‘ALARM!! – Duam ajër të pastër’, ‘E ardhmja nuk shihet nga smogu’, ‘Ajri ynë është helm, Qeveria jonë është e shurdhër’ – këto ishin disa nga mbishkrimet në pankartat e mbajtura nga banorët e Shkupit, që të shtunën, për herë të dytë brenda këtij muaji, dolën në marsh protestues kundër ndotjes së ajrit.
Si herën e kaluar, edhe tani, protestuesit nisën marshimin nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vazhduan drejt Kuvendit dhe e përfunduan para ndërtesave të Qytetit të Shkupit. Читать дальше...