World News in Albanian
Январь
2026

Новости за 21.01.2026

Evropaelire.org 

Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff - duke folur në emër të administratës Trump - tha se SHBA-ja nuk është në bisedime me Iranin tani për tani, megjithëse “kemi pasur kontakt me ta”. Duke folur në një intervistë për CNBC, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Witkoff tha se “Irani është një marrëveshje që duhet të ndodhë”. I pyetur për hollësi, ai e shmangu përgjigjen, por e përsëriti se ka mundësi për një marrëveshje. Protestat në Iran nisën më 28 dhjetor 2025... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Avokati thotë se Serbia e ka liruar shtetasin e Kosovës, Hazir Haziri

Autoritetet serbe e kanë liruar nga paraburgimi shtetasin e Kosovës, Hazir Haziri – rreth katër muaj pasi e kishin arrestuar për gjoja krime lufte – njoftoi të mërkurën avokati Arianit Koci. Haziri ishte arrestuar më 8 shtator në pikën kufitare në Merdare dhe prej atëherë ishte mbajtur në paraburgim në Serbi. Lirimi i Hazirit “konfirmon se arrestimi ka qenë i pabazuar dhe i ngritur mbi pretendime të pambështetura në fakte”, tha avokati Koci, i cili ka qenë i angazhuar në rastin e tij. “Rasti nënvizon... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova thirret për të mbikëqyrur administrimin e Gazës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori ftesë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta përfaqësuar vendin në Bordin e Paqes për Gazën. Ky mekanizëm është pjesë e planit 20-pikësh të presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit - grupit të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

Evropaelire.org 

Mediat shqiptare: Ivanka Trump viziton Shqipërinë lidhur me investimet në Sazan

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ka arritur në Shqipëri të mërkurën, në një vizitë të paparalajmëruar. Siç kanë raportuar mediat në Shqipëri, përfshirë televizionin shtetëror, RTSH, Trump po qëndron në qytetin e Vlorës. Vizita e saj, sipas raportimeve, ka të bëjë me investimin në Shqipëri të planifikuar nga kompania e bashkëshortit të saj, Jared Kushner, në ishullin Sazan të Shqipërisë. Disa media kanë raportuar se pjesë e vizitës ka qenë edhe vetë Kushner, por ai është parë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova nën zhurmën e gjeneratorëve edhe këtë dimër

Sistemi energjetik i Kosovës përballet me debalancë mes prodhimit dhe konsumit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Pse ndodh kjo, sidomos gjatë dimrit kur temperaturat bien nën zero, e shpjegojmë në këtë video.

Evropaelire.org 

Kryqëzimi i Arktikut

Grenlanda zë një pozicion strategjik mes dy rrugëve në zhvillim të transportit detar në Arktik – Kalimin Veriperëndimor dhe Rrugën Detare Veriore – si dhe mbikëqyr shtegun ujor GIUK, një grykë e rëndësishme detare.

Evropaelire.org 

Vritet një grua në Dragash, dyshohet se dorasi është djali i saj

Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit është informuar se në fshatin Restelicë të Dragashit, është vrarë një grua. Dorasi, sipas autoriteteve, dyshohet se është djali i viktimës. “Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. I dyshuari, F.B., dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë”, u tha në njoftim. Prokuroria tha se bazuar në të dhënat zyrtare të saj, dorasi ka pasur çrregullime mendore.

Evropaelire.org 

Kosova ftohet nga Trumpi që të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar ftesë personale nga udhëheqësi amerikan, Donald Trump, që ta përfaqësojë vendin në Bordin e Paqes, “si anëtare themeluese”. "Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-në në misionin për një botë më të sigurt", shkroi Osmani në Facebook. Ky bord pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

Evropaelire.org 

I akuzuari për vrasjen e Shinzo Abes dënohet me burgim të përjetshëm

I akuzuari për vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm të mërkurën, më shumë se tre vjet pasi kjo vrasje tronditi botën. Të shtënat detyruan Japoninë që të shqyrtonte lidhjet e dyshuara mes ligjvënësve të njohur konservatorë dhe një sekti të fshehtë, Kishës së Unifikimit. Gjykatësi Shinichi Tanaka shpalli dënimin në një gjykatë në qytetin Nara. Tetsuya Yamagami, 45 vjeç, u përball me akuza përfshirë vrasjen dhe shkeljen e ligjit për kontrollin e armëve... Читать дальше...