World News in Albanian
Сентябрь
2019

Новости за 13.09.2019

Evropaelire.org 

Statuja e mareshalit sovjetik shkakton përplasje diplomatike midis Rusisë e Çekisë

Një votim në asamblenë e një qarku të Pragës për të hequr një statujë të mareshalit sovjetik, Ivan Konev, shkaktoi përplasje diplomatike midis Rusisë dhe Republikës Çeke. Ministria e Jashtme e Çekisë thirri të premten në bisedë informative ambasadorin rus, për shkak të komenteve të një ligjvënësi në Moskë, të cilat e krahasonin kryetarin e qarkut Praga 6 - që ka votuar për heqjen e statujës - me nazistët. Ministria e Jashtme e Rusisë e kundërshtoi këtë vendim, duke thënë se "nuk do të kalojë pa përgjigje". Читать дальше...

Evropaelire.org 

Taksa dhe zgjedhjet, pengesë për aplikim në OBT

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe taksa 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga zyrtarët e Qeverisë në largim të Kosovës, po shihen si pengesë reale që Kosova sivjet të aplikojë për statusin e vëzhguesit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Sipas tyre, tashmë kanë përfunduar edhe përgatitjet teknike dhe se pritjet ishin që Kosova nga ky vit të aplikonte në OBT. Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) është një organizatë ndërkombëtare me qendër në Gjenevë të Zvicrës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Johnson këmbëngul se Brexit-i do të ndodhë më 31 tetor

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha se "nuk do të pengohet nga askush" për t'u larguar nga Bashkimi Evropian më 31 tetor. Kjo datë është afati i fundit kur duhet të ndodhë Brexit-i dhe Johnson këmbëngul se do ta respektojë atë me ose pa marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit. Ai tha se është "optimist i matur" për sigurimin e një marrëveshjeje për Brexit, por shtoi se Britania do të largohet në afat pa marrë parasysh se "çfarë ndodh". Kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE dërgon mision vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë

Bashkimi Evropian ka vendosur të dërgojë mision vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, emëroi Viola von Cramon-Taubadelin shefe të këtij misioni. Mogherini tha se ky hap riafirmon përkushtimin e vazhdueshëm të BE-së për të mbështetur proceset demokratike në Kosovë. "Të gjitha palët dhe komunitetet e interesuara duhet të jenë të angazhuara në këtë proces dhe të kontribuojnë në të ardhmen e Kosovës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kremlini s'e përjashton edhe një shkëmbim të të burgosurish me Ukrainën

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska nuk e përjashton mundësinë e një shkëmbimi të ri të të burgosurve me Ukrainën, pas atij të fundit, kur u liruan 70 vetë të mbajtur në të dyja vendet. "Askush nuk e përjashton mundësinë e një procesi të tillë", tha Peskov për gazetarët në Moskë. Deklarata e tij vjen disa orë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha në një konferencë në Kiev se qeveria e tij po punon në përgatitjen e një liste të re të shtetasve të Ukrainës, që mbahen në Rusi, për një shkëmbim të mundshëm. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri turk jep dorëheqje nga partia e Erdoganit

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se ka dhënë dorëheqje nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe se planifikon të formojë një lëvizje të re politike. Davutoglu njoftoi për dorëheqjen të premten, disa ditë pasi partia nisi procedurat për përjashtimin e tij dhe të tre ish-ligjvënësve të tjerë për, siç thuhet, shkelje të disiplinës. Davutoglu ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Turqisë nga viti 2009 deri më 2014, ndërsa më pas si kryeministër deri më 2016... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjykimi i ish-zyrtarëve të lartë kalon nga Specialja te Prokuroria e Rregullt

Dhjetëra lëndë gjyqësore me padi për vepra të rënda penale kundër ish-zyrtarëve të lartë që janë ngritur nga Prokuroria Speciale, kanë nisur t’i dorëzohen Prokurorisë së Rregullt. Vendimi vjen pas arrestimit të kryeprokures Speciale, Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Reketi” dhe kërkesës së saj nga burgu që lëndët t’i dorëzohen organit republikan të akuzës, me arsyetimin e mosrrezikimit të tyre nga skadimi i mandatit të Speciales më 15 shtator. “Nën masa të sigurisë, të premten ka nisur pranim-dorëzimi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kujdesi shëndetësor mbizotëron debatin e kandidatëve demokratë për president

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është përplasur me kundër-kandidatët e tij demokratë, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, në një debat për kujdes shëndetësor, duke mbrojtur Ligjin për këtë çështje të njohur si Obamacare, dhe u ka kërkuar atyre që të jenë të sinqertë për shpenzimet që kanë pas vetes planet e tyre. Dhjetë kandidatë kryesorë demokratë janë bashkuar për herë të parë në një studio të debatit duke u fokusuar më shumë në kundërshtimet e përbashkëta që kanë ndaj presidentit aktual republikan... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kryeprokurori i Pragës mbështet ndërprerjen e hetimeve kundër Babishit

Kryeprokurori i Pragës e mbështeti një vendim të mëhershëm për të ndërprerë hetimet për mashtrim të dyshuar, kundër kryeministrit të Çekisë, Andrej Babish. Zyra e Prokurorit të Shtetit në Pragë e dha njoftimin të premten, pasi e rivlerësoi vendimin e mëhershëm të prokurorit të rastit, për t'i ndërprerë hetimet. Vendimi i fundit, megjithatë, mund të përmbyset nga prokurori i përgjithshëm i vendit. Policia çeke ka rekomanduar që Babish të përballet me akuza, në lidhje me shpërdorimin e pretenduar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vdiq fotografi i "njeriut të tankut" në Sheshin Tiananmen

Charlie Cole, një nga fotografët që ka filmuar pamjen e famshme të njeriut para tankut, gjatë protestave në Sheshin Tiananmen në Pekin, ka vdekur. Fotografia e njeriut duke qëndruar para një kolone tankesh, një ditë pasi qindra, e ndoshta mijëra njerëz janë vraë, është bërë imazh i protestave pro demokracisë në Kinë, në vitin 1989. Cole, më 1990, ka fituar Çmimin "World Press Photo" për këtë fotografi. Ai ka jetuar në Bali të Indonezisë, ku edhe ka vdekur në moshën 64-vjeçare. Cole ka qenë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vuçiq e vlerëson UNESCO-n për mbrojtjen e "trashëgimisë së rrezikuar serbe në Kosovë"

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të premten, në një takim në Beograd me drejtoren e përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, se Serbia i vlerëson aktivitetet e kësaj organizate në mbrojtjen e "trashëgimisë së rrezikuar serbe në Kosovë". Sipas Vuçiqit, kjo trashëgimi historike, kulturore dhe fetare është trashëgimi e gjithë botës. Në komunikatën e Presidencës serbe, të lëshuar pas takimit, po ashtu thuhet se Vuçiq "shprehu mbështetje për përpjekjet e Azoulayt për të ruajtur vlerat thelbësore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Greva në Paris kundër reformave në pensione

Kryeqyteti i Francës, Parisi, u bllokua pothuajse tërësisht pasi shumica e punonjësve të transportit nisën grevën kundër reformave të planifikuara në pensione. Dhjetë nga 16 linjat e metrosë u mbyllën, ashtu si edhe disa shërbime të trenave. Greva - më e madhja nga viti 2007 - është veprimi i parë i madh kundër  planit të presidentit Emmanuel Macron për pensione universale. Ky plan parasheh të hiqen pensionet më të favorshme, që i marrin detarët, notuesit, punonjësit e operës në Paris e të tjerë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ambasada amerikane kritikon listat zgjedhore me individë të akuzuar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë kritikoi të premten futjen në lista zgjedhore të individëve që kanë probleme me ligjin në Kosovë. "Si mund ta marrin seriozisht qytetarët përkushtimin e shprehur të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive ka individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje, si: krimet e luftës dhe sulme, si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion", thuhet në një postim në Facebook të Ambasadës amerikane. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Valë e re migrantësh mund të vërshojë Evropën

Migrimi edhe një herë mund të bëhet një nga çështjet më të rëndësishme në Evropë. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se do t’ua hapë dyert mijera migrantëve që ikin nga vatrat e luftës.

Evropaelire.org 

Dënohet me 20 muaj burgim personi që kërcënoi Haradinajn

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Bedri Elshanin me akuzën se në vitin 2018 kishte kërcënuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj në emër të grupit militant, Shteti Islamik. Për veprën “shtytje për kryerjen e veprave terroriste” dhe për veprën tjetër “armëmbajtje pa leje”, ai është dënuar me 20 muaj burgim. Elshani u shpall fajtor të premten, një ditë pasi ka pranuar fajësinë. Sipas aktakuzës, Bedri Elshani ka postuar fotografi me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A i privon nga e drejta e votimit pjesëtarët e pakicave, udhëzimi i KQZ-së?

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pritet të shqyrtojë ankesën e Listës Serbe në lidhje me një udhëzim të lëshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilit, votim i vlefshëm në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit, konsiderohet vetëm ai që realizohet përmes dokumenteve identifikuese të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kosovë, sidomos ata të Listës Serbe, jo vetëm që nuk e kanë mirëpritur, por edhe e kanë kundërshtuar këtë udhëzim... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjithësia mund të jetë 2 miliardë vjet më e re

Gjithësia duket se është më e re çdo ditë, pasi disa matje sugjerojnë se ajo mund të ketë disa miliarda vjet më pak sesa që kanë vlerësuar shkencëtarët. Një hulumtim i fundit bie në kundërshtim me dy kërkime tjera shkencore të këtij viti, që kanë hequr miliona vjet të vjetërsisë së Gjithësisë. Ndryshimet e mëdha në studime tregojnë për problemin e vërtetë që ekziston në identifikimin e saktë të moshës së Gjithësisë. “Ne kemi paqartësi të mëdha rreth asaj se si lëvizin yjet në galaksi”, ka thënë Inh Jee... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Numri i të zhdukurve në Bahamas bie në 1,300

Shërbimet e emergjencës në Bahamas kanë thënë se numri i të zhdukurve si pasojë e Uraganit Dorian ka rënë në 1,300, pasi më herët gjatë javës ishte raportuar për një listë prej 2,500 personave. Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave ka thënë se ulja e numrit ka ndodhur pasi janë identifikuar shumë persona nëpër strehimore. Uragani Dorian ka goditur Ishujt Bahamas më herët gjatë këtij muaji duke vrarë të paktën 50 persona. Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi janë duke vazhduar operacionet e kërkimit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një komitet i Kongresit kërkon intervistimin e të dërguarit të SHBA-së në Afganistan

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë i ka nisur kërkesë për intervistim të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për Afganistan, Zalmay Khalilzad, pasi bisedimet me talibanët janë anuluar papritur. Përfaqësuesi, Eliot Engel, që drejton këtë Komitet, ka thënë se ai është “mërzitur” me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, të cilën e ka fajësuar për mbajtje të Khalilzadit larg ligjvënësve dhe publikut amerikan, andaj ka konsideruar se ata duhet të informohen për procesin e paqes... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA: Irani shkeli premtimin për të mos shitur naftë në Siri

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për shkelje të “premtimeve” pasi anija transportuese Adrian Darya 1 supozohet se ka dërguar naftë në Siri, pavarësisht deklaratave se do të ndodhë e kundërta, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit. E emëruar më parë, Grace 1, kjo anije është mbajtur për gjashtë muaj në ujërat e territorit britanik në Ngushticën e Gjibraltarit, derisa autoritetet kanë pranuar garanci me shkrim nga Irani se nuk do të dërgojë anijen në Siri sepse përbën shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Diplomacia e Kosovës në vendnumërim

Kosova tash e pesë vjet është duke aplikuar diplomaci mbrojtëse karshi agresivitetit diplomatik të Serbisë dhe nuk ka arritur që t’i amortizojë efektet e saj, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Për më shumë, sipas tyre, diplomacia e Kosovës është treguar e papërgjegjshme karshi agresivitetit të diplomacisë serbe, ndërkohë që ka degraduar edhe për shkak të politikave jo të mira dhe joprofesionale, punësimeve mbi baza partiake dhe mungesës së disiplinës brenda resorit në raport me ekzekutivin e vendit, në përgjithësi. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turneu i tenisit në Hong Kong shtyhet për shkak të protestave

Turneu i tenisit në Hong Kong, që ishte planifikuar të niste më 5 tetor, është shtyrë për shkak të protestave të vazhdueshme. Ai ishte planifikuar që të mbahet në Parkun Viktoria, që është kthyer në një vend për protestat e fundit antiqeveritare. Organizatorët kanë thënë se ata do të gjejnë një vend tjetër “ku mund të zhvillojnë turneun më vonë”. Hong Kongu është përfshirë për muaj nga protesta të dhunshme, për shkak të një ligji për ekstradim. Projektligji tani është tërhequr mirëpo protestat... Читать дальше...