nga ekspertë të çështjeve të sigurisë vlerësohet se ka krijuar stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Por, që sipas tyre, Serbia vazhdon të paraqet ende rrezik, qoftë për shkak të afërsisë së saj politike e strategjike me Rusinë apo edhe për shkak të pretendimeve ndaj Kosovës.  Rreziku nga Serbia për destabizlim të rajonit, sipas ekspertëve, vjen pasi që kjo e fundit vazhdon të ketë tendenca territoriale ndaj vendeve fqinje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump planifikon të takojë Putinin në G20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet këtë muaj, në Japoni. "Do të takoj Putinin në G20", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, Kremlini tha se nuk ka marrë konfirmim nga Uashingtoni për takimin e mundshëm. "Pala amerikane nuk e ka iniciuar mbajtjen e një takimi të veçantë", tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov. Trump... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shpërthimi i ri i Ebolës në Afrikë - "i frikshëm"

Udhëheqësi i një organizate bamirëse mjekësore tha se shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikën qendrore "është vërtet i frikshëm". Gati 1,400 vetë kanë vdekur në Republikën Demokratike të Kongos, që nga rasti i parë me Ebola në këtë vend, që është shfaqur gushtin e kaluar. Jeremy Farrar, drejtor i organizatës kërkimore Wellcome Trust, me seli në Londër, tha se epidemia është më e keqe se ajo e periudhës 2013-2016 dhe se nuk tregon "shenja të ndalimit" "Republika Demokratike e Kongos nuk duhet të përballet e vetme me këtë", tha ai. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA dërgon edhe 1,000 trupa në Poloni

Shtetet e Bashkuara do të vendosin 1,000 trupa shtesë në Poloni, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një konference për media me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, në Uashington. Trump tha se forca do të merret nga kontingjenti amerikan në Gjermani që përbëhet prej 52,000 ushtarësh dhe se do të përfshijë dronë dhe pajisje të tjera ushtarake. Sidoqoftë, Trump, më herët, ka folur për mundësinë e një baze të përhershme amerikane në Poloni. Viteve të fundit, rreth 4,500 trupa amerikane janë vendosur në Poloni... Читать дальше...