Trump thotë se Koreja e Veriut është “disi një fuqi bërthamore”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të premten se Koreja e Veriut është “disi një fuqi bërthamore”. Ai e dha këtë deklaratë teksa largohej nga SHBA-ja për një udhëtim në Azi që mund të përfshijë një takim me liderin e Phenianit, Kim Jong Un. I pyetur në bordin e avionit presidencial, Air Force One, nëse ishte i hapur ndaj kërkesës së Koresë së Veriut për t’u njohur si një shtet bërthamor si parakusht për dialog me Uashingtonin, Trump u përgjigj: “Epo, mendoj se ata janë disi një fuqi bërthamore”. Читать дальше...