Dominique Pelicot dënohet me 20 vjet burgim për drogim dhe përdhunim në masë të ish-gruas
Një gjykatë në Francë e ka dënuar Dominique Pelicotin me 20 vjet burgim për drogimin dhe përdhunimin e vazhdueshëm të atëherë bashkëshortes së vet Gisele Pelicot për gati një dekadë, si dhe për rekrutimin e burrave të tjerë për ta përdhunuar atë në shtëpitë e tyre. Që të gjithë 50 të pandehurit e tjerë në këtë rast u shpallën gjithashtu fajtorë për përdhunim, tentativë përdhunimi apo sulm seksual, teksa viktima e tyre, Gisele Pelicot ishte e pranishme në sallën e gjyqit për ta dëgjuar vendimin, pasi hoqi dorë nga e drejta për anonimitet. Читать дальше...