Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se gazetarja Cecilia Sala, e cila ndodhej në Iran për ta kryer “veprimtarinë e saj gazetareske”, është arrestuar nga policia në Teheran.
Ministria tha në një komunikatë të premten se, Sala, e cila ka një podkast të quajtur “Stories” – rrëfime për jetën në vendet përreth botës, u arrestua më 19 dhjetor.
Ajo nuk tregoi arsyen e arrestimit të saj, por tha se ambasadori italian në Teheran e vizitoi atë “për t’i verifikuar kushtet dhe gjendjen e Salas në paraburgim”. Читать дальше...