World News in Albanian
Июнь
2019

Новости за 29.06.2019

Evropaelire.org 

Erdogan i bindur se SHBA-ja nuk do të vendosë sanksione ndaj Turqisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se ai është i sigurt se Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin sanksione ndaj shtetit të tij, pasi Ankaraja insiston që të mos e anulojë marrëveshjen për blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Erdogan është takuar në margjinat e samitit të G20-ës me presidentin e SHBA-së, Donald Trump me të cilin kanë biseduar për marrëveshjen e Turqisë me Rusinë për blerjen e sistemeve S-400. “Dëgjuam nga ai (Trump) se nuk do të ketë diçka të tillë (sanksione)”, tha Erdogan. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thellimi i ndarjeve të serbëve në Kosovë nga Beogradi

Në dy dekadat e fundit, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, të gjitha qeveritë e Serbisë i kanë trajtuar serbët e Kosovës, të ndarë në serbë të jugut dhe të veriut, por autoritetet e tanishme, të cilat kanë pushtetin në Beograd, këtë ndarje e kanë theksuar edhe më shumë, thonë njohësit serbë të zhvillimeve politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në rubrikën e përjavshme Fokus, të Radios Evropa e Lirë, ata shprehin mendime të ndryshme lidhur me format dhe motivet e kësaj ndarjeje, e të cilat në fund synojnë një cak politik... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Putin dhe Abe bisedojnë për Ishujt Kurile

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe janë pajtuar që të zgjerojnë lidhjet ekonomike, por kanë dështuar që të bëjnë përparim rreth një marrëveshjeje paqeje që zyrtarisht t’i japin fund Luftës së Dytë Botërore. Dy liderët u takuan në Osaka të Japonisë, pas përfundimit të samitit të G20-ës. Kryeministri japonez, Shinzo Abe tha se gjatë bisedimeve me Putinin, të dy kanë shprehur përkushtimin e tyre për të gjetur zgjidhje lidhur me mosmarrëveshjet territoriale që kanë për katër ishujt jugor Kurile... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Shkup mbahet Parada e parë e Krenarisë

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut u mbajt Parada e parë e Krenarisë. Pjesëtarët e komunitetit LGBTI dhe mbështetësit e tyre marshuan në rrugët e kryeqytetit maqedonas. Organizatorët e kësaj Parade, thanë se kjo ngjarje duhet të shërbejë që të drejtat e këtij komuniteti të avancohen dhe të pjesëtarët e këtij komuniteti të pranohen nga shoqëria. Përfaqësuesit e komuniteti LGBTI ((homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe interseksual), kanë kërkuar që të zbatohet në praktikë Ligji kundër diskriminimit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Protestë në Shkup kundër Paradës së Krenarisë

Teksa po mbahej Parada e parë e Krenarisë në Shkup, grupe fetare kanë organizuar një marsh protestues, për të kundërshtuar mbajtjen e Paradës. Organizatorët e këtij marshi protestues thanë se për ta më e rëndësishmja është familja në kuptimin tradicional.

Evropaelire.org 

Parada e Krenarisë në Shkup

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut është mbajtur Parada e Krenarisë. Aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI marshuan nëpër rrugët e Shkupit. Kjo Paradë u mbajtë nën masa të rrepta të sigurisë.

Evropaelire.org 

Limaj: Respektojmë vendimin e Kushtetueses për Delegacionin shtetëror

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili njëherësh ka qenë bashkëkryesues i Delegacionit shtetëror të Kosovës në dialogun me Serbinë, tha se ai dhe partia e tij do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se Delegacioni shtetëror është jokushtetues. Limaj po ashtu paralajmëroi se partia e tij do të ketë një qëndrim lidhur me këtë çështje, vetëm pasi të ketë biseduar edhe me anëtarët e tjerë të koalicionit qeverisës. “Unë personalisht dhe ne si Nismë respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Miliardat e Kosovës në tregjet botërore

Më shumë se 2.5 miliardë euro ka arritur vlera e mjeteve të grumbulluara nga Trusti i Pensioneve dhe procesi i privatizimit, por paratë mbahen të ngrira në institucionet në tregjet e jashtme ndërkombëtare, si dhe në ato financiare në Kosovë. Nga kjo shumë, mbi 1.8 miliard euro janë kursimeve të qytetarëve në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.  Përqindja më e madhe e këtyre mjeteve janë të investuara në tregjet e Gjermanisë, Japonisë, Anglisë, Francës dhe në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Beograd dhe Shkup mbahet Parada e Krenarisë

Me moton “Lufta ende vazhdon, bashku edhe ti”, në Beograd të shtunën është mbajtur Parada e Krenarisë, e organizuar nga pjesëtarët e komunitetit LGBT+ (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor e të tjerë). Manifestimi ka kaluar pa incidente. Motoja e Paradës është zgjedhur në kujtesë të 50-vjetorit që nga rebelimi i Stonewall, kur në vitin 1969 komuniteti LGBT në Nju Jork, u ngrit kundër torturës policore. Organizatat që merren me te drejtat e këtij komuniteti, në Paradën e kërkuan “rregullimin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Shkup mbahet Parada e Krenarisë

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut është mbajtur Parada e parë e Krenarisë. Pjesëtarët e komunitetit LGBTI dhe mbështetësit e tyre marshuan në rrugët e kryeqytetit, Shkupit. Organizatorët e kësaj Parade, thanë se kjo ngjarje duhet të shërbejë që të drejtat e këtij komuniteti të avancohen dhe të pjesëtarët e këtij komuniteti të pranohen nga shoqëria.

Evropaelire.org 

Trump fton liderin e Koresë së Veriut të takohen në Zonën e Demilitiarizuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ftuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un për një takim në Zonën e Demilitarizuar, që ndanë Veriun dhe Jugun në Gadishullin Korean. “Pas disa takimeve shumë të rëndësishme (në samitin e G20), do të nisem për në Japoni dhe Korenë e Jugut (takim me presidentin Moon). Teksa do të jem atje, nëse Kim do, unë do të takohesha me të në kufi vetëm për t’ia shtrënguar dorën dhe për ta përshëndetur”, shkroi Trump në Twitter. Më vonë, Koreja e Veriut... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja dhe talibanët nisin raundin e ri të bisedimeve për paqe

Zalmay Khalilzad, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistan, ka nisur raundin e ri të bisedimeve me talibanët në Doha të Katarit, teksa Uashingtoni po përpiqet të përshpejtojë procesin që t’i jepet fund konfliktit 18-vjeçar. Suhail Shaheen, zëdhënës i zyrës politike të talibanëve në Doha, i tha Associated Press se bisedimet pritet të nisin sot. Por, pikërisht sot, militantët talibanë vranë të paktën 26 milicë pro-qeveritarë në veri të Afganistanit. Kryengritësit sulmuan një... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Putin thotë se Rusia dhe SHBA-ja do të rinisin bisedimet për armët bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump kanë urdhëruar ministrat e tyre të Jashtëm, që të nisin konsultimet mbi kontrollin e armëve bërthamore. Duke folur pas samitit të G20-ës në Osaka të Japonisë, Putin theksoi se “ende nuk mund të themi se nëse kjo do të çojë në zgjatjen e traktatit ‘Fillimi i Ri’”, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2010 për kontrollin e armëve, e cila skadon më 2021, nëse dy shtetet nuk pajtohen që ta zgjasin atë. Në anën tjetër... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Përfundon samiti i G20-ës

Ka përfunduar samiti i G20 që zhvilloi punimet në Osaka të Japonisë. Nikoqiri i këtij samiti, kryeministri japonez, Shinzo Abe, deklaroi se liderët duhet të “gjejnë, jo dallimet, por gjuhën e përbashkët mes nesh”. “Liderët e G20 u pajtuan për nevojën që vendet anëtare të kryesojnë në rritjen ekonomike botërore”, tha Abe në një konferencë për media. Ai lavdëroi presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë kinez, Xi Jinping, për arritjen e pajtimit që të kthehen në tavolinën e bisedimeve, me qëllim që të tejkalojnë mosmarrëveshjet tregtare. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Asnjë legalizim i ndërtimeve pa leje që nga shkurti i vitit 2017

Më 5 shtator 2018, ka hyrë në fuqi Ligji i ri për trajtimin ndërtimeve pa leje, në Republikën e Kosovës. Por, gati dhjetë muaj pas, ende nuk është bërë asnjë legalizim, pasi që mungojnë disa udhëzime administrative të cilat e kompletojnë këtë ligj. Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) kanë konfirmuar se procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje, sipas ligjit të ri, ende nuk ka filluar. Në një përgjigje me shkrim, në MMPH kanë thënë se janë në fazën përfundimtare të kompletimit të bazës ligjore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dy të vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë vdekur në autostradën Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Suharekë-Duhël. Policia e Kosovës njofton se “dy persona meshkuj/shqiptar/kosovar, njëri i lindur në vitin (1993) dhe tjetri viti i lindjes (1999), dyshohet se duke kaluar autostradën nga një trase në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë dhe me këtë rast si pasojë kanë gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin e Policisë. Lidhur me këtë rast, pas hetimeve të para dhe intervistimit të dëshmitarëve, në konsultim me prokurorin kompetent... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kina thotë se do të rinisë bisedimet tregtare me SHBA-në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe ai i Kinës, Xi Jinping janë pajtuar që të rinisin bisedimet tregtare, raporton media shtetërore kineze. Agjencia shtetërore e lajmeve kineze, Xinhua, tha se Uashingtoni nuk do të vendosë tarifa të reja mbi mallrat kineze, siç kishte kërcënuar presidenti Trump. Trump nuk ka konfirmuar menjëherë tërheqjen nga vendosja e tarifave të reja. Por, ai tha se “kemi pasur një takim shumë të mirë me presidentin Xi të Kinës... do të thosha, një takim të shkëlqyer”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump dhe Erdogan bisedojnë për sistemin rus S-400

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u takua me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilit i bëri thirrje që të mos vazhdojë me blerjen e sistemit raketor rus, S-400. Kur dy liderët u takuan në margjinat e samitit të G20, në Osaka të Japonisë, Trump i tha Erdoganit se blerja e këtij sistemi të mbrojtjes raketore është “problem”. “Nuk është mirë”, tha Trump. Presidenti amerikan po ashtu e shpjegoi situatën si “të komplikuar”. Uashingtoni ka thënë se Turqia nuk e anulon... Читать дальше...