Trump kërkon ndihmën e Apple për zhvillimin e rrjetit 5G
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i ka kërkuar shefit të kompanisë së teknologjisë, "Apple", Tim Cook, të angazhohet dhe të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit 5G. “Ata (Apple) i kanë të gjitha: paratë. teknologjinë dhe vizionin”, tha Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të qasjes në internet që karakterizohet me një shpejtësi të madhe të shkarkimit. Kina tashmë ka funksionalizuar rrjetin 5G në 50 qytete. Читать дальше...