Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se dozat përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit duhet t’iu ofrohen fillimisht personave më të cenueshëm.
Kështu, OBSH ka qëndruar larg deklaratave të mëhershme se dozat përforcuese janë të panevojshme për të rinjtë e shëndetshëm.
Në një konferencë për media të premten, 21 janar, OBSH ka thënë se rekomandon dozën përforcuese të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech, duke nisur nga grupet me prioritet të lartë, katër deri në gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë. Читать дальше...