World News in Albanian
Январь
2026

Новости за 13.01.2026

Evropaelire.org 

KQZ fillon rinumërimin e votave në 914 vendvotimeve, pas gjetjes së parregullësive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinumërojë votat në një të tretën e vendvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pasi kishte vërejtur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë. Rinumërimi i votave në 36 për qind të vendvotimeve në mbarë vendin rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja të vendit. Në një mbledhje të martën, komisioni e paraqiti një raport nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e dhjetorit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sorensen do t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë këtë javë

Peter Sorensen - i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë - do t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin të mërkurën dhe enjten, ka konfirmuar Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS). Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, emisari evropian pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit e të dyja shteteve, ndërsa në Kosovë është planifikuar edhe një takim me përfaqësuesit e partive opozitare. Sorensen do ta nisë vizitën më 14 janar në Prishtinë, ndërsa një ditë më vonë, më 15 janar, do të qëndrojë në Beograd. Читать дальше...

Evropaelire.org 

IKSHPK këshillon që uji i liqenit të Badocit të mos përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka këshilluar të martën që uji nga Liqeni i Badocit të mos përdoret për pije deri në një njoftim të radhës. Në një njoftim në Facebook, instituti tha se uji është i papërdorshëm për pije për shkak të rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit të këtij liqeni. Instituti tha se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen e ujit në bashkëpunim me kompanisë e ujësjellësit KRU Prishtina. Prandaj, ai i... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja pret veprime nga Qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve. Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”. Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rezervat shtetërore: Rozeta Hajdari dhe tre të tjerët gjykohen në proces të mbyllur

Për shkak të ruajtjes së dokumenteve dhe informacioneve të klasifikuara, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka mbyllur për publikun procesin gjyqësor në rastin e rezervave shtetërore, që nisi më 13 janar. Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe tre persona të tjerë akuzohen se i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës rreth tre milionë euro.

Evropaelire.org 

Trump shqyrton opsionet për Iranin, ndërsa protestat vdekjeprurëse vazhdojnë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se Uashingtoni mund të ndërhyjë, ndërsa shtypja vdekjeprurëse e protestave po vazhdon në Iran. Teherani thotë se është i gatshëm për bisedime, por është gjithashtu “plotësisht i përgatitur për luftë”, ndërsa ekspertët vlerësojnë se një reagim i SHBA-së mund të përfshijë masa ushtarake dhe ekonomike. (Përgatitën: Flaka Zogu dhe Ibrahim Berisha)

Evropaelire.org 

Sot nis gjykimi për rezervat shtetërore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca fillestare për rastin e rezervave shtetërore, ku në cilësinë e të akuzuarës është edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari. Aktakuza ndaj Hajdarit ishte ngritur më 11 nëntor të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore. Sipas aktakuzës, Hajdari dhe dy zyrtarë të MINT-it i kishin shkaktuar dëm prej rreth 3 milionë eurove buxhetit të Kosovës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump shpall tarifë prej 25 për qind për shtetet që tregtojnë me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se çdo vend që bën biznes me Iranin do të përballet me një normë tarife prej 25 për qind për çdo tregti me SHBA-në, ndërsa Uashingtoni po shqyrton një përgjigje ndaj situatës në Iran, ku po zhvillohen protestat më të mëdha antiqeveritare të viteve të fundit. “Me efekt të menjëhershëm, çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë një tarifë prej 25 për qind për çdo dhe të gjithë biznesin që kryhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Trump në një postim në Truth Social. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër Iranit, në një kohë kur po ndodh një shtypje gjithnjë e më vdekjeprurëse ndaj protestuesve në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin. Raporte të pakonfirmuara thonë se më shumë se 500 njerëz janë vrarë - edhe pse disa grupe për të drejtat e njeriut thonë se numri i viktimave mund të jetë disa herë më i lartë - gjatë shtypjes së kryengritjes. Protestat e javëve të fundit janë shndërruar në njërën prej sfidave më të mëdha ndaj sundimit... Читать дальше...