World News in Albanian
Июль
2025

Новости за 27.07.2025

Evropaelire.org 

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i organit përgjegjës për procesin zgjedhor, duke konfirmuar zhvillimin për agjencinë shtetërore SANA. Mohammed Taha al-Ahmad, kryetar i Komisionit të Lartë për Zgjedhjet e Asamblesë Popullore, tha se zgjedhjet do të mbahen ndërmjet datave 15 dhe 20 shtator. Këto do të jenë zgjedhjet e para që prej rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor, pas një ofensive të shpejtë të grupeve rebele. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje tregtare që vendos një tarifë prej 15% për shumicën e mallrave, njoftoi presidenti Donald Trump të dielën. Marrëveshja shmang përkohësisht vendosjen e tarifave më të larta të importit nga të dyja palët, që mund të kishin tronditur ekonomitë globale. Njoftimi erdhi pas një takimi të shkurtër mes Trumpit dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fushën e golfit të Trumpit në Turnberry të Skocisë. Kjo marrëveshje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar në një protestë pro-palestineze në Berlin

Policia e Berlinit njoftoi të dielën se ka arrestuar 57 persona gjatë një proteste pro-palestineze që u mbajt në margjinat e marshit vjetor të Krenarisë në qytet një ditë më parë. Gjatë protestës, 17 zyrtarë policorë u plagosën. Sipas policisë, rreth 10.000 protestues morën pjesë në tubimin e së shtunës në mbështetje të palestinezëve, por autoritetet ndërhynë për të shpërndarë turmën pasi organizatorët hasën vështirësi në rivendosjen e rendit. Arrestimet lidhen me prishje të rendit publik, përfshirë rezistencë ndaj policisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s? Në Mal të Zi s’pajtohen dot

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali i Zi duhet të mendojë nëse ka më shumë dëm apo dobi nga fakti që Kotori është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Evropaelire.org 

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

Greqia po lufton për të dytën ditë me radhë zjarret që kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar evakuime, me ndihmën e zjarrfikësve çekë dhe avionëve italianë që pritet të mbërrijnë më vonë. Zjarret vazhdonin të ishin aktive të dielën në mëngjes në rajonin e Peloponezit, në perëndim të kryeqytetit, si dhe në ishujt Evia dhe Kythira, ndërsa avionët dhe helikopterët rifilluan operacionet në disa pjesë të vendit që në agim. “Pritet që sot të jetë një ditë e vështirë, me rrezik shumë të lartë për zjarr pothuajse në të gjithë territorin”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në 4 ari tokë, Shqipja rindërton jetën e saj

Në Kishnicë, afër Prishtinës, një grua 51-vjeçare ka rindërtuar jetën e saj nga dhembja – përmes punimit të tokës. Pas humbjes së bashkëshortit dhe tre vjetëve izolimi, Shqipe Gashi sot gjen kuptim dhe forcë mes serrave të mbushura me speca, domate e tranguj. Në këtë rrëfim për Radion Evropa e Lirë, ajo ndan historinë e ringritjes personale dhe të pavarësisë financiare, në një hapësirë prej vetëm katër ari, që për të ka kuptimin e një fillimi të ri.

Evropaelire.org 

Përmirësohet gjendja me zjarret, mbetet aktiv vetëm një në Prishtinë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se, gjatë 12 orëve të fundit, numri i zjarreve ka rënë ndjeshëm pas pasdites së djeshme, kur tha se “situata me zjarret ishte e rënduar”. Sipas Agjencisë, tani aktiv është vetëm një zjarr në fshatin Trudë në Komunën e Prishtinës. Kjo agjenci kishte bërë të ditur dje se, shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në shumë zona të Kosovës ishin përhapur zjarre. Një zjarrfikës ishte lënduar në Ferizaj gjatë intervenimit për shuarjen e zjarreve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

Izraeli shpalli të dielën një “pauzë taktike” në luftime në disa pjesë të Gazës dhe tha se do ta lejonte OKB-në dhe agjencitë e ndihmës të hapnin rrugë tokësore të sigurta për ta trajtuar krizën e thelluar të urisë. Ushtria gjithashtu tha se kishte filluar hedhjen nga ajri të ushqimit në territor dhe hodhi poshtë akuzat se po përdorte urinë si armë kundër civilëve palestinezë. Në një deklaratë, ushtria tha se vendimet e saj i kishte koordinuar me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare për të “rritur... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

Për të prodhuar tri herë më shumë brenda tre muajve, ashtu siç tha Rutte, fabrikat e Rusisë do të duhej të prodhonin një sasi masive prej 20.5 milionë predhash këtë vit.

Evropaelire.org 

Dhjetëra zjarre në Kosovë

Zjarret në Konushefc të Podujevës dhe në Shkabaj afër Prishtinës ishin në mesin e dhjetëra vatrave të përhapura gjatë së shtunës, si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta.