Takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian, do të zhvillohen sot në Bruksel.
Siç kishte konfirmuar më herët BE-ja, këto takime do të jenë në nivel të kryenegociatorëve.
Sikur edhe herave të mëparshme, së pari pritet të ketë takime bilaterale të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak me shefin e delegacionit të Kosovës Besnik Bislimi, pastaj me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Më vonë, nëse do të ketë gatishmëri të palëve, do të ketë edhe takim të përbashkët trepalësh. Читать дальше...