World News in Albanian
Июль
2019

Новости за 01.07.2019

Evropaelire.org 

ANEB konfirmon: Irani shkeli marrëveshjen bërthamore

Irani ka shkelur kufirin e rezervave me uranium të pasuruar, të përcaktuar me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, konfirmoi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB). Agjencia tha se inspektorët e saj kanë verifikuar se kufiri prej 300 kilogramësh është tejkaluar. ANEB pritet të dalë me një raport për këtë çështje. Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve në Iran, IRNA, citoi ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, të ketë konfirmuar se limiti është shkelur. Marrëveshja... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Macron thotë se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerim të BE-së

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella. Deklarata vjen pavarësisht paralajmërimeve se shtyrja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të minojë stabilitetin në rajonin e Ballkanit. "Do të refuzoj çdo lloj të zgjerimit përpara një reforme të thellë të funksionimit tonë institucional", tha Macron të hënën, pasi udhëheqësit e BE-së dështuan... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Përleshje midis policisë dhe protestuesve në Hong Kong

Policia në Hong Kong përdori shkopinjtë dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që sulmuan legjislaturën e rajonit. Përleshjet midis tyre vijnë në përvjetorin e dorëzimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin kinez.

Evropaelire.org 

Padi kundër Vulinit për gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka ngritur padi kundër ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, për shkak të, siç thuhet, gjuhës së tij të urrejtjes. Mustafa tha për agjencinë serbe të lajmeve Beta se padinë e ka ngritur më 25 qershor në Gjykatën e Lartë në Beograd, pasi Vulin, disa herë, "i ka quajtur publikisht shqiptarët 'shiptari'" dhe atë "me ton përbuzës".  Ai tha se për Këshillin Kombëtar Shqiptar është e papranueshme që gjuha e urrejtjes... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Serbët mbyllin shitoret në Mitrovicën e Veriut

Shitoret në veri të Mitrovicës janë të mbyllura, që nga mëngjesi i ditës së hënë. Në shenjë solidarizimi, nuk punojnë as kafeteritë, pompat e derivateve dhe taksitë. Kjo po shihet si protestë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, të muajit nëntor 201, për taksën prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Evropaelire.org 

Protestuesit sulmojnë legjislaturën e Hong Kongut, ndërhyn policia

Policia në Hong Kong përdori shkopinjtë dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që sulmuan legjislaturën e rajonit. Përleshjet midis tyre vijnë në përvjetorin e dorëzimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin kinez. Më herët, qindra protestues e sulmuan legjislaturën, duke shkatërruar fotografi dhe duke shkruar në muret brenda ndërtesës. Ky veprim u konsiderua si një sfidim i drejtpërdrejtë i Kinës. Hong Kongu, që disa javë, është përfshirë nga protestat masive që kundërshtojnë një ligj... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A ka rrezik për mungesë të ujit të pijshëm në Kosovë?

Temperaturat e larta që kanë prekur shumë vende të Evropës, kanë rikthyer një nga shqetësimet e shpeshta në Kosovë rreth rrezikut nga mungesa e sasisë së mjaftueshme të ujit të pijshëm për popullatën e këtushme. Vala e nxehtësisë, po parashihet të përfshijë edhe Kosovën. Në raste të tilla kur stina e verës karakterizohet me temperatura të larta e reshje të pakta shiu, kryesisht mund të sjellë si pasojë rënien e nivelit të ujit në liqenet akumuluese në vend, duke shkaktuar reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ngrihet aktakuzë kundër ish-ministrit Teodosijeviq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit I.T., pasi që në cilësinë e Ministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike, që jetojnë në Republikën e Kosovës. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, i cili, gjatë një organizimi për të shënuar 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në muajin mars... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Haradinaj: Do të hapen pika shitëse në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paralajmëroi hapjen e disa pikave shitëse në veri të Kosovës, pas vendimit të afaristëve të atjeshëm për mbylljen e dyqaneve, përfshirë ato ushqimore, barnatoret, furrat e bukës e të tjera. “Qeveria e Kosovës mbron qytetarët në veri, duke hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare”, shkroi Haradinaj në Facebook. Sipas tij, “kriza humanitare në veri” është një inskenim i autoriteteve të atjeshme dhe Beogradit. “Simulimi i katastrofës humanitare... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut: Vizita e Trumpit, ngjarje e mahnitshme

Media shtetërore e Koresë së Veriut e cilësoi vizitën spontane të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në këtë vend si një "ngjarje të mahnitshme". Agjencia KCNA tha se lideri verikorean, Kim Jong Un, dhe Trump janë pajtuar që t'i rifillojnë bisedimet për çarmatosjen bërthamore të Gadishullit Korean. Trump dhe Kim u takuan të dielën në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë. Ata i shtrënguan duart pranë vijës së demarkacionit, përpara se Trump të kalonte shkurtimisht në territorin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Krerët fetarë kundër paragjykimeve ndaj viktimave të dhunës seksuale të luftës

Shoqëria kosovare nuk duhet të paragjykojë të kaluarën e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, pasi që këto viktima janë të pafajshme, është thënë sot në një konferencë të mbajtur në Prishtinë me temën “Të gjithë së bashku me një zë”, që është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Aty morën pjesë përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë, të cilët së bashku përçuan mesazhin te faktori ndërkombëtar dhe institucionet përgjegjëse të Kosovës që të angazhohen seriozisht në identifikimin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Irani "shkel" kufirin e rezervave me uranium të pasuruar

Rezervat e Iranit me uranium të pasuruar kanë kaluar kufirin e vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore, raportojnë mediat lokale. Duke cituar një burin të paidentifikuar, agjencia e lajmeve Fars tha se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka konfirmuar se limiti prej 300 kilogramësh është shkelur. Edhe Reuters citoi një burim duke thënë se "rezervat kanë kaluar 300 kilogramë". Agjencia me qendër në Vjenë, e cila monitoron zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Partia Socialiste fiton të gjitha bashkitë e Shqipërisë

Partia Socialiste në Shqipëri fitoi 61 bashkitë e këtij vendi në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat u mbajtën pa opozitën. Në 31 nga 61 bashkitë, Partia Socialiste ka qenë pa asnjë kundër-kandidat, ndërsa në 30 të tjerat kanë garuar kandidatë të pavarur apo kandidatë të partive të vogla. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se pjesëmarrja në votime në të gjithë Shqipërinë ishte 21.6%. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili i ka anuluar zgjedhjet e së dielës përmes shfuqizimit të dekretit të mëparshëm për këtë ditë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Përleshje në Hong Kong në përvjetorin e dorëzimit të tij te Kina

Policia në Hong Kong u përlesh me protestuesit në përvjetorin e kthimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin e Kinës. Ceremonia e ngritjes së flamurit u zhvillua nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit që bllokuan një rrugë pranë. Udhëheqësit e Hong Kongut dhe mysafirët në ceremoni e përcollën nga brenda ngjarjen dhe jo nga jashtë, siç bëjnë zakonisht. Qeveria, megjithatë, tha se vendimi për të zhvendosur audiencën u mor për shkak të kushteve të motit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vazhdojnë mospajtimet për pozitat e larta në BE

Krerët e Bashkimit Evropian kanë rifilluar bisedimet në Bruksel, pasi gjatë takimit të së dielës nuk arritën pajtim për emërimet në pozitat udhëheqëse të BE-së. Kryesuesi i samitit, Donald Tusk, bëri të ditur se po zhvillohen edhe bisedime bilaterale mes vendeve anëtare. Ai tha se disa liderë e kanë propozuar holandezin socialist, Frans Timmermans, si kreun e ri të Komisionit Evropian. Agjencia Reuters, raportoi se udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë pranë vendimit për të emëruar Timmermansin si president të Komisionit Evropian... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tregtarët mbyllin dyqanet në Mitrovicën e Veriut

Shitoret në veri të Mitrovicës janë të mbyllura, që nga mëngjesi i ditës së hënë. Në shenjë solidarizimi, nuk punojnë as kafiteritë, pompat e derivateve dhe taksitë. Shtatë muaj pasi Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100 për qind, për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Mitrovica e Veriut thotë se nuk ka më mallra për shitje, veçanërisht produktet e qumështit, miellit, vajit si dhe produkte tjera. Radosh Petroviq, një përfaqësues i Shoqatës së Afaristëve nga veriu i Kosovës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Së paku një i vrarë dhe dhjetra të lënduar nga një shpërthim në Kabul

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se së paku një person është vrarë dhe 65 persona janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në Kabul. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahidullah Mayar, tha se të plagosurit, përfshirë nëntë fëmijë, janë dërguar në qëndrat spitalore. Agjencia Reuters, raporton se përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët talibanë. “Në shënjestër të sulmit ka qenë ministria e Mbrojtjes. Gjatë sulmit janë plagosur disa luftëtarë talibanë, civilë dhe punonjës qeveritarë”, thuhet në deklaratën e talibanëve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tregtarët në veri mbyllin dyqanet

Furrat e bukës dhe shitoret në Mitrovicën Veriore janë mbyllur, të hënën, më 1 korrik. Në shenjë solidariteti, nuk po punojnë as objektet hoteliere, kafenetë, pompat e derivateve e as taksistët. Shtatë muaj që nga vënia e taksës prej 1000 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga Qeveria e Kosovës, në Mitrovicën Veriore thonë se nuk ka më mall për shitje, veçanërisht: produkte të qumështit, miell, vaj dhe të tjera. Autoritetet e Serbisë, më herët, në disa raste, kanë theksuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbyllen shitoret në Mitrovicën e Veriut

Shitoret në veri të Mitrovicës janë të mbyllura, që nga mëngjesi i ditës së hënë. Në shenjë solidarizimi, nuk punojnë as kafiteritë, pompat e derivateve dhe taksitë. Shtatë muaj pasi qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100 përqind, për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Mitrovica e Veriut thotë se nuk ka më mallra për shitje, veçanërisht produktet e qumështit, miellit, vajit si dhe produkte tjera. Radosh Petroviq, një përfaqësues i Shoqatës së Biznesmenëve nga veriu i Kosovës në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rregulla e BE-së: Veturat elektrike duhet të bëjnë zhurmë

Veturat e reja elektrike do të duhet të kenë një pajisje që bën zhurmë, sipas një rregulli të Bashkimit Evropian, që ka hyrë në fuqi të hënën. Vendimi i BE-së ka pasuar shqetësimet se ky lloj i veturave është shumë i qetë, duke vënë këmbësorët në rrezik, sepse nuk mund të dëgjohen kur u afrohen atyre. Të gjitha llojet e reja të mjeteve elektrike me katër rrota, duhet të pajisen me këtë aparat, i cili tingëllon si një motor tradicional. Sistemi i alarmit duhet të bëjë zhurmë, kur kthehet mbrapa... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pompeo optimist për rifillimin e bisedimeve midis SHBA-së dhe Koresë Veriore

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shprehu optimizëm lidhur me rinisjen e bisedimeve me Korenë Veriore duke thënë se të dyja palët kanë bërë “lëvizje përpara” krahasuar me një vit më parë. Sekretari Pompeo ishte pjesë e delegacionit të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë takimit me udhëheqësin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, në zonën e demilitarizuar, që ndan Korenë Veriore prej asaj Jugore. “Mendoj se Kim  dëshiron vertetë të bëjë diçka domëthënëse, ashtu sikurse që ne duam ta bëjmë të njëjtën”, tha Pompeo. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mediat siriane: Aeroplanët izraelitë kanë sulmuar Sirinë

Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake qeveritare të Sirisë, afër Damaskut, dhe në provincën Homs. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve, Sana, citoi një pjesëtar të ushtrisë, të ketë thënë se, sulmet ndodhën nga aeroplanët izraelitë që fluturonin në hapësirën ajrore të Libanit. Sipas kësaj agjencie, katër civilë janë vrarë, dhe 21 janë plagosur nga këto sulme ajrore. Ushtria izraelite nuk e ka konfirmuar sulmin. Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore, kundër asaj që i përshkruan si objektiva iranianë në Siri... Читать дальше...