World News in Albanian
Июль
2025

Новости за 25.07.2025

Evropaelire.org 

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

Vala e të nxehtët në Greqi, që nisi të hënën, tani pritet të zgjasë më shumë se një javë, teksa shërbimi i motit tha se vendi u përball me temperatura afër 46 gradë Celsius më 25 korrik. Vëzhguesi Kombëtar në Athinë tha se temperatura më e lartë u regjistrua në rajonin Mesinia, ku u shënua 45.8 gradë Celsius. Në Athinë, në disa pjesë u regjistruan temperatura deri në 42 gradë. Zyrtarët sërish kanë modifikuar orët kur vizitorët mund të vizitojnë Akropolin – vendin kryesor arkeologjik në Greqi, me qëllim të sigurisë së vizitorëve dhe stafit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shefja e BE-së njofton se do të bisedojë me Trumpin për tarifat

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në lidhje me tensionet transatlantike sa i përket tarifave, teksa ka mbetur vetëm një javë deri në afatin e fundit për negociata. Në përpjekje për të ulur deficitin tregtar për vendin e tij, Trump ka premtuar se do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj dhjetëra vendeve nëse ato nuk arrijnë marrëveshje me Uashingtonin deri më 1 gusht. Bashkimi Evropian – që po përballet me një tarifë të përgjithshme prej 30 për qind ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Klina regjistron temperaturë mbi 42 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se të premten në Kosovë janë regjistruar temperatura të larta. Në Klinë është regjistruar temperatura rekord prej 42.5 gradë Celcius. Kjo temperaturë, sipas Institutit, u regjistrua në orën 15:00. “Sipas matjeve nga Rrjeti Shtetëror i Stacioneve Meteorologjike, sot në Kosovë janë shënuar vlera tejet të larta të temperaturave”, tha IHK-ja. Sipas një harte të publikuar nga ky Institut, bazuar në temperaturat e regjistruara në orën 14:00 të 25 korrikut... Читать дальше...

Evropaelire.org 

OKB: Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës nuk po hanë për ditë të tëra

Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se kriza ka arritur “në nivele dëshpëruese”. Programi Botëror i Ushqimit më herët kishte paralajmëruar për një “rrezik kritik nga uria” në Gazën e shkatërruar nga lufta, ndërkaq po intensifikohen kritikat ndërkombëtare ndaj veprimeve të Izraelit. “Pothuajse një në tre persona nuk po hanë për ditë të tëra. Kequshqyerja është në rritje me 90.000 gra dhe fëmijë që kanë nevojë urgjente për trajtim”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja vret një udhëheqës të IS-it në Siri

Forcat amerikane kanë vrarë një udhëheqës të grupit terrorist, Shteti Islamik (IS), gjatë një operacioni në provincën Alepo të Sirisë të premten, njoftoi Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM). Bastisja rezultoi “me vrasjen e liderit të lartë të IS-it, Dhiya Zawba Muslih al-Hardani, dhe dy djemve të tij të rritur të lidhur me IS-in”, u tha në deklaratën e CENTCOM-it. “Këta pjesëtarë të IS-it përbënin kërcënim për forcat amerikane dhe të koalicionit, si dhe për Qeverinë e re siriane”, u tha në njoftim... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Fundi i afatit, por jo i bllokadës: Ambasadorët kërkojnë Kuvend e Qeveri të re

Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52-të, një ditë para skadimit të afatit të vënë nga Gjykata Kushtetuese për finalizimin e procesit. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje fajëson partitë tjera për bllokadën, Nisma Socialdemokrate bën thirrje që të pritet një tjetër aktgjykim i Kushtetueses. Diplomatët perëndimorë shprehën shqetësim për krizën institucionale, teksa qytetarët gjithnjë e më shumë po humbin besimin për një marrëveshje midis partive.

Evropaelire.org 

Prokuroria në Serbi ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për përgatitje të ndryshimit me forcë të pushtetit

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave nën dyshimin se kanë përgatitur ndryshim me forcë të pushtetit në Serbi. Dy prej tyre akuzohen edhe për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve të zjarrit dhe municionit. Mes të akuzuarve janë Ivan Matoviq, një opozitar nga qyteti i Kralevës, Novica Antiq, ish-kryetar i Sindikatës Ushtarake të Serbisë, si dhe të paktën dy veteranë të luftës që kanë shprehur mbështetje për protestat studentore. Prokuroria ka... Читать дальше...

Evropaelire.org 

MPJD konfirmon se Serbia i ka caktuar një muaj paraburgim shtetasit kosovar

Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili, i cili u arrestua në Serbi më 22 korrik. “Duke qenë se tashmë është konfirmuar se ndaj z. Halili është iniciuar procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të paraqesë menjëherë kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Lartë të Beogradit, Departamenti për Krime të Luftës, për ta vizituar atë në Qendrën e Paraburgimit të kësaj gjykate... Читать дальше...

Evropaelire.org 

IKSHPK-ja jep leje për rihapjen e pishinës së Gërmisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dhënë leje për rihapjen e pishinës së Gërmisë, pasi rezultatet e mostrave të ujit të marra në këtë pishinë tha se “rezultojnë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina”. “Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, u tha në njoftim. Pishina e Gërmisë u mbyll përkohësisht më 24 korrik,... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shefi i agjencisë për çështje bërthamore: I inkurajuar nga vendimi i Iranit për rinagazhim

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka thënë të premten se është i “inkurajuar” që Irani është pajtuar për të pranuar një delegacion të vëzhguesve të kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara për të vizituar shtetin “brenda javësh”. Grossi ka thënë se vizita e ekipit teknik mund të hapë rrugën që inspektorët e OKB-së të kthehen në Iran, potencialisht këtë vit. “Nëse nuk rikthehemi shpejt, do të ketë probleme serioze, sepse ky është obligim ndërkombëtar i Iranit”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Diplomatët perëndimorë: Kosova po hyn në territor të panjohur

Dështimi i 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime të ashpra nga përfaqësuesit diplomatikë të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë, të cilët e cilësuan këtë situatë si të papranueshme dhe zhgënjyese për qytetarët. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha pas përfundimit të seancës të premten se “Kosovës i duhet një Kuvend pak a shumë menjëherë” dhe theksoi nevojën për një qeveri të re që do t'i forconte marrëdhëniet me Brukselin. “Një qeveri... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tajlanda thotë se mbi 100 mijë civilë kanë ikur si pasojë e konfliktit me Kamboxhian

Mbi 100.000 persona kanë ikur nga luftimet kufitare më të përgjakshme mes Tajlandës dhe Kamboxhias në dekadë, ka thënë Bankoku të premten, përderisa rriten thirrjet ndërkombëtare për ndalje të armiqësive. Mospajtimet e moçme kufitare janë përshkallëzuar në luftime intensive me artileri, tanke dhe trupa ushtarake në fushëbetejë të enjten. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë një takim urgjent për krizën më vonë gjatë së premtes. Ministria e Brendshme e Tajlandës ka thënë se... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Macron: Franca do ta njohë shtetin palestinez

Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron. Kështu, Franca do të bëhet shteti i parë anëtar në grupin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) që merr këtë hap. Përmes një postimi në X – dikur Twitter – Macron ka thënë se njoftimi zyrtar do të bëhet në takimin e përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “Nevoja urgjente sot është që të përfundojë lufta në Gazë dhe të shpëtohet popullsia civile. Paqja është e mundshme. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kuvendi nuk konstituohet, me gjithë afrimin e afatit të Kushtetueses

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të premten për vazhdimin e 52-të të seancës konstituive, një ditë para skadimit të afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese javë më parë. Ata kanë dështuar sërish ta bëjnë Kuvendin, duke mos lëvizur nga pozicionet e tyre. Të shtunën do të mblidhen për përpjekjen e fundit. Pas kësaj, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit. Kështu u tha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar në orët e vona të 24 korrikut... Читать дальше...