Protestuesit sulmojnë legjislaturën e Hong Kongut, ndërhyn policia
Policia në Hong Kong përdori shkopinjtë dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që sulmuan legjislaturën e rajonit.
Përleshjet midis tyre vijnë në përvjetorin e dorëzimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin kinez.
Më herët, qindra protestues e sulmuan legjislaturën, duke shkatërruar fotografi dhe duke shkruar në muret brenda ndërtesës.
Ky veprim u konsiderua si një sfidim i drejtpërdrejtë i Kinës.
Hong Kongu, që disa javë, është përfshirë nga protestat masive që kundërshtojnë një ligj, i cili do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.
Qeveria e ka pezulluar ligjin e propozuar për kohë të pacaktuar, por protestat vazhdojnë ende.
Të hënën, më herët, policia është përleshur me protestuesit që kanë bllokuar edhe një rrugë pranë ceremonisë që shënonte përvjetorin e dorëzimit të rajonit nga Britania te Kina.
Thirrje për dorëheqjen e udhëheqëses së Hong Kongut
Hong Kongu është pjesë e Kinës që nga viti 1997, nën marrëveshjen "një shtet, dy sisteme" që i garanton një nivel autonomie.
Ceremoni për të shënuar dorëzimin britanik mbahen çdo vit.